Lajmet
PDK propozon 31 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale
Published
5 years agoon
By
Betim GashiUshtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka propozuar 31 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Hoxhaj tha se caktimi i datës për zgjedhjet lokale duhet të bëhet pasi të kompletohet KQZ-ja.
“Ne mendojmë që institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve duhet të kenë mjaft kohë që procesi të jetë I përgatitur mirë. Këtë drejtim kemi kërkuar si datë 31 tetorin e këtij viti. Mendojmë se është brenda afatit kushtetues. Do të lejonte që komunat tona të kenë mjaft kohë të përgatiten për zgjedhje, por mbi të gjitha KQZ dhe institucionet tjera relevante”, tha ai.
Sipas tij, asnjë parti tjetër politike nuk është më e përgatitur se PDK-ja për zgjedhjet lokale.
“PDK si asnjë subjekt tjetër politikë është e përgatitur shumë mirë për zgjedhjet lokale. Ju e keni pa se javët e fundit me kolegë të partisë kemi qenë në terren. Veçse i kemi emërimet e para për kandidat për kryetar komunash[…]PDK kërkon që para se të merret data për zgjedhje të kompletohet KQZ-ja dhe ne kërkojmë që PDK-së t’i takojë anëtari i dytë në KQZ-së. Mendojmë se gjitha argumentet juridike janë në anën e PDK-së dhe presim prej presidentes që pikërisht në këtë temë të tregojë se përfaqëson interesin e gjitha partive politike dhe qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.
Lidhur me caktimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Hoxhaj tha se janë në debat të brendshëm partiak për një emër fitues në kryeqytet.
“Ne deri më tani kemi pasur një debat të brendshëm serioz, cili nënkupton se kush mund të jetë ai që paraqet një forcë të mirëfilltë të ndryshimit. Nuk ka një vendim përfundimtar për zotëri Ismaili sepse me procedura dega duhet të propozojë mandej ta miraton kryesia qendrore”, tha ai.
Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.
Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.
Lajmet
KQZ: Mbi 24 mijë aplikime nga diaspora, shumica për votim me postë
Published
30 minutes agoon
December 1, 2025By
UBTnews
24 mijë e 500 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 26 nëntori kur ka nisur të rrjedhë ky afat e deri të dielën e 30 nëntorit.
Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që tregoi se nga kjo shifër, janë aprovuar 14, 600, ndërkaq janë refuzuar 3, 500, ndërsa thotë se në vlerësim e sipër janë rreth 6,400 aplikime.
Ai ka sqaruar se shumica e aplikuesve që janë aprovuar, janë regjistruar për të votuar përmes postës.
“Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10,500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, mbi 3,500 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së.
Elezi tha se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë, sipas tij, se KQZ i informon rregullisht dhe personalisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të ri-aplikojnë përmes platformës për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së. “Kjo do të mundësohet gjatë kohës sa zgjatë periudha e regjistrimit”, sqaroi ai.
Elezi ka folur edhe për vendimin e një ditë më parë që ka marrë Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa që e ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 26 nëntorit sa i përket Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, duke vendosur që në zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të votohet vetëm në Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe jo në hapësira shtesë, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ai tha se KQZ-ja është në pritje të plotfuqishmërisë së vendimit, meqë shtoi se ndaj vendimit të PZAP-së lejohet edhe ankesë në Gjykatën Supreme.
“PZAP ka marrë vendim për çështjen të Qendrave të Votimit në hapësira shtesë – jashtë përfaqësive diplomatike dhe ndaj këtij vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë, për ta zbatuar atë”, tha për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./EO
Lajmet
Tensione në mbledhjen e KPK-së, kërkohet largimi i u.d kryeprokurorit të ri
Published
31 minutes agoon
December 1, 2025By
UBTnews
Me tensione dhe polemika është përcjellë mbledhja e sotme e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në mbledhje mori pjesë edhe ushtruesi i ri i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i cili tha se po merr pjesë vetëm si anëtar ex-officio dhe se nuk do të përfshihet në diskutime dhe as nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e votimit.
Ai tha se do të marrë pjesë dhe do ta respektojë cilindo vendim të gjykatës lidhur me ankesën e ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi.
“Sipas rrethanave të njohura dhe bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të datës 20 nëntor, kam pranuar pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. E respektoj të drejtën e tij për të ndjekur mjetet juridike dhe njëkohësisht do të zbatoj pa rezervë çdo vendim të gjykatës, pavarësisht përmbajtjes së tij. Jam i njoftuar se procesi gjyqësor i zhvilluar nga Besim Kelmendi është në zhvillim. Në këto rrethana do të marrë pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio”, tha Qalaj.
Mirëpo, anëtari i Këshillit Prokurorial, Veton Shabani, kërkoi nga Qalaj të lirojë zyrën pasi qëndrimi i tij në mbledhje është i paligjshëm, pasi ish-u.d. i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, është ankuar në Supreme dhe Themeloren e Prishtinës.
“Po më vjen keq nga kryeprokurori i zyrës që e ke vënë në këtë situatë dhe e keni pru këtu. Mirëpo të gjithë janë të njoftuar se ai vendim ka qenë joligjor. Qëndrimi i kryeprokurorit këtu për ne është i paligjshëm. Prandaj me gjithë respektin për u.d. kryeprokurorin, ne kërkojmë që këshilli të vazhdojë punën e vet”, tha ai.
Ndërkaq, anëtari tjetër i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, në mbledhjen e sotme propozoi shkarkimin e kryesuesit të Këshillit, Ardian Hajdaraj.
“Propozoj shkarkimin tuaj prej pozitës së anëtarit. Propozimi im konkret, ani pse nuk është në rend të ditës, është shkarkimi juaj nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.
Pas kësaj, dy anëtarët Shabani dhe Krasniqi u larguan nga salla e diskutimeve dhe mbledhja shkoi në pauzë.
Mirëpo pas pauzës, anëtari i Këshillit, Visar Krasniqi, u tërhoq nga propozimi i tij për shkarkimin e kryesuesit Hajdari, derisa tha se ideja e tij vetëm shfaqi, siç tha ai, arbitraritetin e shkarkimit të ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi./KP
Lajmet
Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli
Published
4 hours agoon
December 1, 2025By
UBT News
Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.
Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.
Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.
“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/
Lajmet
Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos
Published
5 hours agoon
December 1, 2025By
UBT News
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.
Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.
“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.
Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.
Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.
Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.
“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.
Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/
YouTube synon skenën më të madhe të Hollywood! Çfarë pritet për Oscars 2029?
KQZ: Mbi 24 mijë aplikime nga diaspora, shumica për votim me postë
Tensione në mbledhjen e KPK-së, kërkohet largimi i u.d kryeprokurorit të ri
Pas shtrimit në spital, ja si është gjendja e Brigitte Bardot
ChatGPT, 3 vite ndikim! Mjeti që vazhdon të udhëheqë botën e AI
Ngrohja u’a merr jetën bimëve? Fajtori i vërtetë nuk është nxehtësia
Mbrëmje emocionale! Dua Lipa i dedikon këngë Shakirës, ajo i kthen përgjigjen me lavde
Aksion dhe intrigë në ‘How to Make a Killing’, Glen Powell udhëheq kastën
Sipërfaqet dhe objektet që nuk duhet t’i pastroni kurrë me uthull
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
