Lajmet

​PDK nuk voton projektligjin për pagën minimale

Ai tha se me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro neto.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë projektligjin për pagën minimale. Deputeti Mërgim Lushtaku tha se projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale i shkel rregullat e pagës minimale dhe godit personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës, si kategori të djeshme të shoqërisë. Ai tha se me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro neto, Qeveria shkeli edhe premtimin që nuk do ketë pagë minimale nën 350 euro.

“Ne nuk do ta votojmë këtë projektligj për shkak se shkel rregullat e përcaktimit të pagës minimale dhe bënë ndryshimet në një numër ligjesh përmes të cilave goditen pjesët më të ndejshme të shoqërisë sonë. Personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës. Ndryshohet Ligji i punës për interesat e qeverisë dhe ndryshohet ligji për tatimin e pagës pa u analizuar mirë një projekt i tillë për politikat tatimore”, tha ai.

Lajmet

OVL e UÇK-së uron 4 Korrikun: Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar për miqtë tanë të përhershëm, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e përjetshme për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urim.

OVL e UÇK-së vuri në dukje se populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah Kosovës në momentet më të rënda historike.

Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetësisë, dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, u shprehim mirënjohje të veçantë edhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri”.

Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë, dhe në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së”, thuhet në urimin e OVL-së të UÇK-së.

Continue Reading

Lajmet

Gjilan: Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona, E.M. dhe B.H., të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Pas një hetimi të detajuar dhe veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka, duke keqpërdorur besimin e një shtetasi të huaj gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tyre pritet të ngrihet kallëzim penal për veprat e përmendura.

Continue Reading

Lajmet

Gruaja 80-vjeçare gjendet pa shenja jete në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 13:45, është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Imzot Nikprelaj” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Viktima, një grua rreth moshës 80-vjeçare, është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë. Mjekët kanë konstatuar se gruaja nuk kishte shenja jete.

Aktualisht, Policia e Kosovës po heton me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe detajet e këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Aleate historike, mike e pazëvendësueshme

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë.

Haradinaj, ka thënë se SHBA-të janë aleate historike dhe një mike e pazëvendësueshme e Kosovës.

‘‘Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!

Happy Independence Day!’’, shkroi në facebook, Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara