Lajmet

​PDK kundër rritjes së çmimit të energjisë, kërkon nga ZRrE raport të ri

Ai ftoi ZRrE-në ta rikthejë në pikën zero raportin konsultativ.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend duke thënë se nuk është koha, rrethanat, dhe as mënyra e duhur për këtë gjë, duke i kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që të hartojë një raport të ri të pandikuar politikisht. PDK thotë se kundërshtinë për shtrenjtimin e rrymës do ta bëjë brenda institucioneve shtetërore dhe nuk do të marrë pjesë në protestat e organizuara nga shoqëria civile dhe PSD.

Deputeti i kësaj partie, njëherit kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, u shpreh në një konferencë për media se planifikimi i përbashkët Qeveri-ZRrE për ngritjen e çmimit të energjisë, i prezantuar përmes raportit konsultativ, është manipulativ në shifra dhe në përmbajtje, si dhe është i paligjshëm dhe diskriminues.

“Si asnjëherë deri më tani, raporti konsultativ i Qeverisë dhe ZRrE-së, lë jashtë kufijve katër komunat e veriut të vendit duke mos i përfshirë në ngritjen tarifore që ka paraparë për pjesën tjetër të vendit. Pra kjo ndarje është e papranueshme dhe e paligjshme. Kjo është pabarazi e lartë mes qytetarëve të Republikës sonë. Kjo qeveri po heq dorë nga shtrirja e sovranitetit energjetik shtetëror, e në anën tjetër në kurriz të taksapaguesve të pjesës tjetër, paguan shpenzimet qindra milionëshe të pjesës veri”, tha ai.

Shala akuzoi Qeverinë e Kosovës se në vend që të sjellë alternativa të daljes nga krizat, ajo ka kundërshtuar të gjitha projektet alternative energjetike, si ai i gazit amerikan, i investitorëve strategjikë të energjisë së erës dhe i burimeve të tjera alternative. Ai ftoi ZRrE-në ta rikthejë në pikën zero raportin konsultativ, dhe në një afat optimal të sjellë një raport profesional dhe gjithëpërfshirës, të pandikuar politikisht nga Qeveria e Kosovës.

“PDK i bën ftesë Qeverisë së Kosovës dhe ZRrE-së që ta rikthejë në pikën zero raportin diskriminues dhe sa më shpejtë të sjellë një raport optimal dhe profesional, një raport të pandikuar politikisht, një raport gjithëpërfshirës për të gjithë territorin e vendit dhe vetëm atëherë do të debatojmë për kërkesën e ngritjes së tarifave ose jo. Në rrethana të tilla aktuale, PDK është kundër ngritjes së çmimit të energjisë dhe do të punojmë me të gjithë kapacitetin demokratik në këtë relacion”, vijoi Shala.

Shala ka thënë se përpjekjet e tyre për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë do të bëhen brenda institucioneve shtetërore, duke konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në protesta. Ai ka lënë të hapur mundësinë që individë të caktuar nga kjo parti mund të marrin pjesë në ndonjërën nga protestat e organizuara këto ditë, pasi është e drejtë e tyre qytetare.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara