Lajmet

​PDK kërkon komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik

Shala i PDK-së tha se Qeveria ka krijuar mjegull dhe paqartësi.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala në seancën e sotme plenare tha se qeveria ka krijuar mjegull dhe paqartësi për të mbuluar dështimin në sektorin e energjisë. Ai renditi edhe disa arsye, që sipas tij, dëshmojnë një gjë të tillë.

“Me tarifat e reja sipas ZRrE-së duhet të zbatohet prej 9 shkurtit, leximi është bërë në fund të janarit. Pse kështu, tash po rritet konsumi mesatar ditor dhe po merret mesatarja nëntë ditore për konsumatorët që kanë njësor të mençur dhe pastaj po shumëzohet për ditët me 18 shkurt. Kur ka filluar faturimi çfarë po ndodh me konsumatorët që nuk kanë njësor të mençur. Si po iu faturohet atyre energjia, paushall apo si? KECO ka dorëzuar një kërkesë ZRrE-së që aplikimi për tarifat e reja të fillojë më 1 mars, por përsëri kjo kërkesë refuzohet sepse qeveria dhe ZRRE-ja nuk do ta lirojnë qytetarin tonë nga pagesat. Të gjitha arsyetimet e qeverisë për ngritjen e tarifave kanë qenë në shkallë të lartë për shkak të importit dhe konsumit, sot që kemi rënie edhe të konsumit dhe përmirësim të kushte pse qytetarët duhet të paguajnë të njëjtën tarifë”, tha ai.

Sipas tij, përmes komisionit hetimor parlamentar do të mund të dilte në pah e vërteta për keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti në sektorin energjetik në vend.

“Në emër të PDK-së u kërkojmë të formojmë një komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit ku bashkërisht do të shpalosim të vërtetën dhe keqmenaxhimin e kësaj qeverie në sektorin energjetik të vendit”, deklaroi ai.

Ai tha se si pasojë e keq menaxhimit të Qeverisë ndërmarrja publike KOSTT është në prag të falimentimit.

Lajmet

Basha pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj dhe zëvendësamasadoren, Pranvera Teli.

Gjatë takimit, Basha dhe Malaj diskutuan për idenë e mundësisë së krijimit të një Zyreje Ndërlidhëse në kuvendet e të dyja shteteve, ku deputetët do të informohen në kohë reale për zhvillimet brenda institucioneve përkatëse, pastaj ku shkëmbehen njoftimet për qëndrimet e kuvendeve në raport me temat e caktuara si dhe ku përditësohen lajmet lidhur me procedurat dhe iniciativat në zhvillim me rëndësi për dy vendet.

Kjo do të ndihmonte edhe në mësim reciprok nga përvoja e komisioneve parlamentare dhe trupat punuese të dyja shteteve, ku shkëmbimi i praktikave më të mira dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional do të lehtësonte adresimin e çështjeve të përbashkëta për të avancuar agjendat e zhvillimit të dy kuvendeve“, thuhet në njoftim.

Basha më tej theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shqipërisë për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shprehur angazhimin serioz të Kuvendit të Kosovës për të avancuar në këtë drejtim. Ai gjithashtu uroi Ambasadorin Malaj për hapjen e katër kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke vlerësuar këtë arritje si moment të rëndësishëm përpara në rrugën e integrimit evropian/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takohet me ambasadoren greke, kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se temë e diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe raportet mes dy vendeve, transmeton KosovaPress.

Sot prita në selinë e Aleancës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, znj. Heleni Vakali.Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raportet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre“, ka shkruar ai.

Tutje, Haradinaj tha se ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga Greqia, duke potencuar se nga kjo do të përfitonin të dy vendet dhe i gjithë rajoni.

Ambasadores Vakali i shpreha mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova që të mbështesë vendin tonë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik. Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni“, përfundoi ai./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Armatimi i kapur në Zveçan, Elshani: Dyshohet se lidhen me të akuzuarin Nemanja Radivojeviq – Gandi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma të ushtrisë serbe, karikatorë me municion e helmeta të cilat besohet që lidhen me rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se në një rimorkio u gjetën të gjitha këto mjete dhe dyshohet se i takojnë të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Nemanja Radivojeviq.

Elshani tha se për rastin asnjë person nuk është arrestuar.

Sot kemi pranuar një informacion lidhur me një vend të dyshimtë që dyshohet se mund të ketë armë në një prokolicë të veturës prapa veturës janë gjetur uniforma, gjoksore me vende ku mund të lihen armët pesë karikatorë te mbushur me municion besojmë janë të armës AK47, mandej kaqketa për kamuflazh, helmeta e gjera të tilla. Ne dyshojmë se ky vend lidher me një person i cili është i dyshimtë dhe është në kërkim nga ana e Prokurorisë Speciale. Nuk kemi persona të arrestuar me këtë rast, besojmë që lidhet me atë person…i cili është në kërkim për rastin e Banjskës… Nemanja Radivojeviq me pseudonimin Gandi”, tha ai./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Spanja diskuton tërheqjen nga Botërori 2026 nëse kualifikohet Izraeli

Published

on

Qeveria e Spanjës ka sugjeruar largimin nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet në fazën e grupeve. Kjo konsiderohet një situatë e pazakontë pasi që sjell kërcënim te FIFA.

Spanja është një ndër favoritët për të fituar trofeun më të rëndësishëm, ndërsa mendimi për t’u tërhequr nga Botërori lidhet enkas me veprimet e Izraelit në Gaza.

Madje, vetë kryeministri i Spanjës, Pedro Sançes, ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet e futbollit.Kjo për shkak se kryeministri spanjoll pretendon se Izraeli duhet të trajtohet si Rusia, përsa i përket çështjes së luftës.

Patxi Lopez i ka sugjeruar Qeverisë që të votojë për tërheqjen nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet dhe ka mundësinë për të luajtur në grupe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksiko do të presin kompeticionin në verën e ardhshme./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara