

Lajmet
Pas vërshimeve, Kastrati viziton fshatin Koretin
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPas vërshimeve të shkaktuara ditë më parë si pasojë e reshjeve atmosferike, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati të shoqëruar nga zyrtarët komunal, Hysen Jerliu, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë vizituar fshatin Koretin.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, gjatë vizitës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucione.
“Me Hysenin, Shabanin dhe Skenderin, vizitat në terren i vazhduam në fshatin Koretin, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. Ekipet komunale dhe gjithë akterët e tjerë, janë mobilizuar dhe shpërndarë aty ku ka nevojë. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin me institucionet, dhe Blerimin që po na sjell pamje rreth gjendjes në Kamenicë”, ka thënë Kastrati.
Gjithashtu edhe zyrtarët komunalë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë shprehur falënderim të madh ndaj qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.
Ekipet komunale janë të mobilizuara gjatë gjithë kohës për të intervenuar aty ku ka nevojë.
Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar kryetari Kastrati ka ngritur edhe Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ka shpallur edhe Gjendje Emergjente në komunën e Kamenicës.
Lajmet
Tentimi i 42-të për konstituimin e Kuvendit
Published
3 minutes agoon
July 5, 2025By
UBTnews
Deputetët do të mblidhen sot për të 42 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.
Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.
Kushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.
Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë as votat për formimin e Qeverisë, për çka kanë thënë se nevojitet marrëveshje politike. Megjithatë, në LVV kanë thënë se kjo duhet provuar duke votuar fillimisht konstituimin e Kuvendit.
Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i dërgohet Kushtetuese se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më afatin e paraparë prej një muajsh.
Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.
Lajmet
LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese
Published
18 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së seancës konstituive të datës 29 qershor dhe seancave pasuese, pas aktgjykimit të Kushtetueses më 26 qershor.
Shkëmb Manaj nga LDK, pasi dërgoi rastin në Gjykatë Kushtetuese akuzoi kryesuesin e seancës konstituive, deputetin Avni Dehari dhe LVV-në se s’po respektojnë vendimin e Kushtetueses.
Ai tha se aktgjykimin e 26 qershorit ndalohet votimi i fshehtë i kryekuvendarit, derisa kryesuesi dhe LVV-ja po insistojnë për një gjë të tillë.
Lëndë në kushtetuese për këtë çështje dërguan edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
PDK të enjten ka dorëzuar kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë qershor dhe vazhdimeve të saj më një dhe tre korrik 2025.
Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston: Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.
Deri më tash janë bërë 41 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.
Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.
LVV po kërkon që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.
Lajmet
IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Suharekë
Published
18 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për të zyrtarë policorë (një rreshter dhe dy zyrtarë policorë), të gjithë punonjës në Stacionin Policor në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.
Sipas njoftimit, kjo kërkesë për suspendim përkohshëm dhe në interes të hetimit, mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike e një të ndaluari si i dyshuar për një rast të dhunës në familje e i cili sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.
“Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion të dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.
Po ashtu në njoftim thuhet se IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes.
Lajmet
Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
Published
19 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar mirënjohjen e thellë të Kosovës për partneritetin me ShBA-në.
“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë“.
“Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, shkroi në Facebook, Kurti.

Tentimi i 42-të për konstituimin e Kuvendit

Dieta verore, ushqimet që duhet dhe nuk duhen konsumuar gjatë verës

Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar

Gjashtë vite të fejuar dhe një vajzë së bashku, Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen

Kremlini: Një takim Putin-Trump është i nevojshëm, kërkon përgatitje të mirë

Vdekja e Diogo Jota-s: Liverpool merr vendimin, përjetëson fanellën me numrin 20

Çfarë ndodh nëse hani një qershi me krimb të fshehur brenda?

Skena më e famshme në “Pretty Woman” ka një gabim që askush nuk e ka vënë re

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës