Sport

​Pas 19 vitesh, Chelsea largon Bruce Buck nga posti i drejtorit gjeneral të klubit

Lajmi është konfirmuar përmes një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të klubit nga Londra.

Published

on

Gjiganti anglez, Chelsea ka njoftuar të hënën se Bruce Buck nuk do të jetë më në pozitën e drejtorit të përgjithshmëm të klubit, aty ku shërbeu për 19 vite dhe ndihmoi që kjo skuadër të kthehet në një brend të rëndësishëm evropian dhe botëror.

Lajmi është konfirmuar përmes një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të klubit nga Londra. Si drejtor ai ka shërbyer që nga viti 2003, por është bërë e ditur po ashtu si ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit si këshilltar i lartë.

Gjatë kryesimit të Buck, Chelsea forcoi pozicionin e tij si një nga klubet elitare të futbollit në botë dhe një markë e njohur globalisht. Gjatë kësaj kohe, skuadra fitoi 18 trofe (më shumë se çdo klub tjetër anglez) ndërsa edhe skuadra e femrave pati suksese të jashtëzakonshme duke fituar 12 trofe, përcjellë KosovaPress.

Nën drejtimin e Buck, klubi gjithashtu rriti ndjeshëm të ardhurat, krijoi objekte stërvitore të klasit botëror në Cobham dhe zhvilloi një nga akademitë më të mira të të rinjve në futboll. Në vitin 2010, Buck, si Administrator i Besuar dhe Kryetar, ndihmoi në themelimin e The Chelsea FC Foundation, i cili mbështet një gamë të gjerë iniciativash duke përfshirë rritjen e aksesit në atletikën e të rinjve, organizimin e programeve arsimore dhe punësimi, dhe fushatat kryesore kundër diskriminimit.

Me këtë rast, Buck tha se ndihet krenar për të gjitha sukseset e arritura me Chelsean gjatë epokës së tij 19 vjeçare dhe shtoi se po largohet për t’i lënë rrugë pronësisë së re që të vazhdojë ndërtimin e skuadrës.

“Jam krenar që kam ndihmuar Chelsean të arrijë sukses të madh në fushë dhe të ketë një ndikim pozitiv në komunitet”, tha Buck. “Tani është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen dhe për të lënë pronësinë e re të ndërtohet mbi themelet e forta që kemi. Pronarët kanë një vizion bindës për të ardhmen e Chelseat dhe mezi pres t’i ndihmoj ata ta arrijnë atë në këtë rol të ri së bashku me stafin, lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit tanë të jashtëzakonshëm”.

Ndryshe, Chelsea ka ndryshuar pronësinë me miliarderin rus, Roman Abramovich që u detyrua të largohej nga klubi për shkak të lidhjeve të tij me presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nisi invazionin ndaj Ukrainës dhe tashmë klubi ka kaluar në udhëheqjen e amerikanit Todd Boehly.

Sport

Jon Kuka mposht xhudistin serb me Ippon, vetëm edhe një fitore deri te medalja

Published

on

By

Xhudisti kosovar, Jon Kuka, është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë (U18), i cili po zhvillohet në Spanjë. Kuka ka treguar performancë solide në bllokun e ndeshjeve të repesazhit, duke mbajtur në lojë mundësitë për t’u ngjitur në podiumin e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në gjysmëfinalen e repesazhit, Kuka u përball me xhudistin nga Serbia, Petar Markovic. Ndeshja u mbyll me fitoren e garuesit kosovar, i cili realizoi hedhje për pikën maksimale “Ippon”. Federata e Xhudos e Kosovës ka publikuar edhe pamjet e këtij aksioni në faqen zyrtare, ku pasqyrohet momenti i fitores së Kukës.

Pas këtij suksesi, xhudisti kosovar ka kaluar në finalen e repesazhit, ku do të diskutojë medaljen e bronztë. Në përballjen vendimtare për vendin e tretë në Evropë, Jon Kuka do të ndeshet me përfaqësuesin e Sllovakisë, Daniel Palko. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Chelsea po insiston për Granit Xhakën, Sunderlandi s’e lëshon

Published

on

By

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës gjatë kësaj vere.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, klubi londinez pritet të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me Sunderlandin të hënën, pasi oferta e parë prej 8 milionë eurosh u refuzua menjëherë.

Sunderlandi ka bërë të qartë se kapiteni i tyre nuk është në shitje dhe nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë oferta të tjera. Megjithatë, Xhaka mbetet i interesuar për kalimin në “Stamford Bridge”, ku dëshiron të ribashkohet me trajnerin Xabi Alonso.

Plettenberg ka bërë të ditur se transferimi mbetet i vështirë, por nuk ka dështuar. Ndërkohë, mesfushori aktualisht është i fokusuar në Botërorin 2026, ku me Zvicrën ka kaluar në fazën e eliminimit direkt dhe do të përballet me Algjerinë. /E.A/

Continue Reading

Sport

Kosova nis pa medalje garën në Grand Prix të xhudos

Published

on

By

Në Qingdao të Kinës ka nisur të premten Grand Prix i xhudos, ku në ditën e parë u paraqitën tri xhudiste nga Kosova, por pa arritur të sigurojnë vazhdim në garë për medalje.

Në kategorinë deri në 48 kilogramë, Erza Muminoviq e nisi mirë garën duke e fituar luftën e parë ndaj Su Yon Jon nga Koreja e Veriut, por u ndal në xhiron e dytë pas humbjes ndaj kinezes Wenna Zhuang.

Fatjona Kasapi u eliminua në luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht nga bartësja e parë, gjermanja Mascha Ballhaus.

Ndërkohë, edhe Flaka Loxha u ndal që në përballjen e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke pësuar nga Maysa Pardayeva e Turkmenistanit.

Të shtunën në garë për Kosovën do të zbresin Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

D.L

Continue Reading

Sport

Holanda fiton bindshëm, Tunizia eliminohet pa pikë

Published

on

By

Holanda ka regjistruar një fitore të sigurt 3:1 ndaj Tunizisë në Kansas City, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit F me shtatë pikë.

Ndeshja nisi furishëm për holandezët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e tretë pas një autogoli të Ellyes Skhirit. Vetëm katër minuta më vonë, Brian Brobbey dyfishoi avantazhin, duke e çuar rezultatin në 2:0.

Tunizia u rikthye në lojë në minutën e 54-t me golin e Hazem Mastourit, por Holanda reagoi shpejt. Në minutën e 62-të, Jan Paul van Hecke vulosi fitoren me golin për 3:1.

Me këtë disfatë, Tunizia i humbi të tre ndeshjet e grupit dhe i jep fund paraqitjes në turne.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara