Sport

​Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, ka ndryshuar renditja në Ligën e Parë të Kosovës

Tashmë kur janë zhvilluar 11 ndeshje, ka ndryshuar edhe renditja tabelare.

Published

on

Përveç Superligës së Kosovës në futboll që po ofron një kampionat mjaft cilësor dhe të paparashikueshëm, një garë e nxehtë dhe më shumë të papritura po bëhet edhe në Ligën e Parë.

Tashmë kur janë zhvilluar 11 ndeshje, ka ndryshuar edhe renditja tabelare me Trepçën 89’ që e ka rrëzuar nga froni Vëllaznimin dhe tani e kryeson tabelën me 23 pikë, kundrejt 21 sa i ka skuadra nga Gjakova në vendin e dytë.

Vendet tre, katër dhe pesë mbahen nga Onixi, A&N dhe Drenasi, kurse në pesë vendet e fundit të tabelës së Grupit A mbahen nga Trepça, Liria, Rahoveci, Istogu dhe Besa.

Në Grupin B, tabela kryesohet nga Vushtrria me 21 pikë pas 11 ndeshjeve, e ndjekur nga Ferizaji me 20 pikë dhe Ramiz Sadiku me 19 sosh, aq sa ka edhe Arbëria në vendin e katërt.

Sport

Real Madridi fiton në Evropë, Barcelona humb kreun në La Liga

Published

on

By

Real Madrid ka siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 si mysafir ndaj SL Benfica në fazën play-off të UEFA Champions League. Golin e vetëm të takimit e realizoi Vinícius Júnior, duke i dhënë avantazh skuadrës madrilene në këtë përballje të rëndësishme evropiane.

Ndeshja u shoqërua me tensione, pasi pas golit të brazilianit pati raportime për fyerje raciste. Fillimisht u dyshua se ofendimet vinin nga tribunat, por më pas lojtarët e Realit pretenduan se fyerja ishte bërë nga futbollisti i Benficas, Gianluca Prestianni.

Pas përfundimit të sfidës, Vinícius reagoi publikisht duke dënuar ashpër racizmin dhe duke kërkuar masa më të forta ndëshkuese ndaj rasteve të tilla. Edhe disa prej bashkëlojtarëve të tij shprehën indinjatën për incidentin, duke e cilësuar të papranueshëm një veprim të tillë në futboll.

Në anën tjetër, FC Barcelona ka pësuar humbjen e katërt në kampionat, duke lëshuar kreun e renditjes në La Liga. Katalanasit u mposhtën 2-1 nga Girona FC, në një ndeshje ku nuk arritën të shfaqnin lojën e tyre më të mirë.
Barcelona pati disa mundësi në pjesën e parë, por nuk i konkretizoi, madje humbi edhe një penallti në fundin e fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Pau Cubarsí kaloi skuadrën në avantazh, por reagimi i Gironës ishte i menjëhershëm.

Vendasit barazuan në minutën e 61-të dhe më pas realizuan golin e përmbysjes në minutat e fundit, duke siguruar tri pikë të vlefshme.
Me këtë rezultat, Barcelona zbret në vendin e dytë me 58 pikë, dy më pak se kryesuesit e rinj, Real Madridi, duke e bërë edhe më të fortë garën për titull.

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por skuadra e tij, RCD Mallorca, po përballet me një situatë të vështirë në La Liga.

Mallorca aktualisht renditet në vendin e 18-të nga 20 ekipe, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Pas 24 ndeshjeve, skuadra ka grumbulluar 24 pikë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.

Në anën tjetër, Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar dhe më efikas të kampionatit. Ky është edicioni më i mirë i tij në karrierë, duke tejkaluar edhe statistikat e viteve të kaluara në Spanjë.

Në dy sezonet e mëparshme në La Liga ai kishte shënuar nga shtatë gola, ndërsa në edicionin 2022/2023 realizoi 15 gola. Në pjesën e dytë të sezonit 2021/2022 kishte kontribuar me pesë gola.

Megjithatë, vlera e golave në La Liga konsiderohet shumë më e madhe për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.
Me formën aktuale, pritet që ai ta kalojë shpejt shifrën prej 17 golave këtë sezon.

Aktualisht, Muriqi numëron 50 gola në La Liga dhe i është afruar rekordit të klubit për më së shumti gola në elitën spanjolle, rekord që mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 54 gola për Mallorcën.
Pavarësisht krizës së ekipit, forma e jashtëzakonshme e Muriqit mbetet një nga pikat e rralla pozitive për klubin, i cili shpreson se golat e sulmuesit kosovar do të jenë vendimtarë në luftën për mbijetesë.

Continue Reading

Sport

Datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Nations League

Published

on

By

Pas shortit të Ligës së Kombeve, Kosova është vendosur në Grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

  • Kosovë vs Irlandë – 24 shtator 2026, e enjte, ora 20:45
  • Austri vs Kosovë – 27 shtator 2026, e diel, ora 18:00
  • Izrael vs Kosovë – 1 tetor 2026, e enjte, ora 20:45
  • Kosovë vs Austri – 4 tetor 2026, e diel, ora 18:00
  • Kosovë vs Izrael – 14 nëntor 2026, e shtunë, ora 15:00
  • Irlandë vs Kosovë – 17 nëntor 2026, e martë, ora 20:45

Tifozët kosovarë tashmë mund të planifikojnë të mbështesin ekipin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Continue Reading

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara