Kulturë

​Parku Arkeologjik “Ulpiana” me shumë vizitorë, Berisha: Ka tendencë të rritjes së numrit të turistëve

Historiku i parkut “Ulpiana” ka shtrirje 70-vjeçare, i cili daton që nga koha antike e shekullit të gjashtë.

Published

on

Parku Arkeologjik “Ulpiana” për çdo vit mbledh 40 mijë vizitorë, në mesin e të cilëve ka edhe turistë të huaj.

Arkeologu Milot Berisha, i cili është edhe përgjegjës i këtij parku thotë se ka tendencë të rritjes të numrit të vizitorëve. Ai në një intervistë flet edhe për mënyrën e funksionimit që do të zbatohet nga viti i ardhshëm.

“Nuk lejohet asnjë ndërtim përveç disa kulturave bujqësore, për momentin parku është i hapur për vizitorë me një sipërfaqe 3.5 hektarë, mirëpo ne synojmë të zgjerohemi duke pritur të zgjidhet çështja e pronësisë rreth 8 hektarë dhe pastaj natyrisht që do të ketë dhe një plan menaxhimi i cili është draftuar, ka marrë formën e saj, pothuajse përfundimtarë por që duhet të faktohen edhe instancat shtetërore për të krijuar edhe mundësinë e mbajtjes të vetvetes dhe të mundësisë së gjenerimit të fondeve dhe të menaxhimit të atyre fondeve që do t’i inkasojë nga të hyrat prej vizitorëve e që janë të shumtë. Ne kemi diku rreth 40 mijë vizitorë në vit me tendencë të rritjes, pra duke marrë për bazë se pastaj do të bëhet edhe hyrja pra do të jetë biletari, do të jetë një kafiteri, ne mendojmë se mund të krijojmë kushte që të jenë të pavarur të jenë si institucion në vete por gjithmonë nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore”, shtoi ai.

Arkeologu Berisha tregon edhe për gërmimet që po bëhen në park, por edhe për kushtet në të cilat punojnë. Ai thekson se do të vazhdojë gërmimi edhe gjatë dimrit dhe se do të bëhet incizimi gjeo-magnetik dhe gjeo-elektrik për këtë pjesë. Derisa thotë se në institutin arkeologjik janë të punësuar vetëm shtatë arkeologë.

“Meqenëse Universiteti i Prishtinës ka pasur një drejtim për arkeologji, një pjesë e të cilëve janë orientuar në master dhe doktorata edhe në perëndim me bursë kryesisht nga Ambasada e Francës, nga Ministria e Kulturës, e dikush pa bursë. Unë nuk them që është mungesë e arkeologëve si profesionistë të fushës sa është mungesa për t’i punësuar ata. Duhet të rritet numri i arkeologëve të punësuar dhe në institutin Arkeologjik të Kosovës jemi gjithsej 12-13 punëtorë dhe jo më shumë se 7 arkeologë, që është një numër shumë i vogël dhe natyrisht që duhet të krijojmë kushte edhe mundësi që të punësohen këta”, tha ai.

Arkeologu Berisha thekson se krahas aktiviteteve të përbashkëta me Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë bashkëpunime të tjera me universitete prestigjioze. Ai tregon se këtë muaj do të bëhet konsolidimi i mozaikut të pakryer nga viti i kaluar.

“Ne kemi një aktivitet të përbashkët me Këshillin e Kosovës për trashëgimi kulturore së bashku me Europian Hears Valenty, pra nga data 11 deri më 24 shtator presim një grup prej 15 të rinjve ndërkombëtarë, nga vende të ndryshme të Evropës, që do të bëjnë dhe do të vazhdojmë ëork shop-in dhe trajnimin për konservimin dhe konsolidimin e mozaikut të dyshemesë të banjos romake tek sektori i parë. Pra, një rrugë e dy punë të mira kanë mbetur nga viti i kaluar edhe gjysma tjetër e mozaikut të konsoliduar të dyshemesë romake edhe do të vazhdojë edhe këtë vit, por të njëjtën kohë ata pjesëmarrës me fat që janë përzgjedhë do ta bëjnë një trajnim dyjavor dhe në fund do të certifikohen”, deklaroi ai.

Historiku i parkut “Ulpiana” ka shtrirje 70-vjeçare, i cili daton që nga koha antike e shekullit të gjashtë.

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara