Sport

​Paralajmërohen FIFA dhe UEFA: Barça, Reali dhe Juventusi nuk mund të dënohen

Published

on

Siç është raportuar nga Cadena SER, UEFA dhe FIFA tashmë janë njoftuar nga Ministria Zvicerane e Drejtësisë se ata nuk mund të sanksionojnë ose të hapin një dosje ligjore kundër klubeve themeluese të Superligësë Evropës.

Presidenti i UEFA-së Ceferin ka insistuar për javë të tëra që këto klube do të marrin atë që meritojnë për përpjekjen për të thyer futbollin, por e vërteta është se duket gjithnjë e më e sigurt se veprimet që presidenti i UEFA-së synon të ndërmarrë nuk do të mbrohen me ligj, përcjellë KosovaPress.

Tashmë ekziston jurisprudenca. Kjo rezolutë nuk ka ardhur vetëm nga Zvicra, por një gjykatës spanjoll gjithashtu e ka thënë të njëjtën gjë.. Ndërsa mbetet të presim për të parë se si mund të ndikojë e gjithë kjo situatë në të dy institucionet, pasi që sipas medias së lartpërmendur, i njëjti gjykatës do të kishte pyetur edhe Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg nëse po ushtrojnë një monopol.

Reagimet e institucioneve më të larta të futbollit pas këtij paralajmërimi nuk do të vonojnë shumë për të mbërritur.

Mbetet të shihet se çfarë masash propozojnë ata për klubet që janë ende në Superligë, domethënë, Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi, nëse e lejojnë atë, ose nëse mbyllin dosjen disiplinore të hapur disa javë më parë. 

Sport

Cristiano Ronaldo arrin 935 gola në karrierë, vendos golin e fitores për Al Nassr

Published

on

By

Cristiano Ronaldo ka arritur në total 935 gola në karrierën e tij.

Të mërkurën mbrëma, ai humbi një penallti, por u rehabilitua duke shënuar gol në minutat shtesë, duke siguruar fitoren 2:0 për Al Nassr ndaj Aj Khaleej.

Kjo ndeshje ishte pjesë e xhiros së 33-të në kampionatin elitar të Arabisë Saudite, ku ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim.

Ronaldo humbi penalltinë në minutën e 65-të, ndërsa më vonë, në minutën e 75-të, Jhon Duran shënoi golin e parë për Al Nassr. Mbrojtësi portugez realizoi nga pika e 11-metërshit në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Në këtë sezon, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i elitës saudite me 24 gola dhe tre asistime, duke qenë në rrugë për të arritur shifrën prej 1000 golash në karrierë.

Continue Reading

Sport

Kurti uron KB Trepçën për titullin e kampionit në basketboll

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar klubin mitrovicas KB Trepça për fitoren e titullit kampion në basketboll për edicionin 2024/25.

Trepça e mbylli serinë finale të “play-off”-it me rezultat 4:2 ndaj KB Bashkimit, në një ndeshje vendimtare të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Ky është titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për klubin nga Mitrovica.

Kurti, i cili ishte i pranishëm në ndeshje, ka ndarë një urim në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar performancën e të dy ekipeve dhe atmosferën në pallat.

“Trepça kampione përsëri! Titulli i gjashtë në histori dhe i dyti me radhë për minatorët që po vazhdojnë të jenë forcë dominuese në basketbollin kosovar. Respekt për Bashkimin – një finalist që i dha emocione dhe garë të fortë këtij sezoni,” ka shkruar ai ndër të tjera.

Ai ka përgëzuar edhe tifozët e zjarrtë të Trepçës, Torcidën, për përkrahjen e pandalshme që, sipas tij, mbetet zemra e këtij suksesi.

Continue Reading

Sport

Finalja e Kupës: Prishtina dhe Llapi përballen për trofeun në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera e futbollit vendor arrin kulmin sonte, kur FC Prishtina dhe KF Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës – një sfidë që pritet të jetë ndër më emocionueset e këtij sezoni. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, duke filluar nga ora 20:00.

Prishtinasit, me një histori të gjatë suksesi, shpresojnë ta shtojnë një tjetër trofe në vitrinën e tyre të pasur. Ndërkohë, Llapi vjen në këtë përballje me ambicie të mëdha – jo vetëm për të fituar Kupën, por edhe për të shtuar siguri në fundin e një sezoni sfidues.

Të dyja skuadrat kanë kaluar përballje të vështira për të arritur deri këtu, duke eliminuar kundërshtarë të fortë në fazat çerekfinale dhe gjysmëfinale. E gjithë vëmendja e futbollit kosovar është e përqendruar në këtë ndeshje, e cila pritet të sjellë spektakël në fushë dhe një atmosferë elektrizuese në tribuna, me praninë e tifozëve të të dyja klubeve.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Dy shqiptarë ftohen te Kombëtarja e Gjermanisë

Published

on

Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat U21 ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e Kampionatit Europian 2025 që mbahet në Sllovaki.

Një listë prej 26 futbollistëve, që do të shkurtohet në 23, do të udhëtojnë në Blankenhain për “training camp”.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Brajan Grudën dhe Nelson Weiper.

Kjo dyshe kanë pasur sezon fantastik në skuadrat, si: Brighton (Gruda) dhe Mainz (Wiper).

Kujtojmë që Gjermania U21 në grup është me Slloveninë, Republikën e Çekisë dhe Anglisë. Ndeshjën e parë e zhvillon më 12 qershor.

Continue Reading

Të kërkuara