Sport

​Para ndeshjes me Spanjën, kryetari i “Dardanëve” ka një paralajmërim për tifozët

Published

on

Kosova të mërkurën do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ashtu sikur për sfidën me Greqinë, edhe për atë kundër Spanjës pritet që në tribunat e stadiumit të jenë të pranishëm rreth 400 tifozë që përbëjnë 10 përqind të kapacitetit të stadiumit, ashtu siç është përcaktuar me rregullat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha ka lëshuar në paralajmërim ku ka bërë të ditur që askush të mos bie pre e keqpërdorimeve në lidhje me biletat për këtë ndeshje pasi nuk në shitje përveç atyre që ishin të lëshuara nga FFK-ja për sfidën me Greqinë, dhe se të njëjtat do të vlejnë edhe për këtë ndeshje.

“Ju ftoj të mos bini pre e mashtrimeve të ndryshme që disa njerëz të papërgjegjshëm po përpiqen të bëjnë: NUK KA BILETA NË SHITJE!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Berisha më tutje ka bërë tri kërkesa që duhet t’iu përmbahen të gjithë tifozët që do të jenë në stadium për ndeshjen e nesërme.

“Si udhëheqës i grupit “Dardanët” i kam tri kërkesa të detyrueshme për të gjithë ju që do t’u drejtoheni shkallëve të stadiumit në lindje:

1) REKUZITAT T’I KENI ME VETE!

Nuk do të lejoheni në asnjë mënyrë të hyni në stadium, në sektorin e lindjes, nëse me vete nuk keni rekuizitat dardane. Paralajmërim i qartë dhe me kohë: bashkë me librezën e vaksinimit ose testin negativ për Covid-19, edhe REKUIZITAT janë të DETYRUESHME.

Në të kundërtën sigurimi do t’ju ndalojë. Mos provokoni ndonjë situatë të tillë.

2) UDHËHEQËSI YNË NË LINDJE QUHET “KAPO” DHE AI DUHET DËGJUAR DHE PËRCJELLUR

Së bashku me biletat, jepni zë, kurajo dhe përkrahje Kosovës. Gjithë kjo duke u koordinuar me “Kapo”-n. Çfarëdo që ai ju kërkon të këndojë, ju duhet ta përcjellni.

Ata që nuk shfaqin gatishmëri të bashkëpunojnë dhe ta respektojnë udhëheqjen e tij, ju ftoj që tani t’i dorëzoni biletat dhe t’ua lini ato njerëzve që nuk pritojnë me asnjë kusht ta shterin zërin për Kosovën.

3) KUJDESI NDAJ SHËNDETIT TUAJ DHE SHËNDETIT PUBLIK

Ndeshja e fundit ndaj Greqisë ishte një provim i kaluar me sukses nga ne Dardanët dhe gjithë ata që ishin të pranishëm në stadium, sepse respektuam masat parandaluese të epidemisë Covid-19.

Prandaj, me të njëjtën përgjegjshmëri dhe nivel të përqëndrimit, ju thërras dhe kërkoj të vazhdojmë dhe në sfidën e radhës ndaj Spanjës”, shkroi ai në Facebook.

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Daniele Adani kritikon Edon Zhegrovën: Nuk është në nivelin e Juventusit

Published

on

By

Ish-futbollisti i Serie A, Daniele Adani, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, duke vënë në dyshim nivelin e tij për të luajtur te Juventusi.

Në një deklaratë për “Rai Sport”, Adani ka vlerësuar se Zhegrova nuk i përmbush kërkesat e klubit italian dhe se do të ishte më i përshtatshëm për një skuadër të mesit të tabelës.

“Edon Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai duhet të luajë për një skuadër që lufton për mesin e tabelës, sepse luan vetëm 30 minuta për ndeshje”, është shprehur Adani.

Deklarata e tij vjen si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj aftësisë së sulmuesit kosovar për t’u përshtatur me kërkesat e Juventusit.

D.L

Continue Reading

Sport

Vinicius përfshihet në incident me një zyrtar të La Liga-s, kërkon falje para skuadrës

Published

on

By

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është përfshirë në një incident pas përfundimit të ndeshjes së fundit, ku dyshohet se ka shtyrë një zyrtar të La Liga-s në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.

Sipas gazetarit Marcos Benito të emisionit sportiv “El Chiringuito TV”, ngjarja ka ndodhur derisa braziliani po largohej nga fusha.

Pas incidentit, Vinicius ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, duke kërkuar falje para bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të Real Madridit.

“Vinicius kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoi veprimet e tij”, ka deklaruar gazetari Marcos Benito.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse sulmuesi brazilian do të përballet me një suspendim prej dy ndeshjesh, që mund ta lërë jashtë përballjeve ndaj Sevillas dhe Barcelonës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara