Lajmet

​Palmer: ShBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.

Përmes një konference për medie, Palmer tha se ShBA është e përfshirë në mënyrë aktive në dialogun.

Përmes një konference për medie, Palmer tha se nuk varet nga ShBA dhe BE për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog.

Lajmet

KEK do të furnizojë shkollat e dy komunave me thëngjill

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për furnizimin e shkollave në komunat Obiliq dhe Fushë Kosovë me thëngjill.

Në njoftimin e lëshuar ky vendim është një tregues i bashkëpunimit të ngushtë mes KEK-ut dhe këtyre dy komunave, me fokus të veçantë në angazhimin e KEK për mbështetje ndaj komunitetit dhe përmirësimin e kushteve arsimore në zonat përreth operimeve të korporatës.

“Sipas këtij vendimi, KEK do të ndajë 1320 ton thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore, duke siguruar ngrohjen e shkollave gjatë sezonit dimëror. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit. Bordi ka marrë këtë vendim pas sigurimeve nga menaxhmenti se sasia e thëngjillit nuk do të ndikojë në furnizimin e dy termocentraleve. KEK mbetet e angazhuar për të forcuar marrëdhëniet me komunitetin dhe për të ofruar zgjidhje që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Reforma e arsimit në Prishtinë, Abdixhiku e deputeti gjerman hanë drekë në njërën nga shkollat me mësim-gjithëditor

Published

on

By

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bashkë me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer, kanë qenë sot në njërën nga shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë.

Sipas Abdixhiku, Beyer tha se në atë shkollë pa një sistem me standarde sikurse në Gjermani.

“Aty pamë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde – në fjalë të Peter – sikurse në Gjermani. Dhe ashtu ishte!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se fëmijet ushqehen me shujta të ngrohta, klasët janë me tabela digjitale dhe ka rafte për çantat e rënda.

“Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrijnë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit.”

Abdixhiku tha se këtë model do ta implementojnë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Irani rihap hapësirën ajrore

Published

on

By

Irani ka rihapur hapësirën ajrore për fluturimet komerciale pasi urdhëroi mbylljen e saj të martën mbrëma pas sulmit me raketa balistike ndaj Izraelit.

Organizata ka njoftuar të martën mbrëma se të gjitha fluturimet në mbarë vendin do të anuloheshin deri të enjten në mëngjes./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Përurohet Klinika e Ortopedisë, Vitia: Investimet ndikojnë në zvogëlimin e listës për pritje

Published

on

By

Është përuruar sot Klinika e re e Ortopedisë për të cilën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është klinikë moderne me gjithsej 40 shtretër.

Sipas ministrit Vitia ky investim dhe të tjerat investime që po bëhen në spitalet regjionale do të ndikojnë të zvogëlohet lista e pritjes për pacientë.

Ministri Vitia tha se kostoja për ndërtimin e kësaj klinike është 2.8 milionë euro. Ndërsa, drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavid Gashi u shpreh se nga java e ardhshme do të bëhet e zhvendosja e pacientëve nga hapësirat e vjetra në këto të rejat.

Continue Reading

Të kërkuara