Lajmet

​“Pagat për grevistët e Administratës Publike u ekzekutuan më 30 shtator”

Këtë e ka konfirmuar Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës.

Published

on

Ndonëse edhe shërbyesit civil ishin në grevë, të premten, më 30 shtator, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator. Por, këto paga nuk i morën punëtorët e arsimit, të cilët bashkarisht ishin në grevë.

Këtë e ka konfirmuar Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës. E mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, Gashi e konsideron tendencë për të shantazhuar dhe frikësuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Kjo është një tendencë për të shantazhuar dhe për t’i frikësuar sindikatat në përgjithësi, dhe me theks të veçantë ta sulmoj SBAShK-un, si sindikatën më të madhe në Republikën e Kosovës. Ne si Sindikatë e Administratës Publike e mbështesim fuqishëm SBAShK-un dhe kërkojmë në të njëjtën kohë nga Qeveria që urgjentisht ta bëjë lëshimin e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit, pasi është e drejtë e tyre dhe në të njëjtën kohë Qeveria, e cila do të duhej të ishte gardian i ligjshmërisë dhe t’i respektojë ligjet e Kosovës, ajo është shkelësja më e madhe e ligjeve dhe mohuese e kontributit të çmuar të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit”, u shpreh ai.

Ai madje tha se pagat për shërbyesit civil janë ekzekutuar të premten, më 30 shtator, ashtu siç edhe e parasheh ligji.

“Për Administratën janë ekzekutuar sipas ligjit që është i paraparë, që i bie të premten e shkuar”, theksoi Gashi.

Ali Gashi, i cili ishte pjesë edhe Këshillit Grevist të BSPK-së, përpos ekzekutimit të menjëhershëm të pagave për punëtorët e arsimit, nga Qeveria e Kosovës kërkoi takim urgjentë për kërkesat e tyre.

“Një tendencë e tillë nga ana e Qeverisë është e papranueshme dhe prapë po i bëjë ftesë Qeverisë që përpos lëshimit të pagave, ajo të mendoj që urgjentisht, t’i ftoj sindikatat, të ulen që t’i zgjedhim kërkesat që kanë mbetur pezull, pasi që duhet të kuptohet që ne e kemi pezulluar grevën në janar, dhe nëse qeveria nuk reflekton, atëherë janari do të vije shpejt dhe ne do të dalim me një qëndrim i cili ndoshta edhe pa dëshirën tonë por si rezultat i mos gaditshmërisë së Qeverisë mund të na shpie në ndonjë situatë tjerë, apo të ngjashme si ka qenë kjo e tanishmja”, theksoi ai.

Nga 25 gushti e deri të shtunën kanë qenë në grevë punëtorët e Administratës Publike, ndërsa nga 1 shtatori u ishin bashkuar edhe ata të arsimit. Por, për këta të fundit që nisën grevën në shtator, nuk janë ekzekutuar pagat.

Lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit nga Qeveria e Kosovës, kanë thënë se për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Kurse, gjatë ditës së sotme ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci reagoi duke thënë se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim. Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.

Ndërsa, nga Këshilli i Prindërve kanë thënë se nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara