Lajmet

​Paga mesatare neto e nëntorit në Maqedoninë Veriore është 447 euro

Published

on

Paga mesatare neto për punonjës e paguar në nëntor në Maqedoninë Veriore ishte 27.588 denarë (447,3 euro), ndërsa paga mesatare bruto ishte 41,141 denarë ose 667,2 euro, sipas Byrosë Qendrore të Statistikave.

Zyra e Statistikave thekson se paga neto për punonjës në nëntor 2020 ishte 7 për qind më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja në bazë vjetore është kryesisht rezultat i një rritje në fitimet neto në sektorët: arte, argëtim dhe rekreacion, dhe punë shëndetësore dhe sociale (me 11.2% secili) dhe arsim (+ 9.5%).

Punonjësit në sektorin e programimit kompjuterik, këshillimit dhe aktiviteteve të ndërlidhura kanë pasur pagën mesatare më të lartë neto në nëntor, në vlerë prej 66,556 denarë (1,080 euro), transmetojnë mediat e Maqedonisë Veriore.

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme, tre të arrestuar në Zubin Potok

Published

on

By

Tre persona janë arrestuar mesditen e djeshme nga policia në fshatin Kërligatë të Zubin Potokut.

V.H, F.S dhe V.S, dyshohen për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Gjueti e kundërligjshme”.

Siç, njoftojnë organet e rendit, zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në kanë hasur në një automjet në të cilin gjendeshin tre personat e dyshuar.

“Pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, zyrtarët e pylltarisë (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratën e tyre, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në SP Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se ata i kanë dorëzuar vullnetarisht armët si tre pushkë gjuetie, një pistoletë, 25 fishekë të armëve dhe një radio dore.

Nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur.

Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë inicuar rastet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Gjueti e kundërligjshme”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet dhe rregullat që ndalojnë gjuetinë në zonat e mbrojtura, si dhe të mos mbajnë armë pa leje, pasi çdo veprim i tillë paraqet shkelje të ligjit dhe rrezik për sigurinë publike./EO

Continue Reading

Lajmet

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale, të cilat u mbajtën më 12 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas përfundimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit, procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës do të përmbyllet gjatë ditës së hënë, për t’i hapur rrugë numërimit të votave të fundit nga votimi e kusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen pas ditës së votimit për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Ai kujtoi se gjatë javës së kaluar në 38 Qendrat Komunale të Numërimit brenda 6 ditë janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, si dhe është bërë numërimi i votave të kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Elezi tregoi se KQZ planifikon që gjatë ditës së hënë të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës dhe pas tyre planifikohet të numërohen edhe votat e fundit, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Gjatë ditës së sotme, e hënë, planifikohet të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, një proces i cili ka filluar të premten pasdite. Pas tyre, në radhë për tu numëruar janë fletëvotimet që i takojnë votimit me kusht, i mundësuar në 54 vendvotime me kusht në 38 komuna dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile. Në votimin me kusht janë më shumë se 2,100 zarfe me fletëvotime që i takojnë dy lloje të zgjedhjeve, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,400”, tha Elezi.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me rezultatet.

Procesi mund të zgjasë disa ditë deri në certifikimin, apo përmbylljen përfundimtare të procesit zgjedhor./KP

Continue Reading

Të kërkuara