Sport

​Osmani zbulon arsyet e shkarkimit të Munishit dhe emrin që mund ta zëvendësojë atë

Osmani zbulon se ka pasur mospajtime ndërmjet aksionarëve brenda klubit.

Published

on

Klubi i futbollit Prishtina është futur edhe njëherë në një krizë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë sportiv. Derisa skuadra po kalon nëpër një seri të rezultateve në Superligë, të hënën u shkarkua trajneri Imet Munishi, ndërsa ka dhënë dorëheqje edhe kryetari Hakif Gashi.

Këto zhvillime të jashtëzakonshme, Drejtori Gjeneral i klubit, Arton Osmani i konsideron të kalueshme, por që kanë ndikuar për keq brenda ekipit. Në një intervistë, ai thotë se në zhgënjimin e aksionarëve po ndikojnë edhe faktor të jashtëm, siç janë edhe gabimet e gjyqtarëve në dëm të Prishtinës.

“Nuk ka diçka të jashtëzakonshme, ne një periudhe qetësie, një periudhë te rikuperimit edhe financiar edhe sportiv, ndërkohe kishe zhvillime të cilat nuk janë në kontrollin tonë siç ishte licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ose moslicencimin në këtë rast që ndikoi keq, pastaj patëm edhe probleme sportive, rasti me Dukagjinin, rasti me Ballkanin barazimi në minutat e fundit, pakënaqësi me referim. Ato po ndikojnë edhe në entuziazmin e aksionarëve sepse po e shohin që realisht një pjesë e parave që po i japin nuk po i japin rezultatet e pritura dhe jo vetëm për shkak të skuadrës, për shkak të kapaciteteve të ekipit, por edhe për shkak të faktorëve të jashtëm”, theksoi ai

Në lidhje me dorëheqjen e Gashit, Osmani zbulon se ka pasur mospajtime ndërmjet aksionarëve brenda klubit.

“Sa i përket aksionarëve nuk është që është mosmarrëveshje, është më shumë zvarritje. Tashmë ish-kryetarin e kam lutur që të qëndroj të paktën deri në qershor. Ka prezantuar një plan zhvillimore, një plan të reformave edhe të brendshme edhe në raport me jashtë në një afat të zbatimit të caktuar dhe të shkurt. Ndërkohë pati disa zvarritje, pati disa hezitime nga ana e disa aksionarëve për t’i pranuar këto reforma për ta filluar zbatimin e tyre në afat të shpejtë edhe për rrjedhojë dha dorëheqje”, theksoi më tutje ai.

Shkarkimi i Ismet Munishit erdhi si një lajm i papritur, por Osmani thotë se ky vendim erdhi pas diskutimeve të gjata në klub. Ai shton se skuadra nuk po i përgjigjet më urdhrave të trajneri dhe skemave të tij.

“Ai ka qenë vendim i bordit me drejtorin sportiv sepse realisht çështjen e trajneri e kemi diskutuar është diçka që e vendos bordi dhe drejtori sportiv…Ka qenë një konsensus i përgjithshëm që më e mira për të gjithë, duke përfshirë edhe trajnerin do të ishte ndërprerja e bashkëpunimit sepse e kemi parë në disa raste që nuk është përgjigjur ekipi ndaj trajnerit, ndaj strategjive që i ka përgatitur, formës së lojës dhe kanë ardhur në përfundim që opsioni më i mirë është ndërprerja e bashkëpunimit…Ai ka qenë i vetëdijshëm për objektivat edhe çfarë pritet në bazë të kapaciteteve financiare edhe erdhëm në një situatë që gjithnjë e më shumë po i largoheshim objektivave dhe u desh ta merrnim këtë veprim gati, gati në fund”, bëri të ditur Osmani.

Për ta zëvendësuar Munishin, Osmani thotë se në tavolinë janë dy emra, Ramiz Krasniqi dhe Ardian Nuhiu, me ish-trajnerin e Dritës të cilin e konsideron si kandidatin më serioz për stolin bardh e kaltër.

“Kemi pasur diskutime, në disa prej tyre kam marr pjesë edhe unë, natyrisht është konsultuar edhe stafi i klubit, disa prej tyre janë prezent këtu kanë preferenca të ndryshme. Një prej tyre që ka qenë më i zëshëm, që e kemi pjesëtar të klubit për shumë vite ka qenë për Ramiz Krasniqin, është Ardian Nuhiu. Do të thotë këta dy emra janë përmendu pak më shpesh…Sipas pjesës së sportit, sepse i kemi të ndara gjërat, mos të hyjë në territor të tjetër kujt, po, është kandidat serioz”, tha në fund ai.

Pas 25 xhirove, Prishtina pozicionohet në vendin e katër me 32 pikë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Sport

​GO+ Peja shkarkon trajnerin pas humbjes nga Trepça

Published

on

By

GO+ Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson, pas një periudhe gjashtëmujore në krye të skuadrës. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij gjatë kësaj kohe dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi vjen në një moment delikat për ekipin pejan, vetëm një ditë pas humbjes në derbin e ProCredit Superligës ndaj Trepçës. Mitrovicasit shënuan fitore bindëse me rezultat 98:61, në një ndeshje ku dominuan pas çerekut të parë dhe e kontrolluan plotësisht lojën deri në fund.

Ndërkohë, Trepça vazhdon të konfirmojë formën e lartë në kampionat, duke dërguar mesazh të qartë për rivalët, ndërsa te GO+ Peja priten hapa të rinj në aspektin organizativ dhe sportiv për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.

Continue Reading

Sport

​Bayerni merr një lajm të jashtëzakonshëm

Published

on

By

Jamal Musiala mund të rikthehet këtë fundjavë me Bayern Munich pas një mungese pothuajse shtatëmujore, si pasojë e thyerjes së këmbës dhe kyçit të këmbës.

Trajneri Vincent Kompany konfirmoi se, nëse gjithçka shkon sipas planit, 22-vjeçari do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës ndaj RB Leipzig, duke e cilësuar rikthimin e tij si një moment emocional për lojtarin dhe ekipin.

Kompany theksoi se Musiala vjen me “shumë energji pozitive pas një tuneli të errët”, duke shtuar se rikthimi nga lëndimi i bën lojtarët t’i vlerësojnë më shumë gjërat e vogla. Ai nënvizoi se nuk do të ketë presion për rezultate të menjëhershme, as për Musialan e as për Alphonso Davies, duke kërkuar një integrim të kujdesshëm dhe gradual drejt formës maksimale.

Pavarësisht mungesës së Musialas, Bayern ka dominuar sezonin, duke vendosur rekorde të reja në gjysmën e parë të Bundesligës me 47 pikë dhe diferencë golash +53. Bavarezët tashmë presin Union Saint-Gilloise në Ligën e Kampionëve, ndërsa rikthimi i Musialas shihet si një shtysë shtesë për vazhdimësinë e suksesit.

Continue Reading

Sport

Fitore bindëse e Trepçës në derbin e javës së 15-të ndaj Pejës

Published

on

By

Trepça shënoi fitore bindëse në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj GO+ Peja me rezultat 98:61 (17:18, 34:17, 25:11, 22:15).

Në fillimin e ndeshjes mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 5:12, por më pas u rikthyen vendasit duke ngushtuar shifrat maksimalisht 17:18, sa përfundoi çereku i parë, derisa ishin dominues në periudhën e dytë, 34:17, për të shkuar në pushim me shifrat 51:35. Në periodën e tretë, ‘Xehetarët’ dy herë kishin deri në 30 pikë epërsi për të dëshmuar dominimin, derisa në fund ngritën edhe më shumë epërsinë për të triumfuar 98:61.

Te vendasit më të mirët ishin Batin Tuna me 21 pikë e gjashtë kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë e dhjetë kërcime dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e shtatë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me 27 pikë, me 12 fitore e tri humbje, derisa GO+ Peja ka tetë fitore e shtatë humbje.

Ndjekës i parë i Trepçës është Bashkimi që renditet i dyti me 25 pikë.

Continue Reading

Sport

Senegali arrin finalen e Kupës Afrikës

Published

on

By

Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore minimale 1:0, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egjiptit, duke arritur finalen e vlefshme në Kupën e Kombeve te Afrikës.

Pjesa e parë përfundoj 0:0, me Senegalin që shënoj në minutën e 78-të me anë të Sadio Mane.

Egjipti u përpoq, që të barazonte rezultatin në minutat e fundit, mirëpo pa sukses.

Senegali do të pres fituesin e sfidës Nigeri-Marok, për finalen e madhe që luhet të dielen.

Continue Reading

Të kërkuara