Lajmet

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Osmani me këtë rast e uroi ambasadorin për detyrën.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri të Belgjikës, Grégoire Cuvelier, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani me këtë rast e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën.

Osmani falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit belg ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier lidhur me situatën e sigurisë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia më 24 shtator në Republikën e Kosovës.

Botë

Dronët misteriozë mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

Published

on

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll dhe anuloi shumë fluturime mbrëmë, pasi disa dronë u panë pranë hapësirës ajrore të tij.

Të paktën 17 fluturime u anuluan duke prekur gati 3,000 pasagjerë, teksa shumë fluturime të tjera u devijuan në qytetet më të afërta.

Ende nuk ka një konfirmim se nga kanë ardhur këta dronë, të cilët gjatë javës kanë mbyllur disa aeroporte në Evropë për motive sigurie.

Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild.

Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale, dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.

Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian shkaktuan një samit të liderëve në Kopenhagen këtë javë, ku 20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.

Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë tyre dhe hapësirave ajrore ushtarake./S.K/EO/

 

Continue Reading

Botë

Pesë të vdekur dhe 30 persona të lënduar pas shembjes së shkollës islamike në Indonezi

Published

on

Deri të enjten vonë, pesë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 30 persona në trajtim në spital, thanë zyrtarët e fatkeqësive të Indonezisë, pas shembjes së një shkolle islamike në provincën Java Lindore të Indonezisë. Ata thanë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin edhe për gati 60 nxënës të bllokuar ende nën rrënoja. 

Shkolla Al Khoziny në qytetin Sidoarjo u shemb të hënën, duke krijuar kratere mbi qindra nxënës adoleshentë gjatë lutjes së pasdites, ndërsa themelet e saj nuk mundën të mbështesnin punimet e vazhdueshme të ndërtimit në katet e sipërme.

Studentët e bllokuar ishin kryesisht djem adoleshentë të moshës 13 deri në 19 vjeç.

Krahas ambulancave ishte vendosur një vinç për të nxjerrë disa nga rrënojat.

Al Khoziny është një shkollë islamike me konvikt e njohur në nivel lokal si pesantren.

Indonezia, kombi më i madh me shumicë myslimane në botë, ka një total prej rreth 42,000 pesantrenësh, që u shërbejnë 7 milionë studentëve, sipas të dhënave nga ministria e çështjeve fetare të vendit./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos e shpërbëjë Beogradin.

Para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë të Danimarkës, Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për Rusinë e Madhe dhe Botën Ruse, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne të dyja paraqesin kërcënim”, tha Osmani.

Osmani tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka vakum të ndikimit.

“Nëse nuk ka ndikim perëndimor, sipas saj, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ që është Rusia, Kina dhe Irani gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë. Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”, shtoi ajo.

Osmani tha se disa ditë më parë Kosova shënoi dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin e tij.

“BE-ja vazhdon të kërkojë llogaridhënie. Ka pasur zero llogaridhënie dhe është koha që ata t’i shndërrojnë fjalët në veprime”, theksoi Osmani.

Këtë vit, Danimarka është mikpritëse e samitit të shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky./S.K/EO/

 

Continue Reading

Aktualitet

Ulutash rikthehet nga sot në krye të KFOR-it

Published

on

Këtë të premte do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në shtabin e KFOR-it me fillim nga ora 11:00.

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.

Ndryshe, Ulutash rikthehet sërish në krye të KFOR-it, post të cilin e kishte dorëzuar rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara