Lajmet

​Osmani për vaksinat në Veri: Kjo është shkelje flagrante ndaj marrëveshjeve që u nënshkruan në Bruksel

Published

on

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në vizitën që kishte në Klinikën Infektive ka komentuar vaksinimin për COVID-19 ndaj qytetarëve në Veri të Kosovës nga ana e Serbisë.

Osmani ka thënë se është njoftuar nga institucionet e drejtësisë që kanë nisur hetimet rreth këtij rasti.

Presidentja në detyrë ka theksuar se kjo përveç që është një shkelje flagrante e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo sipas saj dëshmon edhe se Serbia në atë proces është vetëm nënshkruese, por kurrë zbatuese e premtimeve që i jep.

“Ne jemi njoftuar që institucionet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin. Kjo jo vetëm që është shkelje flagrante e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë procesit të dialogut që ka zgjatur me vite të tëra, dhe e dëshmon se Serbia në atë proces është vetëm nënshkruese, por kurrë zbatuese e premtimeve që i jep”, tha Osmani.

Ajo tha edhe se nisja e vaksinimit antiCOVID-19 tregon edhe një mungesë përgatitje nga institucionet e Kosovës.

“Por në anën tjetër tregon edhe një mungesë përgatitje nga institucionet tona në mënyrë që të gjithë qytetarët, përfshirë veriun e vendit të njoftohen se kur duhet t’i presin ata vaksinat nga institucionet shtetërore të Kosovës. Përderisa mungon një informatë e tillë dhe një bashkërendim i tillë natyrisht që Serbia e shfrytëzon çdo hapësirë dhe çdo vakum të tillë për të destabilizuar vendin. Sepse ata edhe kur e përdorin këtë si argument kinse për mbrojtje të qytetarëve ne fakt po e shfrytëzojnë për destabilizim të situatës, të sigurisë por edhe politik qe pastaj mund të ketë pasoja me të mëdha. Natyrisht që hetimet duhet të bëhen, personat që e kanë kryer krejt ketë proces në mënyrë ilegale duhet të përgjigjen, mirëpo duhet një politikë shumë me proaktive e institucioneve tona, e qeverisë sonë e jo vetëm të jenë reaktiv ndaj asaj çfarë ndërmerr Serbia. Duhet një bashkëpunim me të gjitha komunat e vendit përfshirë komunat në veri në mënyrë qe institucionet tona të zgjedhura të informojnë secilin qytetar se si do të realizohet procesi i vaksinimit”, tha Osmani lidhur me vaksinimin në veri të Kosovës”, deklaroi Osmani.

Lajmet

Albin Kurti takohet me Hans-Georg Engelke në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Published

on

By

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke.

Me këtë rast, Sekretari i Shtetit Engelke e uroi kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re, duke i shprehur përgëzime për mandatin e ri qeverisës, thuhet në komunikatën e Zyrës se Kryeministrit.

Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe progresi demokratik i vendit, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Në fokus të bisedës ishin edhe çështjet e sigurisë, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër krimit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe temat që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror. U theksua se kjo çështje tashmë është qartësuar dhe rregulluar, në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ekzistojnë raste me problematika të ngjashme.

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet seanca për miratimin e projektbuxhetit 2026

Published

on

By

Pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për shqyrtimin e buxhetit është shtyrë për ditën e hënë në orën 10:00.

Ky vendim erdhi pasi votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë u kundërshtua nga partitë opozitare, të cilat kërkuan kohë shtesë për të analizuar dokumentin prej 700 faqesh.

Deputetët e opozitës u shprehën se analiza e detajuar e materialit është e nevojshme për të pasur hapësirë për propozime dhe amendamente.

Buxheti i paraparë kap vlerën e 4 miliardë eurove dhe përfshin, ndër të tjera, edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Sipas ministrit Murati, këtë pagë do ta përfitojnë ata që kanë mbi 12 muaj përvojë pune. Megjithatë, që ky projektbuxhet të hyjë në fuqi si ligj, ai duhet të miratohet domosdoshmërisht edhe në lexim të dytë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon marrëveshjen 90.3 milionë me Bankën Botërore

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për financim me Banka Botërore, në vlerë prej 90.3 milionë euro.

Marrëveshja u miratua me 103 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime, të cilat erdhën nga deputetët e Lista Serbe.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen e Financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Programi synon mbështetjen e reformave strukturore, forcimin e disiplinës fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se financimi është me normë interesi zero për qind dhe me periudhë grace prej gjashtë vjetësh para fillimit të kthimit. Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe reformat e dakorduara, duke bërë që mjetet të jenë tashmë në dispozicion pas ratifikimit.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 19 prill 2024 dhe konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të mbështetur stabilitetin fiskal, rritjen e konkurrueshmërisë dhe tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër.

 

Continue Reading

Lajmet

BE-ja rishikon fondet për Serbinë: Ligjet e reja për drejtësinë “zbehin besimin”

Published

on

By

Bashkimi Evropian mund të bllokojë një pjesë të fondeve prej 1.6 miliardë eurosh (hua dhe grante) të dedikuara për Serbinë. Ky paralajmërim vjen pasi Beogradi miratoi disa ligje që, sipas Komisioneres për Zgjerim të BE-së, po “zbehin besimin” te përkushtimi i vendit ndaj shtetit të së drejtës.

Reformat për centralizimin e sistemit gjyqësor, të cilat hyrën në fuqi këtë javë, kanë nxitur kritika të ashpra nga gjyqtarët dhe prokurorët. Ata i shohin këto ndryshime si një mjet për të forcuar pushtetin e Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke dobësuar luftën kundër krimit të organizuar dhe duke penguar rrugëtimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, raporton Reuters.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi për Reuters se këto amendamente po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punën e atyre në Bruksel që duan të ecin përpara me integrimin e Serbisë. Ajo konfirmoi se Komisioni po rishikon financimet në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një program ky që lidhet drejtpërdrejt me kushtëzime për sundimin e ligjit.

Ndonëse Serbia i ka nisur negociatat për anëtarësim që në vitin 2014, korrupsioni i përhapur dhe institucionet e dobëta kanë frenuar progresin. Ligjet e reja parashikojnë kufizimin e mandatit të kryeprokurorëve dhe u japin më shumë pushtet kryetarëve të gjykatave mbi gjyqtarët e thjeshtë. Kritikët frikësohen se kjo do të asgjësojë pavarësinë e drejtësisë dhe do të rrezikojë hetimet e rëndësishme për korrupsionin e nivelit të lartë.

Ndërsa qeveria serbe ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar, Ministria e Drejtësisë ka pretenduar se ligjet do ta bëjnë sistemin më efikas. Pas reagimeve negative, Serbia i është drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion ekspertësh. Komisionerja Kos theksoi se BE-ja pret që, pas marrjes së këtij opinioni, ligjet të rishikohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara