Lajmet

​Osmani në Mbretërinë e Bashkuar për Kurorëzimin e Mbretit Charles III

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Charles III.

Publikuar

Me ftesë të mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit.

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Buckingham Palace, sot më 5 maj.

Më 6 maj, Osmani dhe bashkëshorti i saj, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, ajo do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë qëndrimit në Londër, Osmani së bashku me bashkëshortin e saj do të marrin pjesë edhe në pritjen që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.

Lajmet

​Përkujtohen viktimat në 25-vjetorin e masakrës së Podujevës

Kryeministri tha se njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit.

Publikuar

nga

Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe te varrezat e të vrarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.

Sikurse ishin të bashkuara familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryeministri tha se njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit.

“Ata na e kujtojnë dhe përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë, që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe të lirisë janë te gjaku i martirëve dhe dëshmorëve. Njëkohësisht, zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional ashtu edhe qytetar për kërkim të drejtësisë”, tha ai.

Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre, kryeministri përmendi Saranda Bogujevcin, tashmë deputete dhe nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila bashkë me të mbijetuarit e tjerë i bënë ballë breshërive të plumbave dhe të cilët sot janë ndër dëshmitarët e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“Në mesin e atyre që u masakruan këtu ishte edhe Saranda Bogujevci e cila iu mbijetoi 16 plumbave, pra para 25 viteve trupi i njomë i Saranda Bogujevcit, atëherë e mitur, përfundoi me 16 plumba dhe ata pesë që shpëtuan nga kjo masakër ishte një mrekulli e vërtetë dhe sot janë dëshmitarë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Kurti vazhdoi duke i bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Kosovë të punojnë në ndjekjen e kriminelëve dhe vënien e drejtësisë, e cila do të finalizohej me vënien prapa grilave të vrasësve mizorë të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu.

Ngjashëm, u shpreh edhe Enver Duriqi, të cilit në këtë masakër iu vranë katër fëmijë të moshave 3, 5, 8 edhe 10-vjeç, bashkë me gruan dhe prindërit.

“Është mbajtur një gjykim sa për sy e faqe dhe kisha me quajt se ata i kanë metodat e veta, injorojnë, nuk gjykojnë, nuk i pranojnë krimet, por si do që të jetë, ne do të qëndrojmë edhe më të fortë”, tha Duriqi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

S’ka kuorum për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore

Kjo pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Publikuar

nga

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që do t’i hetojë kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti. Kjo pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjatë diskutimit që ka zgjatur rreth tri orë, deputetët e opozitës e kanë akuzuar pushtetin për numër të madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë kësaj qeverisje.

Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni. Ata kanë kërkuar që Prokuroria të merret me hetimin e tyre. Por deputetët e pushtetit kanë thënë se themelimi i komisionit është ia panevojshëm dhe ka mohuar akuzat e opozitës se në këtë qeveri janë lidhur më shumë kontrata njëburimore se në qeveritë e kalaruar.

Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka refuzuar t’i paraqesë në Kuvend pesë emrat e grupit të saj për komisionin hetimor, me arsyetimin se duhet të binden se opozita po kërkon zgjedhje fillimisht e pastaj i dërgojnë emrat.

“Shumë lartë e vlerësojmë ofertën për pesë anëtarë, ne frikësohemi se komisioni po i shtyn zgjedhjet e shumëkërkuara nga opozita dhe nuk po dimë a janë më me prioritet komisionet apo zgjedhjet. Derisa ta marrin vendimin dhe derisa të jemi të bindur se këta vërtetë po kërkojnë zgjedhje ne nuk i kemi këta 5 emra”, ka thënë ajo.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka propozuar një datë për zgjedhje.

“Marrë parasysh josinqeritetin e këtyre dhe frikën për të shkuar ne e dimë që ajo ka qenë vetëm një lojë fjalësh sepse këta nuk guxojnë ta shpërndajnë kuvendin më 9 qershor. Nuk mundet me kaq lehtësi dhe me këtë sportivitet kaq të madh me anashkalu votimin e një komisioni hetimor”, ka thënë Tahiri.

Kurse Driton Selmanaj nga LDK-ja ka thënë se komisioni hetimor duhet të themelohet, ndërkohë ka treguar pozicionin e partisë për zgjedhje.

“Atë që mund të them në emër të LDK, ne kemi filluar me u dashuruar në postulatin hajnat në burg, por jo hajnat në zgjedhje. Ne po duam hajnat vërtetë të përfundojnë në burg. Mesa po e shohim VV po do me shku me postulatin hajnat në zgjedhje sepse po i duhen paratë për të bërë fushatë edhe një herë. Ne insistojmë në themelimin e komisionin hetimor”, deklaroi Selmanaj.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se VV-ja po i ik temës së komisionit hetimor sepse ka frikë.

“Është një ikje nga tema nga komisioni hetimor që në fakt është frika e qeverisë me u ballafaqu me të vërtetën dhe mos emërimi i kandidatëve e vërteton pohimin tonë se tenderët njëburimorë janë vatra korruptive e kësaj qeverie”, deklaroi Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të shkurtit arritën në mbi 174 milionë euro

Sipas një komunikate, 174.30 milionë euro është vlera preliminare e remitancave.

Publikuar

nga

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024, është 87.90 milionë euro. Sipas një komunikate, 174.30 milionë euro është vlera preliminare e remitancave.

“64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve, 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve, 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale, 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar, 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar, 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë. Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-së.

Ndërsa asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kontratat njëburimore, Abdixhiku kërkon reagimin e Prokurorisë Speciale

Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka thënë se praktika e tenderëve siç i quajti ai “sekret” janë të dëmshme për vendin.

Publikuar

nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të reagojë në lidhje me kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti.

Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka thënë se praktika e tenderëve siç i quajti ai “sekret” janë të dëmshme për vendin.

“Kjo praktikë ka një emër, dhe i thonë tender sekret. Tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit, prej buxhetit te operatorët, bizneset, pa asnjë procedurë, garë, drejt për së drejti marrëveshje direkte. Kjo praktikë në tre vite është bërë besoni ose jo 781 herë. Shtetin e Kosovës 781 tenderë sekret janë dhënë për tre vjet dhe vlera e tyre është 209 milionë euro”, tha ai.

Ai theksoi se mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i praktikës së tenderëve njëburimor.

“Në MPB 15 milionë euro për shërbime të IT-së e tani këtu bëhet e çuditshme dhe evidente, kur procedura ka qenë e hapur kur ka pasë garë kanë konkurruar kompani, çmimi përfundimtar ka qenë 9.5 milionë euro kanë ardhur në pushtet kanë mbyllur tenderë, janë ulur kanë bërë negociim dhe është nënshkruar marrëveshja drejtpërdrejtë, pa procedurë, 15 milionë euro. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, këtë listë e ka, jemi të gatshëm të jemi dëshmitarë e dorëzues te secili tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike”, tha Abdixhiku.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara