Lajmet

​Osmani ndan medaljen Urdhri i Lirisë për veprimtarin Jim Xhema

Ai tha se ky është respekt dhe mirënjohje jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj veprimtarëve shqiptaro-amerikanë.

Published

on

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim një delegacion shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i diasporës shqiptare të Amerikës, Jim Xhema, të cilit ia ka dorëzuar medaljen Urdhri i Lirisë, të dhënë me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është urë e fortë lidhëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar në Ballkan me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se Xhim Xhema është ikonë e mërgata shqiptare në Amerikë, i cili për më shumë se tri dekada ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidentja Osmani shprehu respektin dhe mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Republikës se Kosovës për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptaro-amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani foli edhe për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës dhe nevojën për bashkërendim dhe unitet ndërmjet institucioneve te Kosovës me mërgatën shqiptare në SHBA.

“Ndërkaq veprimtari Xhim Xhema shprehu mirënjohjen e thellë për Presidenten e Republikës se Kosovës dhe institucionet e Kosovës për mikpritjen dhe respektin. Ai tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë beteja jetësore e tij dhe e të gjithë shqiptaro-amerikanëve”, thuhet në njoftim.

Ai tha se dekorimi me medaljen “Urdhri i Lirisë”, është respekt dhe mirënjohje jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj veprimtarëve shqiptaro-amerikanë, të cilët për vite dhe dekada kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Lajmet

Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban

Published

on

By

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.

Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare“, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Lajmet

Rahovec: Vajza e mitur largohet nga shtëpia, raportohet e zhdukur në polici

Published

on

By

Një qytetar nga Rahoveci ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është paraqitur më 20 nëntor 2025, rreth orës 13:30, në stacionin policor në rrugën “Xhelal Hajda”. Sipas ankuesit, vajza është larguar nga shtëpia dhe deri tani nuk ka informacione se ku mund të ndodhet.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Leposaviq: Arrestohet një person pasi sulmoi babanë e tij nën ndikim të alkoolit

Published

on

By

Një rasti i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e 23 nëntorit në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00, në momentin kur i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Pavarësisht incidentit, viktima – babai i tij – ka refuzuar që të marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në stacionin policor deri në këndellje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Dhjetë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite, viktimë gratë

Published

on

By

Gratë vazhdojnë të përjetojnë dhunën nga bashkëshortët e tyre. Një rast i rëndë u raportua të hënën ku në fshatin Gadime të Lipjanit një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti, për çka policia ka njoftuar si rasti “vrasje në tentativë”.

Mirëpo në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar edhe për dhjetë (10) raste të dhunës në familje e ku në shumë prej nëntë prej tyre viktimë janë gratë, në një rast tjetër që raportohet në Leposaviq viktimë ishte babai.

Në tri prej rasteve, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt

Rastet e dhunës në familje të raportuara vetëm brenda një dite

·         Prishtinë 24.11.2025-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë  24.11.2025-05:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Fushë Kosovë 24.11.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë 23.09.2025-NN. Me 24.11.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka dhunë psikike të vazhdueshme nga ish bashkëshortja e tij edhe pse ka urdhër mbrojtës.  E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Podujevë 24.11.2025-20:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan 24.11.2025-09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Gjilan 24.11.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Pejë  24.11.2025 – 07:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Pejë 24.11.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij, duke shkelur edhe urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Leposaviq 23.11.2025-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet.

Continue Reading

Të kërkuara