

Lajmet
Osmani me ministrin Lipavsky: Është vendimtare që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë gjatë presidencës çeke
Presidentja Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për vendin tonë.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, ndërkaq fokusi kryesor i takimit ishte çështja e liberalizimit të vizave.
Osmani ka falënderuar ministrin Lipavsky për angazhimin konstruktiv të Çekisë për t’i dhënë fund këtij procesi përgjatë Presidencës çeke.
Presidentja Osmani ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e vendit tonë, me të cilën ndajmë vlera themelore demokratike dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.
Fokusi kryesor i takimit ndërmjet Presidentes Osmani dhe ministrit Lipavský ishte çështja e liberalizimit të vizave. Në vazhdë të takimeve që ka pasur Presidentja Osmani me lidershipin çek në Pragë, Presidentja Osmani ka falënderuar ministrin Lipavský për angazhimin konstruktiv të Çekisë për t’i dhënë fund këtij procesi përgjatë Presidencës çeke.
Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se vonesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë, prandaj llogarisim në mbështetjen çeke në këtë aspekt si bartëse e Presidencës së Këshillit të BE-së”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Krahas temës së liberalizimit të vizave, Presidentja Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për vendin tonë. Ajo ka theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian si dëshmi e përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për integrim evropian. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur që Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë.
Lajmet
Greva e punëtorëve të sigurimit në QKUK drejt fundit: Nënshkrimi i kontratës për tender pritet nesër
Published
48 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, bëri të ditur se greva e punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pritet të përfundojë nesër, pas nënshkrimit zyrtar të kontratës për tender me kompaninë fituese.
Azemi në intervistë për Ekonomia Online, tha se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës.
“Të gjitha procedurat kanë përfunduar. Nesër pritet vetëm nënshkrimi. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe për kontratë mbetet vetëm nënshkrimi i operatorit të ri. Greva nesër në orën 11:00 zyrtarisht do të mbyllet dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në sistemin e punës pasnesër do të jenë në vendet e tyre të punës. Këta punëtorë do të kenë kushtet më të mira sesa i kanë pasur, sepse shuma e mjeteve tani është më e madhe. Jemi dakorduar me drejtorin e ShSKUK-së të rishikojmë kontratën me përpikëri dhe në momentin që sindikata është aktive, kemi mbështetjen e drejtori”, tha Azemi.
Edhe kryetari i Shoqatës sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani, konfirmoi se nënshkrimi i kontratës për tender me kompaninë fituese do të bëhet nesër, pas së cilës do të pezullohet zyrtarisht greva.
“Grevën për sot e kemi përfunduar. Kemi raporte shumë të mira edhe me stafin e QKUK-së dhe me administratën e prokurimit. Nesër në orën 10:00 do të presim drejtorin e kompanisë për të nënshkruar kontratën dhe me atë nënshkrim të kontratës, së bashku me drejtorin e QKUK-së do të dalim dhe të pezullojmë grevën. Jemi të bindur që nesër do të nënshkruhet një kontratë me kompaninë, e cila është fituese dhe e cila do ta marrë tenderin. Dhe ne do të bëjmë kontratë me atë kompani dhe do të fillojmë punën sa më shpejt që është e mundur”, tha Sylejmani.
Lajmet
Mbyllen hetimet për Ilir Metën, avokati: Mali i akuzave ra poshtë
Published
52 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Prokurori Sotir Kllapi i komunikoi sot mbylljen e hetimeve ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Avokati Kujtim Cakrani ishte i pranishëm si mbrojtës, ndërsa ish-presidenti Meta, u transportua nga 313 në ambientet e SPAK.
Në deklaratën për mediat, pas seancës, avokati tha se Meta bëri shpjegime për tre akuzat që rëndojnë ndaj tij. “Nuk kishte asgjë të re. Mali i akuzave ra poshtë. Do të vazhdojmë me gjykim të zakonshëm“, tha Cakrani.
Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.
Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat, dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.
Lajmet
Raporti informues për zgjedhje lokale 2025, KQZ: U refuzuan 569 aplikime për regjistrim për votim me postë
Published
53 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua raporti informues lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
- Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 4 gusht 2025, janë pranuar 1,500 kërkesa, prej të cilave 1,409 janë aprovuar, ndërkaq 91 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
- Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votimme postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas të dhënave, deri më sot (e hënë, 4 gusht, ora 08:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 1,971 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,402, ndërkaq janë refuzuar 569.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dokumentin që analizon votat e pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas këtij dokumenti, nga numri i përgjithshëm i votuesve (966,283) që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta.
Nëse të dhënat e vitit 2025 krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore të kaluara (2007, 2010. 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqinjda më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në vitin 2001 dhe 2004, ishte aplikuar sistemi zgjedhor me lista të mbyllura, ku votuesit mund të votonin vetëm për subjektin politik.
Lajmet
Në zgjedhjet parlamentare 2025 numri më i ulët i votave të pavlefshme 2.83 për qind
Published
55 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua raporti informues lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
• Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 4 gusht 2025, janë pranuar 1,500 kërkesa, prej të cilave 1,409 janë aprovuar, ndërkaq 91 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
• Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votimme postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas të dhënave, deri më sot (e hënë, 4 gusht, ora 08:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 1,971 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,402, ndërkaq janë refuzuar 569.
Visar
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dokumentin që analizon votat e pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas këtij dokumenti, nga numri i përgjithshëm i votuesve (966,283) që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta.
Nëse të dhënat e vitit 2025 krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore të kaluara (2007, 2010. 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqinjda më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në vitin 2001 dhe 2004, ishte aplikuar sistemi zgjedhor me lista të mbyllura, ku votuesit mund të votonin vetëm për subjektin politik.

Greva e punëtorëve të sigurimit në QKUK drejt fundit: Nënshkrimi i kontratës për tender pritet nesër

“Dardanët” lëshojnë një njoftim të rëndësishëm

Mbyllen hetimet për Ilir Metën, avokati: Mali i akuzave ra poshtë

Raporti informues për zgjedhje lokale 2025, KQZ: U refuzuan 569 aplikime për regjistrim për votim me postë

Në zgjedhjet parlamentare 2025 numri më i ulët i votave të pavlefshme 2.83 për qind

Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Dialogu Kosovë-Serbi nën hije: BE tregon se kur do të ketë takim të radhës

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Dënohet Millosh Antoviq për sulm ndaj KFOR-it
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit