Lajmet

​Osmani: Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida

Ajo ka thënë se vitin e ardhshëm në Kosovë do të organizohet për herë të parë samiti për gratë.

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida e diskriminim sa i përket përfaqësimit në vendimmarrje. Osmani ka thënë se kjo mbetet sfidë për të gjithë shoqërinë. Në shënimin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani është zotuar se do të përkrah çdo iniciativë që synon fuqizimin e rolit të grave në Kosovë.

Ajo ka thënë se vitin e ardhshëm në Kosovë do të organizohet për herë të parë samiti për gratë, paqen dhe sigurinë ku do të ketë pjesëmarrës nga vende te ndryshme te botës.

“Vajzat dhe gratë janë bosht i rëndësishëm për krijimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shoqërisë përfshirë rolin e tyre në ruajtjen e paqes e politikat e mbrojtjes. Promovimi i fuqisë vendimmarrëse të grave ne këtë sektor kaq strategjik nënkupton edhe nivelin me të cilin mund ta matim demokracinë e vendit tonë. Besoj fuqishëm se fuqizimi i grave në vendimmarrje nënkupton edhe promovim të mëtejmë të rolit e grave në shoqëri. Edhe pse kemi ende jashtëzakonisht shumë punë. Është evidente që Kosova ka shënuar përparim sa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje” ka thënë Osmani.

Ndonëse përfaqësimi i grave është i garantuar në shumicën e institucioneve të Kosovës, Osmani thotë se ato ballafaqohen me probleme të shumta.

“Edhe pse përfaqësimi thuhet se është i garantuar në shumicën e institucioneve të vendit ato ballafaqohen me probleme të shumta e diskriminim. Asnjë profesion nuk ka gjini, çdo profesion është i përshtatshëm dhe gratë aty do të shkëlqejnë. Pjesëmarrja e vajzave në FSK vazhdon të jetë tejet e vogël 7 pse 8 përqind në Forcë janë vajza, kjo është sfidë në mbarë boten, ne kemi nevoje të shohim ndryshim në këtë. Pjesëmarrja e grave në FSK është garantues për paqe të qëndrueshme dhe për siguri aftgjatë” ka thënë Osmani.

Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson ka thënë se gratë duhet të jenë më të përfaqësuara ne negociata për paqe e siguri.

“Gratë janë shumë pak te përfaqësuara në negociatat për paqe dhe siguri, çdo aspekt funksionon më mire kur të gjithë marrin pjesë. Kur gratë janë të angazhuar plotësisht në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë ne shohim rezultate, më pak konflikte dhe me shume marrëveshje për paqe”, ka thënë ajo.

Shënimi i përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women dhe konferenca ka temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara