Lajmet

​Osmani fton liderët evropianë në festivalin e Dua Lipës në Prishtinë

“Ajo ju fton juve në Festivalin e madh Sunny Hill që do të mbahet në Kosovë”, u tha ajo.

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Derisa po realizonte fotografi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kjo e fundit e ka pyetur atë për Dua Lipën, ndërsa Osmani nuk ka ngurruar të përmend organizmin e madh që do të bëhet në Kosovë në kuadër të festivalit Sunny Hill.

“Ajo [Dua] është mirë dhe ju fton juve në Festivalin e madh Sunny Hill që do të mbahet në Kosovë, ju fton të gjithë juve”, u ka thënë Osmani liderëve evropian.

Video e shtrëngimit të duarve dhe realizmit të fotografisë është publikuar në llogarinë e presidentes Osmani në Facebook.

Ajo ka shkruar se “Përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen tonë përpara në rrugën evropiane”.

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Para samitit, ajo u ka thënë gazetarëve që ka shpresë për liberalizimin e vizave për Kosovën por që nuk dëshiron t’i rrisë pritshmëritë meqë procesi nuk është më në duart e Kosovës.

Vendi

Kuvendi Komunal i Prishtinës shqyrton taksën 2-euroshe për trafikun në qendër

Published

on

By

Propozimi për vendosjen e një tarife prej 2 eurosh për automjetet që hyjnë në zonën qendrore të Prishtinës ka nxitur diskutime të ashpra në Kuvendin Komunal.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Luftar Braha, e mbrojti idenë duke theksuar se masa të tilla përdoren në shumë qytete botërore si Ljubljana e Tirana për të menaxhuar trafikun. Sipas tij, drejtuesit e mjeteve mund të shfrytëzojnë parkingun te Pallati i Rinisë pa u nënshtruar kësaj takse.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi propozimin me arsyetimin se kufizimi do të mbingarkojë rrugët alternative dhe do të rrisë ndotjen e ajrit. Po ashtu, edhe nga Partia Demokratike e Kosovës u kërkua që të shqyrtohen përjashtime për banorët e Prishtinës, në mënyrë që tarifa të mos aplikohet njëtrajtshëm për të gjithë.

Zona e planifikuar e lëvizjes së kufizuar përfshin rrugët kryesore brenda unazës së brendshme të kryeqytetit, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në duart e asamblistëve të Kuvendit Komunal.

Continue Reading

Vendi

Shoqëria civile e akademikët i kërkojnë Avokatit të Popullit dërgimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kushtetuese

Published

on

By

Një grup prej 24 përfaqësuesish nga shoqëria civile, komuniteti akademik dhe organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kërkesa në emër të grupit është dërguar nga Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Përmes këtij dokumenti kërkohet të sqarohet nëse mandati i Dhomave të Specializuara në Hagë është zgjeruar përtej autorizimit që garanton neni 162 i Kushtetutës së Kosovës.

Në kërkesë theksohet se Kushtetuta ka lejuar themelimin e një mekanizmi të specializuar vetëm për të përmbushur obligimet lidhur me Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, e jo për krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal mbi strukturën, historinë apo veprimtarinë e UÇK-së. Nënshkruesit kërkojnë nga Avokati i Popullit të sqarojë nëse lidhja me këtë raport duhet të dëshmohet për krime dhe persona konkretë, si dhe nëse shtrirja e juridiksionit të Speciales po cenon parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Grupi i ekspertëve sqaron se kjo nismë nuk synon shqyrtimin e provave apo përcaktimin e fajësisë individuale në rastet aktuale, por ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit kushtetues të vendit. Ndër 24 nënshkruesit e kërkesës janë figura të njohura si Prof. Dr. Enver Hasani, Lulzim Peci, Ismet Kryeziu, Nevenka Tromp, Visar Ymeri, Naim Rashiti, Leonora Kryeziu, Robert Muharremi, Fisnik Korenica e të tjerë.

Continue Reading

Vendi

Mali i Zi bllokon afërsisht 103 tonë mish viçi të destinuar për Kosovën

Published

on

By

Autoritetet e Malit të Zi kanë bllokuar një tjetër ngarkesë me mish të skaduar viçi në Portin e Tivarit, e cila kishte destinacion tregun e Kosovës dhe kompaninë “Apetiti SH.P.K.”. Me këtë rast të fundit, sasia e përgjithshme e mishit të ndaluar brenda vetëm 10 ditëve ka arritur në 102,491 kilogramë, apo gati 103 tonë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Doganave të Malit të Zi, në kontejnerin e ndaluar të enjten u gjetën 1,321 paketime me mish viçi të ngrirë, me peshë bruto prej 24,650 kilogramësh. Gjatë kontrollit u konstatua se afati i përdorimit të këtij mishi kishte skaduar më 14 maj 2026.
Kjo pasoi rastin e 15 shtatorit, kur autoritetet malazeze ndërprenë tranzitin për tre kontejnerë të tjerë me mbi 77.8 tonë mish viçi. Në atë rast u zbulua një skemë manipulimi ku deklaratat origjinale me afat të skaduar ishin hequr dhe ishin zëvendësuar me etiketa të falsifikuara për të fshehur datën e skadencës.
Dogana malazeze bëri të ditur se parregullsi me të njëjtën kompani kosovare janë evidentuar edhe në Portin e Durrësit pas shkëmbimit të informacioneve me administratat doganore të rajonit. Për këtë mënyrë të tentimit për shpërndarjen e mishit të skaduar është alarmuar edhe Organizata Botërore e Doganave.
Mishi i bllokuar nga rasti i parë pritet të asgjësohet sapo të përfundojnë formalitetet ligjore.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Të kërkuara