Lajmet

​Osmani e Kurti takojnë Blinken

Osmani dhe Kurti kanë zhvilluar edhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares së Shtetit, mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright.

Osmani dhe Kurti me këtë rast kanë zhvilluar edhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ndryshe, liderë botërorë, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, nderojnë sot ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Albright ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka luajtur një rol kyç për të bindur administratën e Bill Clinton në intervenimin e NATO-s kundër Sllobodan Millosheviq në vitin 1999. 

Lajmet

Kërcënoi prokurorin në zyrën e tij, i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit

Publikuar

nga

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për kanosjen e njërit prej prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Vendimi për të dyshuarin është marrë sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Për rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkuar në zyrën e prokurorit i veshur me antiplumb.

Kurse, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e patën konfirmuar për KosovasPress, se ishte bërë kërkesë për paraburgim.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, kishte thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Kundër aktvendimit, të Themelores palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ShSKUK: Kemi trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë

Publikuar

nga

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thotë se ka trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë, e që për qëllim ka zgjerimin e hapësirave, krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për pacientët dhe stafin, por edhe renovimeve e hapësirave aktuale.

Ky renovim vjen në kuadër të planit për transformim total të klinikave që tashmë është përfunduar në disa prej tyre, si Klinika e Onkologjisë, Gjinekologjisë me Obstetrikë, Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare, blloku operativ kirurgjik me filtra.

Po ashtu së shpejti lëshohen në punë hapësirat e renovuara dhe transformuara në Klinikën e Urologjisë, Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, Klinika Emergjente, pasuar edhe me projekte të tjera.

SHSKUK-ja njofton se është arritur marrëveshje të nisin punimet në ndërtimin e objektit të ri për Hematologji dhe Nefrologji, projekt ky në vlerë 4.2 milionë eurosh, që do të mundësojë kushte dhe trajtim dinjitoz për pacientët.

Hapësirat aktuale ku jepet terapia hematologjike ambulantore, janë identifikuar dhe janë në planin e renovimeve.

Andaj, edhe për pacientët që marrin terapi ambulantore hematologjike do të ketë kushte shumë më të mira, pas ndërtimit të objektit të ri që ka nisur, por edhe renovimeve që janë në plan në këto hapësira.

Duhet theksuar se QKUK ka në sasi të mjaftueshme të të gjitha furnizimeve të nevojshme. Pra, përfshirë, çarçafët. Ato janë për 1 përdorim, dhe ka sasi të mjaftueshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vrau gruan me sëpatë në Prishtinë, Apeli ia vërteton dënimin prej 35 vjetësh burgim

Publikuar

nga

Burrit të cilit vrau gruan më sëpatë në kryeqytet, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i shpallur në prill të këtij viti, u vërtetua sot nga ajo e Apelit.

“Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar ngase, dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ka theksuar se është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna në aktgjykim”.

I moshuari e ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare në nëntor të 2022-tës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zelenskiy i Ukrainës zotohet të hakmerret për sulmin rus

Publikuar

nga

Ukraina do të hakmerret pasi një sulm raketor rus vrau të paktën 29 njerëz dhe dëmtoi një spital për fëmijë në Kiev, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy të hënën gjatë një vizite në Varshavë gjatë së cilës nënshkroi një pakt sigurie me Poloninë.

Ndërsa liderët botërorë përgatiten për të shkuar në një samit të NATO-s që fillon të martën në Uashington, Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Kievit që t’i japin një përgjigje të vendosur sulmit të së hënës në një konferencë për shtyp që filloi me një minutë heshtje për viktimat.

“Do të doja gjithashtu të dëgjoja nga partnerët tanë për një qëndrueshmëri më të madhe dhe një përgjigje të fortë ndaj goditjes që Rusia i ka dhënë edhe një herë popullit tonë, tokës tonë, fëmijëve tanë”, tha ai.

“Ne do të hakmerremi kundër këtyre njerëzve, do t’i japim një përgjigje të fuqishme nga ana jonë Rusisë, me siguri. Pyetja për partnerët tanë është: a mund të përgjigjen ata?”

Zelenskiy tha se Kievi dëshironte të ishte në gjendje të përdorte armët e furnizuara nga partnerët e tij për të goditur vendet në Rusi nga ku po fillonin sulmet, shkruan Reuters.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara