Lajmet

​Osmani: Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave turistike të Evropës

Presidentja e Kosovës tha se pozita gjeografike e Kosovës krijon një mundësi të jashtëzakonshme për turistët.

Published

on

Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u hap edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023 (KIFT), i cili do të zgjasë deri më 18 mars. Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në Ballkan, por edhe në Evropë.

Me rastin e hapjes së panairit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova ka potencial turistik. Sipas saj, pozita gjeografike e Kosovës krijon një mundësi të jashtëzakonshme për turistët.

Osmani potencoi synimi është që Kosova ta bëhet pjesë e paketave turistike të Evropës dhe jo vetëm Ballkanit.

“Turizmi kontribuon ndjeshëm në rritjen ekonomike të shtetit, duke qenë se përfshin lëvizjen e njerëzve nga një vend në tjetrin me qëllim të kalimit të kohës së lirë të bizneseve. Sot, turizmi si industri globale krijon vende të shumta të punës dhe të ardhura për qytetarët tanë…Disa nga komunat e Kosovës e kanë pjesë të planeve të zhvillimit të tyre strategjik edhe turizmin, kjo është tejet përfituese jo vetëm për komunat por edhe për secilin biznes e secilën veprimtari që mund të zhvillohet në vend. Kësisoj Kosova po paraqet një nyje lidhëse tejet të rëndësishme ndërmjet vendeve fqinje. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm turistik me bukuritë e saj natyrore dhe Kosova nuk është më pak e bukur se vendet e shumta që ne vizitojmë, ka bukuri të jashtëzakonshme, mjaftojmë t’i mbrojmë ato dhe t’i promovojë si shtet…Shteti ynë dita ditës po konsolidohet në hartën globale me aktivitete kulturore të cilat i kanë kapërcyer kufijtë tanë…Por, ka ende shumë punë për të bërë në sferën e turizmit, në këtë rrafsh digjitalizimi i destinacioneve turistike, i cili është ndër synimet kryesore të institucioneve të Kosovës. Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave turistike të Evropës dhe jo vetëm të Ballkanit”, tha Osmani.

Osmani përmendi edhe festivalet e ndryshme kulturore që organizohen në Kosovë, derisa tha se kanë shndërruar Kosovën në adresë të pakapërcyeshme e që e sipas saj, e kanë ndryshuar imazhin e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti u shpreh i lumtur që edhe në Kosovë po mbahet panair ndërkombëtar me përmasa të tilla.

Hoti tha se janë duke punuar që të ketë sa më shumë turistë, që në këtë formë të promovohet sa më shumë Kosova.

“Qëllimi kryesor i joni është që të bëjmë promovimin e turizmit të Kosovës, të bëjmë promovimin e vlerave, traditës tonë. Kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm, kështu duhet të vazhdojmë me qëllim që të kemi një rritje të numrit që vizitojnë Kosovën dhe kjo arrihet falë bashkëpunimit të cilin ne duhet ta kemi jo vetëm si komunitet por së bashku me gjitha institucionet por edhe me partnerët ndërkombëtar, të cilët janë të arsyeshëm dhe duhet të jenë këtu me qëllim që Kosova të përfshihet sa më shumë në paketa ballkanike”, tha Hoti.

Ndërkaq, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama derisa shpreson që ky panair të shërbejë si mundësi që turistët të eksplorojnë më të mirën që ofron Kosova. Ai potencoi se panairi e vë Prishtinën në një kryeqytet të rëndësishëm të komunikimit botëror.

Rama derisa tha se fokusi primar i panairit është promovimi i turizmit të Kosovës, ai potencoi se Kosova është duke përparuar mjaft shumë në këtë drejtim.

“Ky panair e vë Prishtinën në pozicionin ku ne të gjithë e synojmë ta kemi, pra duke u kthyer në një kryeqytet të rëndësishëm të komunikimit jo vetëm rajonal por të një komunikimi botëror. Shpresojmë se ky panair do të shërbejë si mundësi që të eksploroni më të mirën që ofron vendi ynë, rajoni e po ashtu edhe pjesë të tjera të Ballkanit. Ky panair është edhe dëshmi për rëndësinë e shtuar që industria e turizmit ka në rajonin tonë dhe për rolin e madha që ajo luan në zhvillimin ekonomik të gjithë vendit tonë…Fokusi primar i panairit është promovimi i turizmit të Kosovës dhe jemi të kënaqur që shohim shumë kompani nga vende të ndryshme…15:05 Sa më shumë vizitor që të kemi nga pjesë të ndryshme të botës, po e shohim që Kosova ka përparuar shumë, Kosova po përapron”, tha Rama.

Ndriçim Duka, operator nga disa hotele në Shqipëri tha se panairet e tilla duhet të organizohen më shpesh. Sipas tij, ato ndikojnë në zhvillimin e një shteti e po ashtu edhe në tërheqjen e turistëve të huaj.

“Panairet e tilla duhet të bëhen më shpesh për arsyeje se ndihmojnë shumë dhe ndikojnë shumë në zhvillimin e një shteti, poashtu kanë shumë ndikim në tërheqjen e turistit të huaj. Kam përshtypjen se herave të tjera duhet të jenë panaire akoma më të mëdha dhe më me shumë pjesëmarrës, më shumë operator turistik, hotele, shoqata turistike që të japin kontributet e tyre për t’i dhënë sa më shumë…prioritet”, tha Duka.

Edhe Besnik Gashi, operator i një agjencie turistike u shpreh se panairet e tilla janë të rëndësishme për promovimin e turizimit në vend. I njëjti u bëri thirrje institucioneve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

“Kjo është njëra ndër mundesitë më të mira për promovimin e turizmit në Kosovë dhe besoj se Kosova ka kapacitetë të mëdha për zhvillimin e turizimit. Por, ju rekomandoj institucioneve tona që të bëjën pak më shumë për turizimin e Kosovë”, tha Gashi.

Në edicionin e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023 (KIFT) po marrin pjesë mbi 200 kompani të ndryshme të turizimit me mbi dhjetë shtete. 

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja ndërkombëtare Tímea Laboda ligjëron në UBT për inteligjencën artificiale në media

Published

on

By

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me eksperten ndërkombëtare nga Budapesti, Tímea Laboda, Senior Lecturer në Institutin e Marketingut dhe Komunikimit dhe udhëheqëse e Media Workshop në Budapest Metropolitan University (METU), e cila bashkë me studentët trajtoi mundësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale.

Ligjërata me temën “Creative Media with AI: Tools and Ethics for Emerging Storytellers” u përqendrua në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në prodhimin e përmbajtjes kreative, storytelling-un vizual dhe rëndësinë e etikës në një mjedis medial që po transformohet me shpejtësi nga teknologjitë e reja.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me potencialin e AI-së në proceset kreative dhe në zhvillimin e formave të reja të komunikimit, duke diskutuar njëkohësisht edhe përgjegjësitë profesionale që shoqërojnë përdorimin e këtyre teknologjive. Vëmendje e veçantë iu kushtua raportit ndërmjet kreativitetit njerëzor, inovacionit teknologjik dhe parimeve etike në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mediale.

Aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT për të ndërlidhur mësimdhënien me zhvillimet bashkëkohore në industrinë e medias dhe komunikimit, duke u ofruar studentëve mundësi për të zgjeruar njohuritë e tyre përtej ligjëratave të rregullta dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut modern të punës.

Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit akademik, UBT synon të krijojë një mjedis mësimor të hapur ndaj inovacionit, ku studentët përfitojnë nga përvojat dhe perspektivat e ekspertëve ndërkombëtarë, si dhe nga njohja me praktikat e reja profesionale.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një veturë me targa vendore, ka hyrë në mes të kolonës së automjeteve që po shoqërohej nga policia.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari i ka sulmuar dy prej tyre, ndërsa njëri ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara