Lajmet

​Opozita për planin evropian: Kurti të jap më shumë detaje

LDK-ja dhe PDK-ja kërkojnë nga Kurti të jetë më transparent në procesin e dialogut.

Published

on

Dy partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë kryeministrin e vendit, Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë. Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur shqetësime për qëndrimet e opozitës ndaj planit evropian, disa nga partitë politike vazhdojnë ta kundërshtojnë disa pika të atij plani të pranuar të paktën gojarisht nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Dy partitë më të mëdha opozitare kërkojnë më shumë detaje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pikat që përmban plani evropian.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se kryeministri Kurti duhet të jetë më transparent lidhur me këtë çështje, derisa ka adresuar edhe një mori pyetjesh ndaj tij.

I pyetur për qëndrimet e SHBA-së kundrejt opozitës, Beqa tha se planin e sheh si pozitiv, porse sipas tij, kryeministri Kurti duhet të sqarohet më shumë.

“Ne e shohim pozitiv planin, megjithatë kryeministri Kurti ka ikur nga sqarimi, duhet të sqarojë qytetarëve, të jetë transparent për planin, edhe deputetëve. Pra, të jetë i hapur dhe mos të ikë kjo temë, sepse është kryesorja. Nuk mund të thuash sot në Kosovë që nuk është prioritet dialogu, kur të gjitha çështjet lidhen me njohje reciproke, pa pas një statut të qëndrueshëm Kosova nuk mund të krijojë as zhvillim ekonomik… Kryeministri Kurti të jetë i hapur, transparent, të tregojë çfarë ka pranuar, a duhet të ndryshohet Kushtetuta, çfarë nëse ka qenë çështje mere ose leje, çfarë ishim dëmtuar nëse e kishim lënë një çështje të tillë dhe çfarë po përfiton Kosova me pranimin e planit franko gjerman, si do të implementohet plani”, thotë Beqa.

Edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka qenë aspak transparent nga kryeministri Kurti.

Krasniqi thotë se si parti vazhdojnë të jenë kundër këtij plani, sipas saj, është pritur që të ketë një njohje përfundimtare.

“Ne si opozitë kemi prit që ky plan të ketë një njohje përfundimtare, gjithashtu kemi të paqarta se nuk është ardhë të prezantohet në Kuvendin e Kosovës, sepse i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka pas aspak transparencë dhe të njëjtit njerëz kanë kërkuar që kur kemi qenë ne në Qeveri me pas transparencë. Për ne është shumë shqetësuese neni 7 kur thuhet të ketë një vetmenaxhim të komunave serbe dhe gjithashtu thuhet të krijohet një kanal, i cili do të jetë direkt me Qeverinë e Kosovës. Për ne këto janë shumë shqetësuese dhe kryeministri Kurti duhet të vijë në Kuvend dhe të na shpjegojë nenin 7 se çfarë do të thotë vetmenaxhim dhe çfarë do të thotë të krijohet një kanal që të bashkëpunoj ose raportoj direkt Qeverisë së Kosovës… Jemi ende kundër për arsyeje se kemi prit që të ketë një njohje përfundimtare dhe jo një njohje bazë”, thotë Krasniqi.

Ajo shtoi se Kurti dialogun me Serbinë e kishte si pikë të shtatë dhe tani atë e ka vendosur si të parën.

“Gjithashtu lidhur me këtë plan janë shkelur të gjitha parimet për të cilat kryeministri Kurti ka ardhë në proces. Është shqetësuese se kryeministri e ka barazuar të pagjeturit me agresorin. Pjesën e dialogut e ka pas si pikë të shtatë të planit të qeverisjes së tij, ndërsa tani e ka si pikë të parë, ku pothuajse i ka harruar të gjitha shqetësimet dhe dikasteret të tjera që të kemi stagnim, si në shëndetësi, politikë të jashtme, ekonomi e shumë të tjera”, thotë mes tjerash Krasniqi.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, me ndermejtësimin e BE-së, do të takohën më 18 mars në Ohër. Para takimit e emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues të institucioneve dhe liderët e subjekteve politike opozitare. Këta të fundit, i ka informuar për planin e BE-së për dialogun.

Ai ka qëndruar në vizitë dy ditore edhe në Beograd, ku ka thënë se nuk ka marrëveshja pa themelimin e Asociacionit. Ai theksoi se propozimi franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan të paktën gojarisht, flet për normalizim, jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Ndëra, sot në Beograd qëndron edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq kanë pranuar gojarisht propozimin evropian, që Bashkimi Evropian e ka quajtur një marrëveshje bazë.

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Gjermani, dy shqiptare humbin jetën në një aksident të rëndë në autostradë

Published

on

By

Dy gra të reja me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, pranë Appenweier, në landin e Baden-Württembergut në Gjermani. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar detaje nga ngjarja tragjike.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në drejtim të Karlsruhe, pasi fillimisht dy automjete u përplasën gjatë një manovre të ndryshimit të korsisë me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve që vinin pas tyre të frenonin papritur. Kjo shkaktoi një tjetër aksident zinxhiror, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

Mediat gjermane raportojnë se dy gratë, të cilat po udhëtonin së bashku në një veturë, humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, autostrada A5 u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia intervenuan në vendngjarje. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Dëmet materiale vlerësohen të jenë mbi 100 mijë euro.

Identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik nga autoritetet gjermane. Sipas raportimeve të mediave, ato ishin me prejardhje nga Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë, kanosi policët dhe dëmtoi pajisje në stacion

Published

on

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarë policorë dhe ka dëmtuar pasuri brenda stacionit policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21.06.2026 rreth orës 13:30, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se i ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe brenda stacionit policor.

Gjithashtu, në një zyrë të stacionit, i dyshuari ka dëmtuar një kompjuter.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara