Lajmet

​Olaf Scholz konfirmohet si kancelar i Gjermanisë

Kabineti i tij ka në përbërje tetë ministra dhe tetë ministre.

Published

on

Olaf Scholz do të pasojë Angela Merkelin si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, pasi fitoi 395 nga 707 votat në Bundestag.

Socialdemokratët e tij (SPD), së bashku me të gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro biznesit (FDP), kanë 416 vende në parlamentin e ri me 736 vende. Scholz kishte nevojë për një shumicë prej 369 votash.

Socialdemokrati, i cili shërbeu si zëvendës i Merkelit dhe ministër i Financave në koalicionin e madh në largim, tani pritet në Pallatin Bellevue, ku presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do ta emërojë zyrtarisht atë.

Kabineti i tij i qendrës së majtë, i përbërë nga tetë ministra dhe tetë ministre, do të jetë koalicioni i parë i këtij lloji në nivel federal në Gjermani.

Aktualitet

​Nisin punimet në stadiumin e Suharekës, Kurti: Përfundon brenda 750 ditësh

Published

on

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të këtij qytetit i cili do t’i ketë mbi 6 mijë ulëse dhe do të kushtojë 11 milionë euro.

Në vënien e gurthemelit,kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se ky stadium pritet të përfundojë brenda 750 ditësh dhe do të jetë i kategorisë D sipas standarteve të UEFA-s.

“Jemi bashkë në Suharekë për vënien e gurthemelit të stadiumit i cili është i kategorisë D sipas UEFA-s, do të ketë më shumë se 6 mijë e 500 ulëse, një lajm i jashtëzakonshëm për Suharekën dhe futbollin e sportin e Kosovës. Morëm vesh që për 750 ditë do të kryhen të gjitha punimet e nevojshme në mënyrë që ashtu siç duket në projekt, të duket edhe në realitet. Ne me këtë stadium i cili e ka vlerën e gjithmbarshme të investimit rreth 11 milionë euro, lajmë një pjesë të borxhit shtetëror për këtë ekip të jashtëzakonshëm që padyshim se po frymëzon që sa më shumë të rinj e të reja të merren me sport”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i Minsitrisë së Sportit, Hajrulla Çeku, deklaroi se ky është një investim shumë i rëndësishëm për qytetin e Suharekës, derisa shtoi se investime të tilla janë pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosvës për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

“Ky investim është pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosovës, jo vetëm i ministrisë, buxheti për infrastrukturën e futbollit ka kërkuar zotim të veçantë dhe kryeministrit sepse e ka kuotuar rëndësinë që e ka futbollit për shtetin tonë. Jemi duke investuar në shumë qytete të Kosovës, disa stadiume tashmë në realizim, disa përfundojnë shumë shpejtë, të tjerat nisin ndërkohë. Jam shumë i lumtur që Suharekës po ia nisim këtë investim shumë të rëndësishëm bashkë me fushën ndihmëse që tashmë është në përfundim e sipër”, deklaroi Çeku.

I lumtur me këtë projekt u shpreh edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se ky qytet e meriton të ketë kushte shumë më të mira infrastrukturorë në sport.

Në këtë stadium pritet që ndeshjet t’i zhvillojnë skuadra e Ballkani, ajo e Suharekës por edhe klube të tjera të kësaj komunës.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

​Zyrtare: Donnarumma transferohet te Manchester City

Published

on

Manchester City e ka konfirmuar transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që e mban në “Etihad” deri në verën e vitit 2030.

Donnarumma, i njohur si një nga portierët më të mirë në botë, ka pasur një karrierë të pasur deri më tani.

Ai debutoi si 16-vjeçar me Milanin, ku zhvilloi mbi 250 ndeshje dhe fitoi Superkupën e Italisë më 2016. Në vitin 2021 kaloi te PSG, ku kontribuoi në fitimin e katër titujve të Ligue 1, dy Kupave të Francës, disa Superkupave, si dhe triumfin historik në Ligën e Kampionëve këtë vit kundër Interit.

Në nivel kombëtar, momenti i tij më i madh mbetet EURO 2020, ku me pritjet e tij në penallti i solli Italisë trofeun dhe u shpall Lojtari i Turneut.

“Është një nder i madh të nënshkruaj për Cityn dhe të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolës. Do të jap gjithçka për suksesin e klubit”,u shpreh Donnarumma.

Drejtori i futbollit, Hugo Viana, e cilësoi afrimin e italianit si një përforcim të madh për skuadrën dhe një nga portierët më të mirë në botë.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, do të mbajë ligjëratë në Hardh Talk në Rahovec

Published

on

Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama, profesor në UBT, do të marrë pjesë në ngjarjen Hardh Talk në kuadër të Festivalit vjetor “Hardh Fest”, ku do të mbajë një ligjëratë, dhe do të mbahet më 05 shtator, nga ora 15:00, në Bodrumin e Vjetër në Rahovec.

Tema e ligjëratës është: “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, një çështje me rëndësi për promovimin e potencialit të verës së Rahovecit si produkt identitar dhe ekonomik për vendin.

Ngjarja pritet të mbledhë ekspertë, prodhues vere, akademikë e përfaqësues të institucioneve, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre mbi rolin e industrisë së verës në ekonominë kombëtare, turizëm dhe imazh ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e profesorit të UBT-së, Hamez Rama, sjell një perspektivë akademike dhe profesionale në këtë debat, duke theksuar mundësitë që Kosova ka për ta kthyer verën në një markë të fuqishme për identitetin dhe zhvillimin e saj ekonomik.

Continue Reading

Aktualitet

OBSH: 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Published

on

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht ankthi dhe depresioni, të cilat janë çrregullimet më të zakonshme. Për më tepër, shqetësimi mendor është përgjegjës për mbi 700,000 vetëvrasje çdo vit, shkruan ANSA.

Pavarësisht kësaj, shpenzimet publike për shëndetin mendor kanë mbetur të qëndrueshme për vite me radhë dhe arrijnë në vetëm 2% të buxheteve totale të shëndetit. Këto janë gjetjet e dy raporteve të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik, çdo qeveri dhe çdo udhëheqës ka përgjegjësinë të veprojë urgjentisht dhe të sigurojë që kujdesi për shëndetin mendor të trajtohet jo si privilegj, por si një e drejtë themelore për të gjithë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Raportet e World Mental Health Today dhe Mental Health Atlas 2024 analizojnë ndikimin e sëmundjeve mendore dhe progresin e bërë nga vendet në zbatimin e shërbimeve të dedikuara për këto gjendje.

Gratë kanë tendencë të jenë më të prekura ku rreth 14.8% e popullsisë femërore vuan nga çrregullime mendore krahasuar me 13% të popullsisë mashkullore. Çrregullimet e ankthit janë më të zakonshmet që prekin 4.4% të popullsisë; Pas tyre vjen depresioni 4%, problemet që lidhen me aftësinë e kufizuar intelektuale 1.2% dhe ADHDme 1.1%.

/S.K/KP

 

Continue Reading

Të kërkuara