Lajmet

​OKB: Mbi 800 milionë persona do të përballen me pasiguri ushqimore

Elwaer vuri në dukje se burimet e ujit nuk janë më të qëndrueshme.

Published

on

Duke adresuar krizën globale të ushqimit e shkaktuar nga pandemia dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, ndihmësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Abdul Hakim Elwaer tha se nuk do të kishte një krizë të urisë, por një mungesë të ushqimit për një kohë të gjatë, veçanërisht në vendet me kapacitet të ulët prodhimi.

“Mbi 800 milionë banorë në botë tashmë po përballen me një pasiguri ushqimore”, tha Elwaer.

Duke folur gjatë takimit vjetor të Grupit të Bankës Islame për Zhvillim në Egjipt, ai tha se kriza e ushqimit nuk ka filluar sot, pasi rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore (MENA) është përballur me këtë krizë për një kohë të gjatë.

Ai theksoi problemet globale të vazhdueshme si mungesa e ujit dhe ndryshimet klimatike ndërsa shtoi se tashmë ekziston një mungesë e aftësisë për të prodhuar ushqim.

Elwaer vuri në dukje se burimet e ujit nuk janë më të qëndrueshme, “kështu që nuk mund të varemi nga i njëjti prodhim kulture dhe sezone korrjeje në të njëjtën kohë si gjithmonë”.

Rusia, Ukraina dhe rajoni i Detit të Zi ofrojnë alternativa të mira për furnizimin me ushqim të lirë për rajonin më të afërt të Afrikës së Veriut, që importon 80-90 për qind të grurit dhe vajit ushqimor neto.

Pas fillimit të luftës, produktet bazë ushqimore si gruri, vaji dhe sheqeri shënuan një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Çmimi i grurit u rrit nga niveli 300 dollarë në nivelin 500 dollarë ndërkohë që disa vende, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Indinë dhe Kazakistanin, pezulluan ose kufizuan eksportet e këtyre nevojave bazë.

Duke kujtuar se kriza Rusi-Ukrainë filloi gjatë procesit të rimëkëmbjes së pandemisë, ai tha se furnizimi i botës me nevojat bazë ishte pezulluar ose ndërprerë.

“Ka disa vende që ende e ndjenë veten të sigurt, por janë në panik sepse duan të gjejnë burime alternative”, theksoi ai.

“FAO po ofron këshilla për politika, të dhëna dhe informacione mbi tregun global, çmimet dhe vendndodhjet për proceset alternative dhe proceset e prodhimit vendas”, shtoi ai.

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara