Lajmet

​OEK: Rritja e çmimeve goditje edhe për ekonominë e vendit tonë

Kjo pritet të ketë ndikime negative në ekonominë e vendit tonë për këtë vit.

Published

on

Rritja enorme e çmimeve për çdo sektor është një goditje tjetër për ekonominë e Kosovës pas asaj të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Kjo krizë e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, pritet të ketë ndikime negative në ekonominë e vendit tonë për këtë vit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se parashikimet e normës së zhvillimit ekonomik për vendin që janë bërë nga institucione ndërkombëtare financiare si FMN dhe Banka Botërore, janë reale.

Megjithatë Rukiqi thotë se këto vlerësime mes 3 dhe 4 përqind të rritjes ekonomike, janë edhe një mesazh për Qeverinë e Kosovës.

“Ka vlerësime nga 2.5 prej Fondit Monetar, 3 deri 4 nga Banka Botërore, Instituti Ekonomik i Vjenës është aty afër me vlerësimet e Bankës Botërore. Por, besoj që nëse merren parasysh rrethanat është e arritshme dhe njëkohësisht është edhe mesazh që të kemi më shumë aktivitete ose shtim të investimeve kapitale, lehtësira të tjera për biznese, promovim më të madh të eksportit në mënyrë që të amortizohen efektet që po i shkakton rritja e çmimeve”, thotë Rukiqi.

Sa i përket rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, procedurat për të cilin janë në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës me rishikimin e një grupi ligjesh të tjera, Rukiqi thekson për KosovaPress se është e pranueshme për rrethanat ekonomike që i ka vendi.

“Ne konsiderojmë se paga minimale është e pranueshme për rrethanat ekonomike që i ka vendi. Ka qenë në diskutim për disa vite, këtë vit është miratuar. Ka pasur edhe një konfirmim tonën në Këshillin Ekonomik Social dhe vlerësojmë se nuk është ndonjë pengesë për bizneset që ne i përfaqësojmë”, thekson ai.

Për inflacionin që ka arritur deri në 10 përqind në vend, Rukiqi thotë se është e paprecedent për ekonominë e vendit tonë.

“Inflacioni është paprecedent për ekonominë e vendit tonë, për shkak se është goditje e dyfishtë. Goditja nga pandemia e cila e ka ndikuar fuqinë blerëse për një kohë. Normalisht është goditje tani për shkak të rrethanave nga lufta në Ukrainë, e cila tani po ndikon fuqishëm në mënyrë negative nivelin e çmimeve edhe në Kosovë. Kështu që një pjesë të produkteve ne nuk e importojmë direkt nga Ukraina, por vet tregu është çrregulluar dhe derisa ne i importojmë ato produkte në tregjet e ndryshme, edhe i marrim me çmime më të larta, kjo po ndikon negativisht në ekonominë tonë”, thotë ai.

Kryetari i OEK-ut, Rukiqi ka thënë po ashtu se rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit ka ndikuar edhe në sektorë të tjerë.

“Është pak për shqetësim, për shkak se ne i kemi një situatë që sektori i ndërtimit ndikon në shumë sektorë të tjerë. Dhe kjo do të ndikojë edhe në koston e asaj se çka blihet si patundshmëri, ose çka ndërtohet, mirëpo njëkohësisht ndikon edhe në sektorë të tjerë për shkak se mund të ndikojë në fuqinë blerëse dhe pastaj kjo zbehë performancën e sektorëve të cilët janë të lidhur me ndërtimin ose që janë në zinxhirin e sektorit të ndërtimit”, ka thënë ai.

Sa i përket krizës dhe rritjes së inflacionit në Kosovë, qeveria ka marrë vendim për ndarjen nga 100 eurove për punëtorët në sektorin e privat e publik, për pensionistët dhe studentët. Ndërkaq, 100 eurot nuk janë ndarë ende për punëtorët sektorit privat dhe studentët. 

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara