Lajmet

​OAK në bashkëpunim me USAID, paraqesin projektin për Drejtësi në Kosovë

Published

on

Diskutimi rreth Projektit të USAID për Drejtësinë në Kosovë, përmirësimi i cilësisë dhe qasjes në shërbimet e drejtësisë, përmirësimi i të kuptuarit qytetarë, angazhimi dhe besimi në sistemin e drejtësisë, paraqitja e propozimeve konkrete për ndryshimet që duhet bërë në drejtësi nga ana e bizneseve si dhe zhvillimi i inovacionit efektiv në sektorin e drejtësisë, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u trajtuan në kuadër të takimit të përbashkët me bizneset anëtare të organizuar nga Oda e Afarizimit të Kosovës në bashkëpunim me USAID.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të informoj komunitetin e biznesit të marrë pjesë aktive në bërjen e një ndryshimi pozitiv në sistemin e drejtësisë në Kosovë, përmes inovacioneve dhe kreativitetit, ku të pranishmit kishin mundësinë që të ndajnë edhe eksperiencat e tyre gjithashtu.

Në komunikatën për media nga OAK thuhet se projekti i Drejtësisë është program i cili synon të forcoj sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke aplikuar një qasje të drejtësisë të përqendruar tek njerëzit për të përmirësuar kapacitetin institucional që t’u siguroj qytetarëve qasje në shërbime cilësore dhe mjete të shumëfishta për të zgjidhur problemet e tyre të drejtësisë dhe çështjet ligjore të përditshme me të cilat këta të fundit ballafaqohen. Kjo me qëllimin e vetëm për të gjeneruar besim më të madh të publikut, në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Gjithashtu gjatë këtij sesioni, u prezantuan edhe garat e ardhshme të inovacionit në drejtësi, si dhe mundësitë që komuniteti i biznesit të marrë pjesë në gara dhe të bëhet pjesë e ndryshimeve pozitive në sistemin e drejtësisë, përmes katër raundeve të konkurseve të teknologjisë së lartë (high-tech) dhe teknologjisë së ulët (low-tech).

Ky projekt është i implementuar nga USAID dhe do të jetë në kohëzgjatje deri në Gushtin e vitit 2025.

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara