Lajmet

​Numërohen mbi 8 mijë vota me kusht, prin Vetëvendosje

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Deri në ora 12:00 janë numëruar 8 mijë e 135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.

Prej votave të numëruara, 3 mijë e 775 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 1 mijë e 526 Partisë Demokratike të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 853 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 865 vota. Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Aktualitet

Tre nga viktimat e aksidentit të rëndë në Luksemburg bëhet e ditur se janë kosovarë

Published

on

Tre kosovarë janë në mesin e pesë viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në Luksemburg, ku familjarët kanë njoftuar dhe kanë publikuar fotografitë e tre të vdekurve. Bëhet fjalë për E.K, U.B dhe U.B.

Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur dje në ora 17:00.

“Me dhimbeje te thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17:00 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, ka shkruar familjari.

 

Continue Reading

Lajmet

​Jasper Ostlund emërohet trajner i Kosovës në hendboll

Published

on

Suedezi Jasper Ostlund do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Hendboll duke e pasuar trajnerin e deritanishëm, Bujar Qerimi.

Presidenti i Federatës së Hendbollit, Edi Kolgeci tha në konferencë për media se ky është një moment shumë i rëndësishëm për hendbollin kosovar pasi që është hera e parë që në krye të këtij sporti vendoset një trajner i huaj, derisa u shpreh i bindur Ostlund do të sjellë energji të re në fushë si dhe rezultate pozitive.

Ndërsa, Ostlund theksoi se e ka pranuar me krenari dhe nder ofertën për ta drejtuar Kosovën.

Për dy vitet e ardhshme, ai tha se do të jetë sfiduese që Kosova ta krijojë një skuadër kompetitive që synon qartësisht kualifikim në kompeticione të mëdha të hendbollit si Kampionati Evropian apo Botëror.

Bashkë me Ostlund, pjesë e stafit të trajnerëve është angazhuar edhe Jasmin Zhuta nga Suedia.

/S.K/KP

Continue Reading

Aktualitet

​Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për marrje ryshfeti në Gjakovë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurit me inicialet K.V., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet K.V., më datë 25.08.2025 në Gjakovë, në cilësi të personit zyrtar – zyrtar për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit për vete në mënyrë të drejtpërdrejt i kërkon të holla të demtuarit E.C., për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit, pasi i dëmtuari kishte aplikuar për hapjen e biznesit të tij, ashtu që më datë 01.09.2025, gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës për masat e veçanta hetimore është arrestuar në flagrancë i pandehuri pasi ka pranuar shumën e të hollave prej 30 euro”, thuhet në një njoftim.

Sipas njoftimit, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.1 të KPRK-së

“I pandehuri që nga data 1 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Akanji: Interi është klubi më i madh në Itali prandaj zgjedhja ishte e lehtë

Published

on

Manuel Akanji është lojtari më i ri i Interit, pasi u transferua në ditën e fundit të merkatos. Mbrojtësi zviceran në një intervistë tha se zgjedhja për t’iu bashkuar zikaltërve ishte e lehtë.

“Interi është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Ishte e lehtë për mua të vendos,” deklaroi Akanji.

Ai theksoi se mund të përshtatet në çdo pozicion në mbrojtjen me tre lojtarë, ndërsa foli edhe për ambiciet e tij: “Shpresoj të arrijmë në finale të rëndësishme dhe këtë herë të fitojmë, ”vazhdoi ai.

Sa i përket Serie A, Akanji tha se e ndjek prej kohësh dhe mezi pret të punojë me trajnerin Cristian Chivu.

Lidhur me bashkëkombësin Yann Sommer, ai zbuloi se gardiani i Interit i kishte dërguar një mesazh mirëseardhjeje.

“Mezi pres të takoj tifozët tanë në San Siro për ndeshjen e parë në shtëpi,” përfundoi mbrojtësi zviceran.

/S.K/KP

Continue Reading

Të kërkuara