Lajmet

​Një vit e gjysmë në pushtet, opozita dhe shoqëria civile “skanojnë” Qeverinë Kurti

Qeveria Kurti është votuar në Kuvendin e Kosovës më 22 mars 2021.

Published

on

Të enjten bëhen 1 vit e gjashtë muaj prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pushtetin. Qeverisja e tij po kritikohet nga opozita, të cilët e quajnë të përgjegjshme, joefikase, madje edhe më të dobëtën që Kosova ka pasur ndonjëherë. Ndërkohë, në shoqërinë civile, thonë se ekzekutivi deri tani dështoi t’i realizojë premtimet e veta.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në qeverisje, sidomos në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike.

Asnjë nga iniciativat e tij që i ka paraparë në planin dhe programin e tij politik si Qeveri e Kosovës, ende s’ka filluar me i realizu. S’ka fillu me realizu çështjen e bankës zhvillimore, fondit sovran apo të iniciativave të tjera që i ka prezantu që lidhen në aspektin ekonomik. Në anën tjetër ka pasur një vazhdimësi të procedimit të ligjeve të cilat kanë qenë të gatshme nga qeveritë e mëhershme. Nuk shoh asnjë iniciativë të vetme të kësaj qeverie jo të përfundojë, por që ka nis të paktën në këtë periudhë 1 vit e gjysmë sa po qeverisë. Në anën tjetër, ju e shihni se në vitin e dytë qeverisës e ka buxhetin që ka miratuar vet dhe investimet kapitale s’kanë arritur të shkojnë as në 20 për qind të zbatimit të tyre. Papërgjegjshmërinë dhe joefikasitetin e madh të kësaj qeverie e shihni në implementimin e vet projekteve dhe prioriteteve të saj. Kjo nuk është e zonja me implementu as projektet të cilat i ka përcaktuar vet dhe buxhet për të cilat ka… Në sektorin energjetik kemi pësuar dëme të mëdha, paaftësia e njerëzve në kuadër të qeverisë, qoftë ata që janë deleguar në KEK, apo në MZHE që e mbulojnë sektorin e energjisë në vendin tonë është një paaftësi e madhe e tyre e cila po i kushton Kosovës, qoftë në importimin e energjisë apo efikasitetin në prodhimin e energjisë. Në fund të ditës është qytetari që po pëson shumë, qoftë me reduktime apo ngritjen e energjisë elektrike”, thotë ai.

Më i ashpër në kritika është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili thotë se Qeveria Kurti është më e dobëta që Kosova ka pasur ndonjëherë dhe se është zhgënjimi më i madh që ka ndodhur në vend.

Absolutisht asnjë premtim nuk është realizuar. Është zhgënjimi më i madh që ka ndodhur në Kosovë ndonjëherë. Është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë. Është qeveria që asnjëherë nuk i ka dalë zot premtimeve dhe deklarimeve të veta. Kjo ka qenë plotësisht e pritshme për mua, por persona të caktuar, qytetarë dhe politikanë të caktuar kanë pasur pritje. Unë nuk kam pasur, kam bërë të qartë që nga fillimi se do jetë një zhgënjim i madh me këtë qasje të qeverisjes, njerëz të papërvojë në qeverisje, njerëz që kanë ardhur në qeverisje duke përdorur çdo kauzë për të kërkuar mbështetje qytetare, në mënyrë jofisnike, duke bërë garë për jetë a vdekje ndaj kundërshtarëve politikë. Tash janë në qeverisje, por nuk kanë asgjë për ofruar. Unë shpresoj se kjo qeverisje nuk vazhdon gjatë dhe njerëzit duhet të përballen me të vërtetat dhe të marrin vendimet e duhura”, thekson Hoti.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli, thotë se Qeveria Kurti s’ka një realizim të punëve në nivel të shpejtë, përkundër premtimeve të mëdha.

Si progres ajo e përmend sektorin e drejtësisë, në miratimin e projektligjeve të ndryshme, mirëpo thotë se në shëndetësi dhe politikë të jashtme ka pasur ngecje.

Premtime kemi pasur shumë më shumë se çka kemi pa realizim të atyre premtimeve, pavarësisht se disa kanë filluar. Ne kemi parasysh se asnjë qeveri s’ka shkop magjik që të bëjë mrekulli në një kohë të shkurtër, por disa gjëra kanë filluar. Por nuk mund të themi se kemi pa një realizim të punëve në një nivel shumë më të shpejtë, përkundër faktit se kemi pasur premtime shumë të mëdha… Kemi nisma legjislative shumë, kemi shumë ligje që po pësojnë ndryshime, disa janë duke bërë prej fillimit. Kjo është një prej punëve që është bërë dhe është me e theksuara aktualisht. Mirëpo, mos të harrojmë se kemi një Ministri të Shëndetësisë, ku nuk po shihet puna askund. Andaj ne me padurim po presim që vet ministrat t’i thonë këto katër-pesë sukseset e tyre gjatë kësaj periudhe sepse vërtet janë shumë të pakta. Ne kemi pa ministri që në planin e punës shkruan me qindra aktivitete, por realizimi i tyre në realitet është i vogël. Prandaj duhet planifikuar aq sa kanë mundësi dhe kapacitete për të realizuar dhe jo vetëm për të vendosur në plan të punës fontanë dëshirash që janë vështirë të realizueshme… Edhe sa i përket politikës së jashtme nëse e shohim tek njohjet këtë rast nuk ka ndonjë njohje të re”, thotë ajo.

Javën e kaluar, kryeministri Kurti kërkoi nga ministrat e tij që të paraqesin katër-pesë të arriturat e tyre gjatë 1 viti e gjysmë sa janë në pushtet. Qeveria Kurti është votuar në Kuvendin e Kosovës më 22 mars 2021.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara