Lajmet

​Një test interesant zbulon se çfarë ngjyrash ka shpirti juaj

Mund të ketë ngjyra të ndryshme, në varësi të karakterit tuaj.

Published

on

Merrni këtë test interesant dhe zbuloni se çfarë ngjyre ka shpirti juaj.

Përveç pamjes së jashtme dhe asaj që është e dukshme për të gjithë, besohet se ekziston ajo qenie e brendshme, primordiale, dhe ai është shpirti.

Mund të ketë ngjyra të ndryshme, në varësi të karakterit tuaj, dhe ju e zgjidhni testin dhe zbuloni nëse shpirti juaj është i verdhë, blu apo i kuq dhe çfarë do të thotë në të vërtetë ajo ngjyrë.

1. Çfarë bëni në fundjavë?

A Lexoj libra dhe shikoj dokumentarë.

B Unë eci në natyrë.

C Çfarë dua në atë moment.

2. Në cilin vend mitik do të dëshironit të shkonit?

A Një nëntokë

B Qyteti Smerald

C Një pyll përrallor

3. Një grua e moshuar po përpiqet të kalojë rrugën. Çfarë do të bësh?

A Unë do të buzëqesh dhe do ta pyes nëse ka nevojë për ndihmë. Të moshuarit janë vërtet të këndshëm.

B Unë do të shoh se sa kohë ajo duhet të kalojë.

C Unë nuk do të ndërhyja, ndoshta ai do të më japë një problem ose do të fillojë një histori të mërzitshme.

4. Shihni një qen të humbur në rrugë, çfarë do të bëni?

A Unë do t’i kërkoj familjes ta marrë atë.

B I bëj foto dhe i shpërndaj në rrjetet sociale për të gjetur pronarin.

C Ndoshta është braktisur, nuk do ta prekja.

5. Cilët libra ju pëlqen të lexoni më shumë?

A Triler emocionues dhe romane aventureske

B Asgjë, nuk kam ndonjë preferencë të veçantë

C Diçka informative dhe edukative

6. Kafsha juaj e preferuar është…

A Brejtësi

B Delfini

C Qeni

7. Ëmbëlsira juaj e preferuar është…

A Fruta

B Tortë me çokollatë

C Ëmbëlsirë

Zgjidhjet

Shumica e përgjigjeve nën A

Shpirti juaj është i verdhë. E verdha është ngjyra e diellit, shoqërohet me gëzim, lumturi, mirëkuptim, energji. Për fat, jeni ju. Është ngjyra më e lumtur nga të gjitha. Ju prisni të ndihmoni të tjerët dhe ky është misioni juaj. Shpesh ua ndriçoni ditën të tjerëve, madje edhe atyre që nuk janë aq të dashur për ju. Megjithatë, kini kujdes, sepse ecja në retë mund t’ju kthehet në mënyrë të keqe.

Shumica e përgjigjeve nën B

Shpirti juaj është blu! Ajo lidhet me elegancën, fuqinë, misticizmin, sekretet, paqen. Edhe pse shumë e konsiderojnë të ftohtë, në një farë mënyre është simbol i bukurisë. Jeni të lumtur që jeni vetëm dhe kënaqeni. Ju qëndroni mënjanë, por dini si të ndihmoni kur është e nevojshme. Ju gjithmonë dalloheni nga turma.

Shumica e përgjigjeve nën C

Shpirti juaj është i kuq! E kuqja është ngjyra e zjarrit dhe e gjakut, prandaj lidhet me forcën, fuqinë, luftën, vendosmërinë, pasionin, dashurinë… Ju jeni një zjarr i gjallë. Reagoni ngrohtësisht dhe miqësore, por vetëm kur trajtoheni mirë. Por nëse dikush përpiqet t’ju mashtrojë, le të presë një zjarr!

Vendi

Qeveria procedon dy projektligje: Çmimet tavan dhe sigurimet shëndetësore

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar dy projektligje që i ka cilësuar si jetike për qytetarët në mbledhjen e tetë të radhës së ekzekutivit.

Bëhet fjalë për Projektligjin për çmimet tavan për produktet bazë dhe atë për sigurimet shëndetësore, reforma këto që sipas kreut të qeverisë, synojnë mbrojtjen e xhepit dhe shëndetit të qytetarëve.

Sa i përket rregullimit të tregut, Kurti ka theksuar se Ligji për çmimet tavan do të shërbejë si mburojë në kohë krizash ekonomike.

Sipas tij, ky ligj “garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë”, duke u bërë një barrierë kundër abuzimeve në treg. Kryeministri shtoi se përmes kësaj nisme “parandalohen spekulimet dhe fitimet e pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve”, si dhe sigurohet një “reagim i shpejtë institucional kur tregu destabilizohet”.

Një risi e këtij ligji, sipas Kurtit, është krijimi i një mekanizmi të ri mbikëqyrës.

“Për herë të parë krijojmë mekanizëm të pavarur, bordin i cili vendos mbi bazën e të dhënave dhe interesit publik,” u shpreh ai, duke shtuar se mungesa e një rregullimi të tillë deri më tani u ka kushtuar shtrenjtë qytetarëve.

Në anën tjetër, mbledhja e qeverisë shënoi edhe rikthimin e një prej reformave më të diskutuara në sektorin e shëndetësisë.

Kurti bëri të ditur se po e risjellin Projektligjin për sigurime shëndetësore, i cili ishte sfiduar më parë në Gjykatën Kushtetuese nga opozita.

“Sot po ashtu po e risjellim edhe një tjetër ligj jetik për qytetarët dhe shëndetësinë publike,” tha Kurti, duke nënvizuar se qeveria do t’i qëndrojë besnike premtimeve të dhëna. Ai e cilësoi këtë nismë si një shtyllë të fortë për shtetin, duke deklaruar se: “Kjo reformë e bën shtetin më të fortë në përmbushjen e detyrimit themelor në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”.

Këto dy projektligje tani pritet të kalojnë në procedurat e mëtutjeshme parlamentare, ku pritet të ketë debate mes pozitës dhe opozitës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

lajme

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Të kërkuara