Lajmet

​Një rrugë malore zbulon jetën e egër të paprekur në Ballkan

Vargmalet prej rreth 300 kilometrash përfshijnë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Published

on

Vargmalet e Ballkanit Perëndimor mbajnë mbi shpinë një pjesë të historisë evropiane, shkruan Siobhan Warwicker për revistën e njohur “National Geographic”.

Tani, një shteg i ri ecjeje në distanca të gjata shpreson të ndajë trashëgiminë e kësaj zone që dikur ishte e mbyllur për botën për shkak të një sërë konfliktesh në shekullin XX.

Vargmalet prej rreth 300 kilometrash përfshijnë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i drejtohen një prej liqeneve më të thellë dhe më të vjetër të kontinentit.

Në rreth 2 mijë e 700 metra lartësi gjejmë një “mbretëri” të mjegullt majash të pafundme të gjelbra, të mbushura me kullota dhe të kryqëzuara nga përrenj.

Shumë nga rrugët e përdorura sot u ndërtuan fillimisht nga karvanet romake në shekullin II para Krishtit.

Ndërkohë, një projekt i quajtur ”High Scardus”, i konceptuar në vitin 2016, vetëm tani ka përfunduar plotësisht për ekskursionistët.

Vendet e bukura e spektakolare tashmë janë skeduar. Shtëpizat janë shndërruar në bujtina.

Gjatë luftërave jugosllave të fundit të shekullit XX, kreshtat e Ballkanit Perëndimor siguruan pika strategjike vëzhgimi ushtarake. Në konfliktin që pasoi në Kosovë (1998-99), minat tokësore ishin të përhapura përgjatë kufirit alpin Kosovë-Shqipëri.

Kosova u shpall e lirë nga minat tokësore në vitin 2001, por malet ishin ende larg turistëve.

Dekada më vonë, gjërat po ndryshojnë.

“Ne duam që njerëzit ta dinë se Kosova ka një të kaluar të trishtuar dhe të vështirë, por ne tani po punojmë shumë që të bëhemi destinacion për udhëtarët, për t’i treguar botës natyrën dhe kulturën tonë të mahnitshme”, thotë Taulant Hoxha, i cili ishte fëmijë në qytetin e Prizrenit gjatë luftës së Kosovës.

Ai tani është një sipërmarrës i shërbimit të guidave malore “Super Xplorers” dhe gjithashtu i përfshirë në krijimin e projektit “High Scardus”.

Duke kaluar disa nga malet më pak të vizituara të Evropës, shtegu kalon nëpër gjashtë parqe kombëtare, dy në Maqedoninë e Veriut, një në Kosovë dhe tre në Shqipëri.

“Qëllimi ishte të krijonim ndoshta shtegun më të mirë në botë me vende dhe mjedise të shumta”, thotë Ekrem Hyseni, një menaxher projekti për GIZ, një filial zhvillimor ndërkombëtar i qeverisë gjermane që ndihmoi në zhvillimin e shtegut.

Për të eksploruar të gjitha vendet rekomandohet që të përfundohen të 20 fazat e ecjes me udhërrëfyes, por do të duheshin 20 ditë. Për më tepër, çdo vend lejon vetëm qytetarët vendas të punojnë në shteg, kështu që alpinistët duhet të punësojnë udhërrëfyes të shumtë gjatë udhëtimit.

Shtegu fillon në Maqedoninë e Veriut, në shtëpizën malore të Ljubotenit, e restauruar së fundmi, një shtëpizë alpinistësh e viteve 1930, e vendosur në fshatin e vogël Staro Selo.

Nga këtu, itinerari gjurmon kufirin mes Kosovës dhe MV në malet e Sharrit, përpara se të të çojë në Brezovicë, një vendpushim skish në Kosovë.

Ekskursionistët ndjekin shtigjet e vogla, shpesh të ngatërruara nga tokat përgjatë brigjeve veriore të Sharrit.

Rruga vazhdon përmes fushave dhe pllajave deri në majën e malin e Korabit (2 750 metra), maja më e lartë si në Shqipëri.

Gjatë rrugës, bujtina si ”Sabriu” dhe ”Korabi” në Shqipëri mirëpresin udhëtarët për të përjetuar zakonet vendase dhe për të provuar djathë deleje dhe raki.

Faza e fundit i çon alpinistët përmes parkut kombëtar “Galicica” të Maqedonisë së Veriut deri në Shën Naum, një manastir i famshëm në bregun e liqenit të Ohrit.

Rajoni i Ohrit është një nga 28 vendet globalisht që i është dhënë statusi i Trashëgimisë Natyrore dhe Trashëgimisë së UNESCO-s për liqenin 1.3 milionë vjeçar, një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në botë.

Në rrugëtim mund të gjenden edhe relike të tjera të historisë së shekullit XX të Ballkanit Perëndimor, si bunkerët antibërthamorë të ish-diktatorit Enver Hoxha në të gjithë Shqipërinë, një mitraloz në Maqedoninë e Veriut dhe strukturat e braktisura të stilit sovjetik në Kosovë.

Programet e trajnimit dhe grantet kanë ndihmuar në zhvillimin e bujtinave përgjatë shtegut dhe kanë nxitur interesin e aktorëve lokalë për të investuar në zonat rurale që rrethojnë shtegun.

“Pas vitesh planifikimi, zgjedhjes së shtigjeve, krijimit të rrugëve dhe bisedës me pronarët e bujtinave dhe tokave rreth shndërrimit në turizëm, tani më në fund ndihet si një realitet”, thotë Stephan Lieb-Lind, një nga ideuesit e projektit ”High Scardus”, transmeton ATSh.

“High Scardus nuk është më një ide, por një projekt konkret”, shton ai.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara