Kronikë e zezë

​Një person në Ferizaj voziste automjetin me armë në dorë ndalohet nga policia

I dyshuari po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja.

Published

on

Policia ka njoftuar se në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet.

I dyshuari po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja.

Policia bën të ditur se pasagjerit me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë.

“Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve , ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar. Gjatë legjitimimit të personave, kontrollimit të tyre dhe automjetit, tek pasagjeri me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri ( pistoletë ), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara