Lajmet

​Një operacion me teknologji të re robotike u krye me sukses në Vjenë

Kirurgjia robotike prej vitesh është pjesë e pandashme e kirurgjisë.

Publikuar

Një nga operacionet e para në botë me teknologji të re robotike është kryer në Klinikën Universitare për Otorinolaringologji në Vjenë.

Siç njoftuan zyrtarisht nga qyteti i Vjenës, gjatë implantimit, pajisja mundësoi qasjen e saktë në veshin e brendshëm plotësisht automatikisht dhe minimalisht invazivisht.

Kirurgjia robotike prej vitesh është pjesë e pandashme e kirurgjisë. Robotët përdoren si një krah i zgjatur i kirurgut dhe transmetojnë lëvizjet e tyre në hapësirën më të vogël të mundshme. Teknologjia e re me të cilën është kryer operacioni në Vjenë funksionon pa kontroll manual, por tërësisht automatikisht me ndihmën e një sistemi navigimi preciz.

“Teknologjia e re mund të krahasohet me një autopilot në një aeroplan. Si autopilot dhe robot, ai punon me një sistem navigimi preciz, i cili përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për veshin e brendshëm në të cilin vendoset implanti. Roboti fillon dhe funksionon në mënyrë të pavarur, pa kontroll”, shpjegoi Wolfgang Gstottner nga Klinika e Otorinolaringologjisë.

Megjithatë, sistemi sigurisht që nuk funksionon plotësisht pa ndërhyrjen e faktorit njerëzor. Para operacionit bëhet një model tredimensional i veshit të brendshëm në bazë të tomografisë së kompjuterizuar. Nëse llogaritet se roboti ka qasje të papenguar në vesh, se nuk godet arteriet apo nervat, është i mundur operacioni. Kirurgu duhet vetëm të bëjë një prerje pas veshit dhe të vendosë implantin.

Roboti stërvitet gradualisht dhe kontrolli kryhet ndërmjet procedurave individuale.

Nëse disa nga vlerat nuk janë të favorshme për pacientin, roboti automatikisht ndalon operacionin, i cili më pas vazhdohet nga kirurgu.

Teknologjia e robotit “Hearo” është zhvilluar nga kompania zvicerane e teknologjisë mjekësore Cascination së bashku me kompaninë e teknologjisë mjekësore nga Innsbruck Med-El, njoftoi qyteti i Vjenës.

Lajmet

Parlamenti danez refuzon propozimin për njohjen e shtetit palestinez

Publikuar

nga

Parlamenti i Danimarkës hodhi poshtë të martën projektligjin për njohjen e shtetit palestinez, pasi sipas ministrit të jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, parakushtet e nevojshme për një shtet të pavarur mungojnë.

Të martën, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin palestinez. Projektligji danez u propozua për herë të parë në fund të shkurtit nga katër parti të krahut të majtë.

“Ne nuk mund të njohim një shtet të pavarur palestinez, për të vetmen arsye se parakushtet nuk ekzistojnë realisht”, tha ai kur projektligji u diskutua për herë të parë në parlament në muajin prill./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

nga

Me 76 vota për, 6 kundër asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gashi përmes një postimi në Facebook, i ka falënderuar për mbështetje, të gjithë.

“Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai.

Lidhur me zgjedhjen e tij, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjuifca duke e uruar.

“Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare. Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje”, ka shkruar Konjufca.

Sipas tij shqiptarët janë jo vetëm shenjë demografie, por edhe demokracie në politikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj aksi mes lirisë dhe barazisë së qytetarëve sipas Konjufcës u respektua me zgjedhjen e Gashit si kryeparlamentar, duke lënë pritshmërinë e vijimit në frymën gjithëpërfshirëse.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dita Botërore e Higjienës Menstruale, kërkohet të hiqet taksa për produktet esenciale

Publikuar

nga

Me fushatën “Peceta nuk është luks”, Qendra për Informim Kritik dhe Aksion (QIKA), në ditën ndërkombëtare të higjienës, kanë nisur kampanjën një javore me qellim të heqjes së taksës 18% nga institucionet e Kosovës për pecetat menstruale.

Sipas organizatores nga QIKA, Medinë Dauti, është shumë e rëndësishme që taksa të hiqet pasi siç ka thënë ajo, pecetat menstruale nuk duhet të konsiderohen si tabu apo luks por duhet të jenë të qasshme për secilën femër falas ose zvogëlim të taksës për këto produkte.

“Kjo taksë përpos që është seksiste, njëkohësisht i konsideron produktet menstruale si produkte luksi, ne që katër vite radhazi jemi duke kërkuar të hiqet kjo taksë ose të paktën me u zvogëlu meqenëse qasja në produkte menstruale nuk duhet konsideruar si luks por domosdoshmëri për secilën grua apo vajzë ose person që menstruon. Sot kemi dal me shpërnda peceta menstruale falas në shesh”, tha ajo.

Ajo gjithashtu ka theksuar se QIKA, është munduar në katër vitet e fundit të krijojë fushata për heqjen e stigmatizimit për ciklin menstrual dhe për Dautin e rëndësishme është që edhe institucionet të merren me zgjedhjen e këtij problemi sa më shpejt.

“Kemi dalë në shesh për ta festuar ditën ndërkombëtarë të higjienës menstruale, QIKA për të katërtin vit radhazi organizon kampanjën e cila është një javore, kampanja titullohet fushata kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve njëkohësisht në kuadër të kampanjës kemi specifikisht fushatën që e zhvillojmë “peceta nuk është luks” ku përmes kësaj kampanje ne bëjmë thirrje në institucione të Kosovës për ta hequr taksen prej 18% që i taksojnë produktet menstruale”, tha ajo.

Ndërsa për disa nga qytetarët, këto kampanja që janë ndërmarrë nga organizata QIKA janë mjaft të qëlluara dhe e përqafojnë idenë e krijuar për shpërndarjen e pecetave menstruale falas për femrat.

Për Shefkie Deliun kjo kampanjë është e mirë dhe duhet të vazhdohet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të bëhet përkrahje më e madhe për gjininë femërore në lidhje me ciklin menstrual.

“Unë jam e gëzuar që po dilni kështu e po i përkrahni femrat, shumë, shumë. Ma mirë nuk ka”, tha ajo.

“Kampanja kundër varfërisë dhe stigmatizimit të menstruacioneve”, do të vazhdojë të jetë e qasshme për qytetarët për një javë ditë rresht, në të cilën do të jepen peceta menstruale falas me qëllim të ndërgjegjësimit dhe heqjes së tabuve në lidhje me ciklin menstrual.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, shkak punimet në hekurudhë

Publikuar

nga

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit.

Bllokimi i këtij segmenti sipas njoftimit bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë – pjesa jugore e hekurudhës 10 Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Nëpër autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera thuhet se mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami” ku përjashtohen mjetet e rënda.

Ky vendim i cili hyn në fuqi nga sot, do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara