Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për një të dyshuar për rastin “Brezovica”

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “marrja e ryshfetit në ndihmë”.

Në njoftim thuhet se Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në “bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë”, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.

Njoftimi i Gjykatës së Ferizajt:

Ferizaj, 14 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara