Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e të miturës

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një rast i dhunimit ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture.

“Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Në këtë komunikatë thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer dhunimi ndaj të miturës. 

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një rast i dhunimit ka ndodhur të dielën në Prishtinë, porse nuk është cekur mosha e viktimës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë. 

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara