Lajmet

​Një konglomerat turk blen Ferronikelin

Bëhet fjalë për grupin YILDIRIM.

Published

on

Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë. Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it zotëroheshin nga Grupi BALFIN. Njoftimi u bë nga kompania që thotë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për një tranzicion të qetë.

“NewCo Ferronikeli” është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. “NewCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth.

YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit.

“Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë ‘NewCo Ferronikel’-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM. Me këtë rast, dega e Grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e Ferrokromit me Karbon të Lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të Kromit me Kualitet të Lartë dhe sektorin minerar”, thuhet në komunkatë.

Kompania tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA.

YILMADEN Holding punëson mbi 7,500 punonjës në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës.

Me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global. Grupi industrial botëror ka një prodhimtari të diversifikuar mirë, duke qenë aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private. YILDIRIM operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 18,000 njerëz anembanë botës.

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Vendi

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

lajme

Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

Published

on

By

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.

Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.

Continue Reading

Lajmet

“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”

Published

on

By

Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.

Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”

Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:

“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”

Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.

Continue Reading

Të kërkuara