Lajmet

​Një i vdekur dhe 860 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht janë 6 mijë e 925 raste aktive me COVID-19.

Published

on

Një person ka vdekur dhe 860 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 1 mijë e 155 pacientë. Aktualisht janë 6 mijë e 925 raste aktive me COVID-19./UBTNews/

Lajmet

KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat që do të diskutohen

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në ora 13:30 do të mbaj mbledhje.

Si pikë e rendit të ditës do të jetë njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin.

Poashtu do të ketë njoftim për afatin e aplikimit për periudhën e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit për periudhën e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimi.

Si pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe miratimi i planit të rekrutimit për stafin e përkohshëm/faza e gjashtë.

Continue Reading

Bota

Turqia do të lejojë partinë pro-kurde të vizitojë liderin e burgosur të PKK-së

Published

on

Turqia ka vendosur të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me kurdët, duke lejuar Partinë Demokratike të Popullit (HDP), një parti pro-kurde në parlament, të vizitojë Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Vizita e shumëpritur do të zhvillohet në burgun e sigurisë së lartë në ishullin Imrali, një zhvillim historik pas gati një dekade bllokimi.

Sipas gazetës pro-qeveritare Sabah, delegacioni i HDP pritet të shkojë në ishull të enjten ose të premten, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin e gjatë 40-vjeçar ndërmjet shtetit turk dhe PKK-së, grup i shpallur si i jashtëligjshëm. Burime të gazetës nuk janë bërë të ditura, por ky vendim është përshëndetur si një hap drejt dialogut.

Vendimi për të lejuar këtë vizitë erdhi pas propozimit të një aleati të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ky veprim shihet si një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të hapur rrugën për paqe në një konflikt që ka marrë mijëra jetë ndër vite.

Ndërkohë, analistët vëzhgojnë me kujdes zhvillimet, duke theksuar se dialogu i tillë mund të sjellë një qasje të re në politikën turke ndaj kurdëve, veçanërisht në një kohë kur çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kërkojnë stabilitet të brendshëm. Ky zhvillim vjen në një moment kritik për Turqinë, ndërsa vazhdon të ballafaqohet me sfida politike dhe tensione të brendshme./Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

Published

on

By

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.

Sipas njoftimit, me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

“Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Edhe një aktakuzë për krime lufte

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet G.V, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri G.V është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara