Shëndeti

​Nivelet e ulëta të vitaminës B9 lidhen me rrezikun e zhvillimit të demencës

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, e njohur më mirë si folat, janë lidhur gjithashtu me vdekjen e parakohshme.

Published

on

Një rrezik më i lartë i zhvillimit të demencës është vërejtur te të moshuarit me nivele të ulëta të vitaminës B9, ka treguar hulumtimi.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, e njohur më mirë si folat, janë lidhur gjithashtu me vdekjen e parakohshme.

Ekspertët nga ShBA dhe Izraeli thanë se nivelet e folatit te të moshuarit duhet të monitorohen në mënyrë rutinore dhe, nëse është e nevojshme, të kompensohen për mungesën. Folati ndihmon trupin të prodhojë qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut dhe mund të gjendet në disa ushqime.

Studimi, i botuar në revistën “Evidence Based Mental Health”, u krye në Izrael në më shumë se 27.000 njerëz, të moshave 60 deri në 75-vjeç. Asnjë nga grupi i të anketuarve nuk kishte një diagnozë të demencës përpara fillimit të studimit dhe ata dhanë mostra për të përcaktuar nëse kishin mungesë folate.

Gjendja e tyre u monitorua nga janari 2013 deri në tetor 2017 për të përcaktuar nëse do të zhvillonin demencë. Mungesa e folatit u vu re në 3418 subjekte.

Studiuesit kanë zbuluar se mungesa e folatit është e lidhur me një rrezik në rritje të konsiderueshme të demencës dhe vdekjes në përgjithësi. Pak më shumë se 1.5 herë rreziku i zhvillimit të demencës dhe trefishi i rrezikut për të vdekur gjatë periudhës së ndjekjes u vu re te njerëzit me mungesë folate.

“Përqendrimet e folatit mund të funksionojnë si një biomarker për modifikimin e rrezikut të demencës dhe vdekshmërisë në pleqëri. Implikimet për politikën e shëndetit publik përfshijnë monitorimin e niveleve të folatit te të moshuarit, futjen e masave parandaluese si pjesë e një strategjie terapeutike të zbatuar dhe monitorimin e rregullt të rezultateve klinike të pacientëve,” thanë autorët e studimit.

Gratë shtatzëna më parë këshillohen të marrin folate sintetike në formën e acidit folik. Kjo nxit zhvillimin e trurit, kafkës dhe palcës kurrizore të fëmijës për të shmangur defektet e tubit nervor, siç është spina bifida.

Hulumtimet e reja tregojnë se kjo politikë mund të ketë përfitime të tjera. Shumica e të rriturve dhe fëmijëve mund të marrin acid folik, por nuk është për të gjithë. Njerëzit me kushte të caktuara, si ata me kancer, mungesë të vitaminës B12, që i nënshtrohen dializës së veshkave dhe pacientëve me implante stentë, këshillohen të konsultohen me mjekun përpara se të marrin suplemente.

Continue Reading

Shëndeti

Pse shfaqen strijat në lëkurë?

Published

on

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.

Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit për arsye të ndryshme, këputen. Këputja shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.

Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:

Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.

Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini nga pesha. Adoleshentët mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.

Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:

Jeni grua;

Keni në familje njerëz që kanë strija;

Jeni shtatzënë;

Jeni mbipeshë;

Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë.

Këshillë: Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Published

on

Buka ka qenë për mijëra vite një ushqim bazë në tryeza, por në kohët moderne ajo është kthyer në qendër të debateve shëndetësore.

Ndërsa shumë e konsiderojnë të domosdoshme, të tjerë e shohin si shkaktare të shtimit në peshë apo problemeve me sheqerin në gjak.

Një nga çështjet më të diskutuara është cilësia e bukës. Buka e bardhë, ndonëse e shijshme dhe e butë, përmban më pak fibra dhe proteina, ka indeks të lartë glicemik (IG), çka nënkupton se rrit nivelin e sheqerit në gjak më shpejt dhe më lart se shumë ushqime të tjera.

Kjo mund të ndikojë negativisht në nivelet e energjisë, kontrollin e urisë dhe madje të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2 në disa individë.

Nga ana tjetër, buka integrale, sidomos ajo e bërë nga drithërat, ofron më shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e pasur me fibra, proteina, minerale dhe karbohidrate komplekse që treten ngadalë, duke ndihmuar në mbajtjen e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe në ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë.

Një alternativë tjetër është buka e thekrës, e cila rekomandohet për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe mungesës së grurit. Ajo ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe shqetësimeve në sistemin tretës. Prodhimi industrial i bukës shpesh përfshin konservues dhe aditivë, ekspertët bien dakord se konsumimi i bukës nuk është i dëmshëm në vetvete përkundrazi, varet nga lloji i bukës, përbërësit e saj dhe sasitë e konsumuara.

Udhëzimet dietike amerikane lejojnë deri në gjashtë feta bukë në ditë në një regjim prej 1,800–2,000 kalorish, por theksojnë rëndësinë e zgjedhjes së bukës me drithëra të plota dhe me përmbajtje të ulët të kripës e sheqerit të shtuar.

Continue Reading

Shëndeti

Zbulohet trajtimi për alergjinë e fëmijëve nga kikiriku

Published

on

Siç e di çdo prind që ka fëmijë me alergji ndaj kikirikut, ju duhet të jeni jashtëzakonisht vigjilentë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur fëmijët janë mjaft të rritur për të ditur si të shmangin kikirikët dhe ushqime të tjera potencialisht të pasigurta, ekziston mundësia e ekspozimit aksidental.

Pasojat mund të jenë të ndryshme nga kruajtja deri tek dhimbjet e barkut dhe tronditja anafilaktike, gjë që është e tmerrshme për një prind qoftë edhe ta mendojë. Por një studim i ri po ofron shpresë për parandalimin e reaksionit të rëndë alergjik.

Edwin Kim MD, një profesor ndihmës i mjekësisë në UNC School of Medicine, ka dy fëmijë me alergji nga arrorët dhe e di sa e frikshme mund të jetë për prindërit.

Ai drejtoi studimin për këtë imunoterapi sublinguale, e cila ndihmon në desensifikimin e sistemit imunitar në sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut.

Procesi përfshin vendosjen e një sasie të vogël të proteinave të lëngshme të kikirikut nën gjuhë, që përthithen menjëherë në rrjedhën e gjakut. Mjekët fillojnë me sasi shumë të vogla, pastaj e rritin ngadalë me kalimin e kohës.

Kim paralajmëron që edhe në një skenar të rastit më të mirë, kjo nuk do të shërojë alergjitë e askujt.

Ka pasur disa efekte anësore të vogla me SLIT, por asgjë të dëmshme: Më e zakonshme ishte kruajtja përreth gojës, e cila zgjati rreth 15 minuta dhe nuk kërkonte ndonjë trajtim. Studimi u bë gjatë një periudhe prej disa vitesh dhe efektet e vogla anësore nuk e trembin asnjë nga pjesëmarrësit.

“Pjesëmarrësit e SLIT toleruan midis 10 e 20 herë më shumë proteina të kikirikut sesa do të duhej që dikush të sëmuret”, tha Kim. Ai dhe ekipi i tij po studiojnë gjithashtu SLIT në fëmijët e moshave 1 deri në 4 vjeç, sepse të dhënat sugjerojnë se fëmijët më të vegjël kanë një përfitim më të fortë dhe më të qëndrueshëm për imunoterapinë.

“Ne përqendrohemi në idenë se nuk ka asnjë ilaç të përsosur për alergjinë ushqimore,” paralajmëroi ai. “Do të duhet të ketë shumë vendime të përbashkëta midis mjekëve, pacientëve dhe prindërve se cila metodë e trajtimit është më e mira për secilin pacient”.

Ndërsa nuk mendon se kjo do t’i ndihmojë të gjithë, beson se do të ndihmojë disa dhe për prindërit e shqetësuar, ky mund të jetë një lajm shumë i mirëpritur

Continue Reading

Shëndeti

Si të largoni celulitin me disa hapa të lehtë?

Published

on

Format për të luftuar celulitin variojnë nga ato natyralet deri tek ato mjekësoret. Për të evituar efektin e këmbëve apo duarve që ngjajnë si lëkura e portokallit ndiqni mënyrat e duhura.

Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale.

Celuliti formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt duke formuar kështu toptha dhjami.

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, pini rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër e thjeshtë e shkrurjes së dhjamit të celulitit është edhe ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuarnë pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin?

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë e stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.

Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.

Kafe me limon

Ju ndihmon kundër simptomave të celulitit, merni llumin e kafesë e bashkoni me lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me të limonit e lëreni të pushojë 10 minuta. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore. Sasinë e kafes vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni.

Përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni. Bëni këtë trajtim tre herë në javë gjatë dushit, shpërlani lëkurën me ujë. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara