Lajmet

​Nisin diskutimet për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim 2030

Published

on

Strategjia e re Kombëtare për Zhvillim 2030 po kërkohet të jetë në kuadër të orientimeve dhe programit të qeverisë aktuale – Kurti. Përmes një diskutimi virtual të organizuar nga Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 u tha se ekzekutivi duhet të ketë prioritet këtë strategji, pasi synon të vendosë objektiva afatgjata rreth sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, social, mjedisor dhe anëtarësimit të Kosovës në BE. Por fillimisht u kërkua të bëhet një vlerësim mbi arritjet dhe dështimet e Strategjisë aktuale të Zhvillimit Kombëtar 2016-2021. Derisa u tha se në planifikimin e ri duhet të pasqyrohen edhe pasojat nga pandemia Covid-19.

Hulumtuesi i lartë në Institutin GAP, Blend Hasaj tha se kjo strategji do të shërbejë si udhërrëfyes për strategjitë e tjera sektoriale dhe planet qeveritare.

Derisa e bëri publik raportin për strategjinë aktuale, Hasaj tha nuk janë arritur të përmbushën shumica e objektivave të saj, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, punësimit, tregtisë dhe investimeve të huaja direkte. Për këtë arsye, ai paraqiti disa rekomandime dhe kërkesa në hartimin e strategjisë së re.

“Është e rëndësishme që masat e përfshira në strategji të jenë në vijë edhe në orientimet dhe programin e qeverisë aktuale. Po ashtu ne mendojmë se strategjia duhet të reflektojë edhe gjendjen e shkaktuar nga pandemia Covdi 19, sidomos në ndryshimet që janë shkaktuar qoftë në mënyrën e operimit të sektorëve për digjitalizim të shërbimeve dhe bizneseve, si dhe shërbimeve shëndetësore më cilësore dhe gjithëpërfshirëse. Para se të miratohet strategjia kombëtare për zhvillim 2030 të bëhet një vlerësim për zbatimin të strategjisë kombëtare 2016-2021. Konkretisht rezultateve të arritura, shkaqet që janë identifikuar për mos arritje të theksuar të rezultateve dhe problemet që kanë ndikuar në zbatimi e strategjisë. Kjo të bëhet fillimisht, e më pas të kemi një miratim të strategjisë. Po ashtu do të ishte e udhës i ndikimit të pandemisë Covid 19 në aspektin ekonomik, social dhe shëndetësor”, tha ai.

Pjesë e këtij diskutimi virtual, ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se janë duke bërë planifikimet e duhura për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim 2030.

“Jemi prapa legjislacionin për tregtinë e brendshme, tregtinë e jashtme, prandaj bilanci tregtar është këtu ku është, pasi nuk kemi ligjet e aprovuara që është dashur të aprovohen për shumë kohë. Duke filluar edhe nga ligje të tjera, që është edhe ligji për naftën që pret prej vitin 2008 pa u aprovuar. Kjo janë arsye të ndryshme pse ka ardhur kjo vonesë. Në planifikimin e ri qeveritar, sugjerojmë edhe në planifikimin për zhvillim kombëtar të parashihen masat si pasojë e pandemisë Covid 19, po ashtu edhe adresimi i të gjitha humbjeve që i kemi në zhvillimin ekonomik, moslikuiditetin e ndërmarrjeve të vogla të mesme që kanë pësuar humbje gjatë mbylljes. Po ashtu edhe në sektorin social dhe shëndetësor”, tha ajo.

Ndërsa, udhëheqësja e ekipës në zyrën e BE-së në Kosovë, Mikaela Gronqvist tha se strategjia aktuale nuk është një dokument i qartë.

“Strategjia aktuale nuk është një dokument strategjik i qartë i nivelit të lartë, pasi përfshinë një miks edhe të aktiviteteve dhe të synimeve gjithëpërfshirëse në të njëjtin dokument. Kjo ka nënkuptuar se nuk kemi një kronologjike logjike për ta ndjekur në zbatim. Në kornizën e e planifikimit strategjik nuk kemi pasur një caktim të qartë të detyrave nga niveli më i lartë deri tek niveli i aktiviteteve”, tha ajo.

Ky diskutim është pjesë e projektit “Angazhimi qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP.

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara