Sport

​Nisin bisedimet, Icardi drejt Milanit

30-vjeçari argjentinas shënoi 22 gola dhe dha shtatë asistime në 24 ndeshje të Super Ligës së Turqisë me Galatasarayn.

Published

on

Kalimi i Mauro Icardit te Milani duke se nuk është vetëm një hipotezë e pa bazuar.

30-vjeçari argjentinas shënoi 22 gola dhe dha shtatë asistime në 24 ndeshje të Super Ligës së Turqisë me Galatasarayn, duke i ndihmuar ata të fitojnë titullin e ligës për herë të parë pas katër vitesh.

Icardi tani do të kthehet në kryeqytetin francez, por mesa duket nuk ka të ardhme te PSG, të cilët tani janë duke kërkuar blerës për sulmuesin argjentinas.

“SportMediaset” raporton se Milani ka kontaktuar PSG-në për të nisur negociatat për Icardin, i cili ka një çmim prej 15-20 milionë euro. Ndërsa kjo është e arritshme për kuqezinjtë, por paga e tij prej 7 milionë euro për sezon mund të jenë problematike.

Icardi e njeh mirë Serinë A, pasi ka shënuar 124 gola në 219 paraqitje në të gjitha garat për Interin.

Sport

Kosova e mbyll me fitore garimin në hendboll në Taranto 2026

Published

on

By

Hendbollistët e Kosovës e kanë përfunduar me fitore paraqitjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova triumfoi të hënën ndaj Qipros me rezultat 31:27, në ndeshjen për vendin e shtatë, duke regjistruar fitoren e parë në këtë turne pas katër humbjeve radhazi.

Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj dhe Jon Vokshi ishin golashënuesit më të mirë të Kosovës, me nga gjashtë gola secili. Suad Pajaziti shënoi pesë gola, ndërsa Alban Haziri realizoi katër. Në portë, Olt Kabashi regjistroi shtatë pritje.

Kosova e kishte përfunduar fazën grupore me tri humbje, ndaj Italisë, Egjiptit dhe Portugalisë, ndërsa në ndeshjen për plasman pësoi humbje edhe nga Tunizia.

Megjithatë, fitorja ndaj Qipros i dha Kosovës mundësinë që ta mbyllë turneun me një rezultat pozitiv dhe me vendin e shtatë në konkurrencën e hendbollit për meshkuj, ku garuan gjithsej tetë përfaqësuese.

D.L

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi vazhdon formën e mirë, shënon sërish për Fenerbahçen

Published

on

By

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar sërish në kampionatin elitar të Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e tretë në fitoren 2:0 të Fenerbahçes në udhëtim ndaj Samsunsporit, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës turke.

Muriqi u tregua i saktë nga zona, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi 1:0 që në minutat e para të takimit. Sulmuesi kosovar u zëvendësua në minutën e 64-t.

Ky ishte goli i tretë radhazi për Muriqin, i cili kishte shënuar edhe ndaj Konyasporit në kampionat dhe ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese të plejofit për Ligën e Kampionëve. Në duelin ndaj Konyasporit, ai kishte regjistruar edhe një asistim.

Kështu, Muriqi ka realizuar tri gola dhe ka dhënë një asistim në tri ndeshjet e fundit.

Në fitoren ndaj Samsunsporit, golin e dytë për Fenerbahçen e shënoi Oguz Aydin në minutën e 50-të, pas asistimit të të cilit erdhi edhe goli i Muriqit.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, Fenerbahçe ka grumbulluar gjashtë pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Besfort Zeneli shkëlqen ndaj Anderlechtit, gol dhe asistim në fitoren e Union SG

Published

on

By

Mesfushori kosovar Besfort Zeneli ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer të dielën me fanellën e Union Saint-Gilloise, duke qenë protagonist në fitoren e thellë 3:0 ndaj Anderlechtit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të elitës së futbollit belg, Zeneli realizoi golin e parë të takimit në minutën e 38-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Në fund të pjesës së parë, mesfushori kosovar ishte përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë duke asistuar për golin e dytë të Union SG.

Zeneli qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij ndaj një prej emrave më të mëdhenj të futbollit belg.

Pas kësaj fitoreje, Union SG ka grumbulluar shtatë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara në kampionat.

D.L

Continue Reading

Sport

Një e artë, një e argjendtë dhe katër të bronzta për Kosovën në Taranto 2026

Published

on

By

Kosova i ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me gjashtë medalje, një të artë, një të argjendtë dhe katër të bronzta. Përfaqësuesit kosovarë garuan në disa sporte, ndërsa medaljet u fituan në boks dhe xhudo.

Medalja e artë erdhi nga boksi, përmes Donjeta Sadikut, e cila triumfoi në finalen e kategorisë së saj përballë boksieres nga Serbia, duke i siguruar Kosovës medaljen e artë në këto Lojëra Mesdhetare.

Në xhudo, Kosova fitoi pesë medalje. Fatjona Kasapi, Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Shpati Zekaj fituan medalje të bronzta, ndërsa Laura Fazliu u stolis me medalje të argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu u ndal në finale nga italiania Carlotta Avanzato. Për të, kjo ishte medalja e dytë në Lojërat Mesdhetare, pas medaljes së artë të fituar katër vjet më parë në Oran. Për Shpati Zekajn, ndërkohë, medalja e bronztë ishte e para në një edicion të Lojërave Mesdhetare.

Kosova u përfaqësua edhe në sporte të tjera gjatë Taranto 2026, ndërsa gjatë fundjavës u zhvilluan garat në pingpong, basketbollin 3×3 dhe futbollin e femrave U18.

Në basketbollin 3×3, Kosova garoi në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Te meshkujt, Kosova u mposht fillimisht nga Portugalia me rezultat 17:12, ndërsa në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve pësoi humbje 21:11 nga Turqia, duke e përfunduar garimin pa kaluar në çerekfinale.

Në konkurrencën e femrave, Kosova u mposht nga Greqia me rezultat 18:9 dhe më pas nga Italia 18:7, duke e përfunduar kështu garimin në Taranto.

Në futbollin e femrave U18, Kosova e mbylli pjesëmarrjen me barazim 1:1 ndaj Sllovenisë. Golin për Kosovën e shënoi Adela Sinani në minutën e gjashtë. Pas humbjeve ndaj Marokut, Portugalisë dhe Italisë, përfaqësuesja e Kosovës e përfundoi garimin me një pikë.

Edhe në pingpong u zhvilluan garat gjatë fundjavës, duke kompletuar kështu programin e garave të sportistëve kosovarë në Taranto 2026.

Me përfundimin e të gjitha garave, Kosova e mbyll pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me gjashtë medalje, një të artë në boks, një të argjendtë dhe katër të bronzta në xhudo.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara