Lajmet

​Nis java për të drejtat e viktimave të krimit, theksohet nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se kohët e fundit vendi është shokuar nga rastet e sulmeve seksuale.

Published

on

Me moton “Moment Reflektimi i Zinxhirit Institucional” Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nga sot ka nisur “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se kohët e fundit vendi është shokuar nga rastet e sulmeve seksuale, prandaj ajo bëri thirrje për një rol shumë më proaktive të institucioneve në parandalim, ndjekje penale dhe gjykim me efektiv.

E para e shtetit tha se më e pakta që institucionet e drejtësisë mund të bëjnë është mbrojtja e viktimës, por kjo sipas saj shpesh po mungon ose është e vonuar derisa e permendi edhe rastin e vajzës 11 vjecare e cila u dhunua muaj më parë. Ajo tha se mungesa e mbrojtjes trimëron kriminelët dhe është mbrojtje për kriminelër e jo për viktimat.

Osmani kërkoi edhe mbështetjen e procesit të vetingut nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi shprehu angazhimin e tij për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.

Duke ftuar për bashkëpunim ndërinstitucional, Kelmendi tha se përkushtimi duhet të jetë profesional dhe serioz në mënyrë që mos të kenë vonesa në ndjekjen e personave që cenojnë të drejtët e viktimave. Ai po ashtu tha se sistemi i drejtësisë duhet të ofroje viktimave një proces te drejtë dhe jetë normale.

Ushtuesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit tha se për këtë 9-mujor, zyra për ndihmën dhe mbrojtjen e viktimave ka ndihmuar 2 mijë e 163 viktima të të gjithë kategoritve, ndërsa prej 15 kërkesave për Kompensim, Komisioni ka aprovuar 12 prej tyre, dy janë në proces dhe një është refuzuar.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier u shpreh se kjo javë duhet të shërbejë për të ndërmarrë veprime që të gjitha viktimat të kenë shërbimet e duhura dhe të kenë drejtësi.

Duke iu referuar rasteve të shumta të ngacimebe seksuale e dhunimit por edhe dhunës në familjë që kanë ndodhur në Kosobë, Hovenier tha se këto raste janë shenja paralajmerjese për një bashkëpunim më të ngusht ndërinstitucinal, derisa kërkoi që lëndët ë këtyre kategorive të kenë përparësi.

Vendi

Flick ndryshon planin për gjashtë futbollistë të Barcelonës: E ardhmja e tyre mbetet e pasigurt

Published

on

By

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të rinj, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub gjatë fazës përfundimtare të afatit kalimtar.

Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez. Ky vendim i Flickut vjen pas lëndimit të Roony Bardghjit dhe në një kohë kur katalanasit po punojnë për të finalizuar disa largime nga skuadra.

Të gjithë këta lojtarë ishin pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore që nga fillimi i stërvitjeve, mirëpo situata e tyre tashmë ka marrë tjetër rrjedhë për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së tyre.

Më i avancuari në këtë listë është Jofre Torrents, transferimi i të cilit drejt Ajaxit është praktikisht i mbyllur. Marrëveshja mes dy klubeve po finalizohet prej disa ditësh dhe po priten vetëm hapat e fundit formalë përpara zyrtarizimit.

Nga ana tjetër, Marc Casado po stërvitet i diferencuar nga grupi ndërsa shqyrton opsionet e tij. Mesfushori ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe është në kontakt me disa klube evropiane, pa marrë ende një vendim përfundimtar. Situatë të ngjashme po kalon edhe mbrojtësi i krahut, Hector Fort, i cili po kërkon një ekip të ri midis ofertave të arritura nga disa klube angleze. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Gjeneral Jashari priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari e falënderoi mysafirin për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke vënë në pah rëndësinë e madhe të këtij partneriteti strategjik në zhvillimin profesional dhe operacional të FSK-së.

Palët diskutuan për arritjet e deritanishme, projektet e përbashkëta dhe mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të afërt me partnerët ndërkombëtarë.

Në kuadër të kësaj vizite, Gjeneral Major Osborn vizitoi edhe Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u njoftua nga afër me kapacitetet operationale, trajnimet dhe aktivitetet e kësaj njësie elitare.

Në përmbyllje të takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e thellë për Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen e pakursyer, duke vlerësuar lart partneritetin e ndërtuar ndër vite në shërbim të forcimit të paqes dhe sigurisë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit sot në orën 11:00

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, për thirrjen e menjëhershme të vazhdimit të seancës konstituive sot, më 12 gusht 2026.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afateve ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, mirëpo kjo nuk e shuan detyrimin për përmbushjen e këtij procesi pa vonesa të mëtejshme. Partia kërkon që deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga besimi i qytetarëve.

Pavarësisht nëse kryesuesi do ta thërrasë zyrtarisht seancën apo jo, deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit sot në orën 11:00, kohë kur plotësohet afati 48-orësh sipas rregullores. Me këtë rast, PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve që t’i bashkohen seancës për të dëshmuar gatishmërinë politike për përmbushjen e obligimeve kushtetuese.

Kjo kërkesë vjen pasi vazhdimi i fundit i seancës konstituive, i mbajtur të shtunën, u ndërpre dhe u shty me kërkesë të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pas tensioneve në sallë ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të tij. /E.A/

foto: Koha.net

Continue Reading

Lajmet

Spektakli qiellor i 12 gushtit: Si do të përjetohet eklipsi i Diellit në Evropë dhe Kosovë

Published

on

By

Miliona evropianë do të kenë mundësinë të ndjekin të mërkurën mbrëma eklipsin e parë të plotë diellor në Evropën kontinentale pas dy dekadash. Fenomeni astronomik do të jetë plotësisht i dukshëm në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore do të përjetojë një eklips të pjesshëm.

Sipas platformës astronomike TimeandDate, qytetarët në Kosovë do të mund të vëzhgojnë fazën e pjesshme të këtij fenomeni, i cili do të nisë në orën 19:29. Kulmi do të arrihet në orën 19:38, moment kur Hëna do të mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 19:41, Dielli do të perëndojë, ndërsa e gjithë faza e pjesshme do të përfundojë përfundimisht në orën 21:07. Sipas raportimeve të The Guardian, kulmi i eklipsit në Spanjë pritet mes orës 20:26 dhe 20:33, ndërsa në Londër do të regjistrohet në orën 19:13.

Për shkak se ky fenomen do të ndodhë shumë pranë horizontit, ekspertët sugjerojnë që vëzhgimi të bëhet nga pika të larta dhe zona pa pengesa, me pamje të hapur drejt perëndimit dhe veriperëndimit. Njëkohësisht, ata paralajmërojnë se shikimi i Diellit me sy të lirë është i dëmshëm. Në mungesë të syzeve mbrojtëse speciale, qytetarët mund të përdorin një kullesë kuzhine si projektor alternativ, duke reflektuar dritën dhe hijen e eklipsit mbi një sipërfaqe të letrës. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara