Lajmet

​Nesër përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

Published

on

Nesër është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në mbledhjen e sotme të KQZ-së në të cilën u vendos që çdo parti politike e cila do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, do të ketë të drejtë të shpenzojë për fushatë zgjedhore 934 mijë e 831 euro.

Sipas KQZ-së, subjektet politike janë të lejuara të shpenzojnë 1 mijë e 402 euro më pak se shuma në zgjedhjet e mbajtura para më shumë se një viti.

Me vendim të KQZ-së, subjektet e certifikuara do të shpenzojnë 0.5 euro për votues të regjistruar, e ky vendim mbështetet në të dhënat e listës jo-përfundimtare të votuesve sipas së cilës numri i votuesve në Kosovë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.

“Partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 934 mijë e 831 euro gjatë fushatës zgjedhore”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Daka gjithashtu bëri të ditur afatin për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Nesër deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale këtu në KQZ”, tha ajo.

Në mbledhjen e sotme, KQZ bëri të ditur se periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00, sipas kohës në Kosovë.

Ndër të tjera, KQZ vendosi edhe për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

“Nga një email adresë aplikuesi mund të aplikojë për veten dhe rrethin e ngushtë familjar që kanë të njëjtin mbiemër. Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari. KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit, kjo është me rendësi të ceket, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, tha Daka.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

Lajmet

Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve

Published

on

Bayern Munich dhe Chelsea përballen sot në Allianz Arena në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, një duel që rikthen kujtimet e finales së vitit 2012, të fituar nga londinezët.

Bavarezët nën drejtimin e Vincent Kompany, e kanë nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar mesatarisht gati katër gola për ndeshje.

Ata do të zbresin në fushë pa Alphonso Davies, Jamal Musiala, Raphaël Guerreiro dhe Hiroki Ito, por me Harry Kane si pikë referimi në sulm.

Chelsea, i rikthyer në garën më të madhe evropiane pas një sezoni mungese, synon surprizën në Mynih. Trajneri Enzo Maresca ka përforcuar skuadrën gjatë verës, por e di se shorti i vështirë e bën misionin të komplikuar.

Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka fituar katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një dhe ndeshja nis në orën 21:00 në Mynih.

Këto janë formacionet e mundshme:

Bayern: (4-2-3-1): Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.

Chelsea: (4-2-3-1): Sánchez; James, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Estêvão, Palmer, Neto; Pedro./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë

Published

on

UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji (IC-DS 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-të.

Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, profesionistë dhe praktikues të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në këtë fushë gjithnjë në zhvillim.

Fokusimi tematik

IC-DS 2025 mbulon një spektër të gjerë temash nga fusha e shkencave dentare dhe disiplinave të ndërlidhura, përfshirë:

  • Stomatologji e Përgjithshme
  • Mjekësi Orale
  • Kërkime në Stomatologji
  • Inovacione dhe Avancime në Stomatologji
  • Stomatologji me Laser
  • Nano-Stomatologji
  • Stomatologji Kozmetike
  • Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
  • Stomatologji Pediatrike
  • Shëndeti Publik Dentar
  • Stomatologji Restauruese
  • Anesteziologji Dentare
  • Higjiena Dentare
  • Pedodontikë dhe Stomatologji Preventive
  • Ortodontikë dhe Ortopedi Dentofaciale

Datat e rëndësishme për aplikuesit:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025

Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: deri më 14 nëntor 2025

Dorëzimi i punimeve

Punimet që do të prezantohen në konferencë duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim në ndonjë konferencë apo revistë tjetër. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe.

Të gjitha punimet që nuk përputhen me formatin e kërkuar do të refuzohen automatikisht. Për udhëzime më të detajuara rreth formatimit dhe dorëzimit, pjesëmarrësit inkurajohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në faqen e UBT-së.

UBT ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit – akademikë, profesionistë të shëndetit, studiues dhe studentë – të marrin pjesë në IC-DS 2025 dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkencave dentare në rajon dhe më gjerë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të konferencës në UBT: KONFERENCA E UBT-së

Continue Reading

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara