Sport

​Nesër një tjetër figurë e madhe e sportit botëror zbarkon në Kosovë

Kosova do të ketë një vizitë tejet të rëndësishme edhe ditën e nesërme, por kësaj here radha e sportit të basketbollit.

Published

on

Kosova është bërë së fundi qendër e vizitave të rëndësishme nga njerëzit kryesorë të sportit.

Tri ditë më parë për vizitë zyrtare në Kosovë qëndroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa sot në vendin tonë po qëndron shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.

Kosova do të ketë një vizitë tejet të rëndësishme edhe ditën e nesërme, por kësaj here radha e sportit të basketbollit.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën më 6-7 tetor. Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë (nga ora 20:00), si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Të enjten (6 tetor) do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (7 tetor nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (7 tetor nga ora 11:00 në MKRS).

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.

Continue Reading

Sport

Gjobitet Trepça

Published

on

Trepça fitoi titullin e Kosovës në basketboll të mërkurën mbrëma pasi mposhti Bashkimin në “Minatorin” e stërmbushur me shikues me rezultat 82:67.

Pati festë madhe nga mitrovicasit pas triumfit ndaj prizrenasve. Por Trepça nuk i ka shpëtuar gjobës. Është gjobitur me 1900 euro.

“2500 shikues përveç sharjeve në drejtim të skuadrës mysafire si dhe pati hedhje të gjësendeve të forta në fushë, të cilat mund të shkaktonin lëndime të lehta, si shkrepëse dhe shishe plastike në fushë dhe ne tribuna shpërtheu një mjet piroteknik”, shkruan në vendimin e Komisarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ndërkohë Wendell Green i Bashkimit është gjobitur me 300 euro për sjellje josportive.

Continue Reading

Sport

Gjermania dhe Italia, dy opsione për mesfushorin e Shqipërisë Nedim Bajrami

Published

on

Pas një kalimi me shpresa të mëdha në skuadrën e madhe të Skocisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kaluar një vit të komplikuar, i cili e ka lënë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” mëson se Bajrami do të largohet nga Skocia në merkaton e verës, edhe pse është në kontratë me Rejnxhërsin.

Në këtë situatë të pasigurt, ndoshta një largim nga Rejnxhërsi mund të jetë një mundësi për Bajramin për të rifituar besimin dhe për të gjetur një vend ku ai mund të shfaqë më mirë aftësitë e tij.“

Bajrami ka mundësi të largohet nga Skocia në merkaton e ardhshme të janarit, dhe ka dy mundësi që duken më të mundshme për të ardhmen e tij: një rikthim në Serinë A, kampionatin italian që ai e njeh mirë, dhe një mundësi e mundshme për të kaluar në Bundesliga

Continue Reading

Sport

Cristiano Ronaldo arrin 935 gola në karrierë, vendos golin e fitores për Al Nassr

Published

on

By

Cristiano Ronaldo ka arritur në total 935 gola në karrierën e tij.

Të mërkurën mbrëma, ai humbi një penallti, por u rehabilitua duke shënuar gol në minutat shtesë, duke siguruar fitoren 2:0 për Al Nassr ndaj Aj Khaleej.

Kjo ndeshje ishte pjesë e xhiros së 33-të në kampionatin elitar të Arabisë Saudite, ku ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim.

Ronaldo humbi penalltinë në minutën e 65-të, ndërsa më vonë, në minutën e 75-të, Jhon Duran shënoi golin e parë për Al Nassr. Mbrojtësi portugez realizoi nga pika e 11-metërshit në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Në këtë sezon, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i elitës saudite me 24 gola dhe tre asistime, duke qenë në rrugë për të arritur shifrën prej 1000 golash në karrierë.

Continue Reading

Sport

Kurti uron KB Trepçën për titullin e kampionit në basketboll

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar klubin mitrovicas KB Trepça për fitoren e titullit kampion në basketboll për edicionin 2024/25.

Trepça e mbylli serinë finale të “play-off”-it me rezultat 4:2 ndaj KB Bashkimit, në një ndeshje vendimtare të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Ky është titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për klubin nga Mitrovica.

Kurti, i cili ishte i pranishëm në ndeshje, ka ndarë një urim në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar performancën e të dy ekipeve dhe atmosferën në pallat.

“Trepça kampione përsëri! Titulli i gjashtë në histori dhe i dyti me radhë për minatorët që po vazhdojnë të jenë forcë dominuese në basketbollin kosovar. Respekt për Bashkimin – një finalist që i dha emocione dhe garë të fortë këtij sezoni,” ka shkruar ai ndër të tjera.

Ai ka përgëzuar edhe tifozët e zjarrtë të Trepçës, Torcidën, për përkrahjen e pandalshme që, sipas tij, mbetet zemra e këtij suksesi.

Continue Reading

Të kërkuara