Lajmet

​Nëse vëreni këto simptoma, pini më pak ujë

Pirja e tepërt e ujit mund të çojë edhe në një çekuilibër elektrolitik të quajtur hiponatremia.

Published

on

Ndërsa sasia ideale e ujit ndryshon nga personi në person bazuar në vendndodhjen gjeografike, llojin e trupit dhe më shumë, ndërkohë që duhet shumë për të arritur pikën e “mbihidratimit”, është e mundur të pini shumë ujë.

Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është hidratimi, përveç rregullimit të temperaturës së trupit, pirja e mjaftueshme e ujit është jetike për detoksifikimin dhe duhet të jetë një prioritet gjatë gjithë ditës. Por a mund të pimë shumë ujë?

Ndërsa sasia ideale e ujit ndryshon nga personi në person bazuar në vendndodhjen gjeografike, llojin e trupit dhe më shumë, ndërkohë që duhet shumë për të arritur pikën e “mbihidratimit”, është e mundur të pini shumë ujë.

Në mbihidratim, uji i tepërt hollon përqendrimin e elektroliteve në gjak, duke shkaktuar një çekuilibër në shumë sisteme të trupit“, tha mjekja Catherine Waldrop për Mind Body Green.

Pirja e tepërt e ujit mund të çojë edhe në një çekuilibër elektrolitik të quajtur hiponatremia, e cila mund të ketë disa efekte anësore mjaft të rënda në trup.

Hiponatremia e lehtë karakterizohet nga simptoma të traktit gastrointestinal, të përzier, të vjella, humbje oreksi.

Për fat të mirë, është relativisht e pamundur që të jeni të hidratuar, pasi kjo do t’ju kërkonte të pini sasi ekstreme të ujit çdo ditë. Megjithatë, nëse urina juaj është plotësisht e pastër, mund të jetë një shenjë që ju duhet të reduktoni sasinë e ujit që pini.

Lajmet

Lajm historik për futbollin e Kosovës

Published

on

Me sloganin “Making Kosovo Heroes”, një nga akademitë më të njohura të futbollit në botë, S.L. Benfica, hap shkollën e saj të futbollit në Prishtinë.

Me shumë emocion ju njoftojmë për një arritje dhe një lajm të mrekullueshëm për botën e sportit në Kosovë!

Në mars të vitit 2026 do të inaugurohet Shkolla e Futbollit S.L. Benfica, një nga akademitë më prestigjioze të futbollit në botë, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për futbollin në vendin tonë. Kjo do të jetë shkolla e parë nga disa që do të hapen në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë të këtij projekti.

Shkolla e Futbollit Benfica do të zhvillohet në partneritet me UBT-në, respektivisht në Prishtinë, një nga kryeqytetet më dinamike dhe më të gjalla në rajon.

Kjo akademi jo vetëm që do të sjellë njohuri dhe ekselencë në fushën e futbollit, por do të krijojë gjithashtu mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës, duke u ofruar atyre një platformë për të zhvilluar talentin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Marrëveshja u formalizua në frymën e entuziazmit dhe miqësisë ndërmjet dy institucioneve, përmes një ceremonie të organizuar në Klubin Benfica në Lisbonë. Ajo u nënshkrua nga Drejtori i Zgjerimit Ndërkombëtar të Benfica-s, z. Bernardo Faria de Carvalho, dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Kjo akademi do t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të mësuar nga trajnerë të njohur dhe të përkushtuar, me qëllim arritjen e standardeve që kërkon niveli i futbollit evropian për grupmoshat 4-16 vjeçare.

Për të siguruar mbikëqyrjen e projektit, klubi do të dërgojë një ekip koordinatorësh dhe trajnerësh që do të qëndrojnë në Prishtinë, për të monitoruar nga afër dhe për të zbatuar programin në përputhje me standardet më të larta.

Ky është një lajm i madh për të gjithë ne — për të gjithë ata që e duan sportin, dhe veçanërisht për fëmijët e talentuar. Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e futbollit vendor dhe do të forcojë imazhin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shkolla e Futbollit Benfica në Kosovë synon të bëhet një qendër ekselence për zhvillimin e atletëve të rinj, duke ofruar kushte sportive të cilësisë së lartë që do t’u mundësojnë atyre të përparojnë sipas strategjisë dhe metodologjisë së zhvillimit të Benfica-s.

Me një fokus të veçantë në zhvillimin e futbollit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në prag të Kupës së Botës 2030, S.L. Benfica po forcon strategjinë e saj për të rritur praninë në Kosovë dhe për të mbajtur lidhje me një brez të ri talentesh.

Ky zgjerim gjithashtu synon forcimin e marrëdhënieve të klubit me tifozët rajonalë dhe thellimin e ndikimit të futbollit në vend në prag të këtij eventi madhor.

 

Benfica Campus në Kosovë, përveç angazhimit të saj të drejtpërdrejtë në Prishtinë për zbulimin e talenteve të rinj, do të ofrojë një gamë programesh të dizajnuara për të integruar dhe zhvilluar të gjitha aftësitë dhe njohuritë që kërkon futbolli modern, duke i kombinuar ato me:

  • Kampet e trajnimit të ekipeve – Prishtinë
  • Kampet në Benfica – Lisbonë
  • Kampet e trajnimit elitar – Prishtinë & Lisbonë
  • Turne ndërkombëtare të futbollit për të rinjtë – Evropë dhe SHBA
  • Edukim dhe certifikim të trajnerëve

Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të bashkohen me ne në këtë rrugëtim të bukur, sepse futbolli në Kosovë po hyn në një dimension të ri! Ky është vetëm fillimi, dhe jemi të bindur se shumë talente do të lindin nga Shkolla e Futbollit Benfica në Prishtinë, e cila padyshim do të jetë një histori suksesi që do ta bëjë Kosovën krenare.

Continue Reading

Lajmet

Bën gara shpejtësie, 10 muaj masë mbrojtëse dhe gjoba nga 400 euro për dy shoferët

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës pasi të njëjtit u zunë në flagrancë duke bërë gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas njoftimit ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore; gjobë nga 400 euro për dy vozitësit, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për dy vozitësit.

Policia thotë se njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi./KP

Continue Reading

Rajoni

Kazakistani hap zyrtarisht ambasadën në Shqipëri

Published

on

By

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Tiranë, u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Të pranishme në ceremoni ishin edhe zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, shkruan ATSH.

Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me rastin e hapjes së misionit diplomatik.

Ai theksoi rëndësinë historike të këtij hapi në marrëdhëniet kazako-shqiptare, duke e cilësuar ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi.

Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie”, u shpreh ambasadori.

Ai nënvizoi se Kazakistani dhe Shqipëria ndajnë vlera të përbashkëta si bashkëjetesa paqësore, respekti për diversitetin dhe aspirata për zhvillim të qëndrueshëm.

Po ashtu, ai shtoi se ekziston potencial i madh për bashkëpunim në fusha si tregtia, energjia, turizmi, arsimi, teknologjia dhe shkëmbimet kulturore.

Ambasada jonë e re do të bëhet një instrument efektiv për realizimin e këtyre mundësive,” theksoi ambasadori Aisariyev, duke falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të hapjes së përfaqësisë diplomatike.

Ceremonia u mbyll me një pritje zyrtare në ambientet e ambasadës, ku të ftuarit patën mundësinë të shkëmbenin mendime mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese./KP

Continue Reading

Lajmet

Barkodet ndërkombëtare së shpejti edhe për produktet e Kosovës

Published

on

Kosova së shpejti do të nis lëshimin e barkodave ndërkombëtarë dhe kështu vlerësohet se do të hapet rrugë për produkteve kosovare për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), teksa njoftoi për takimin e kryetarit të saj Lulzim Rafuna me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.

“Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve. Falë këtij bashkëpunimi, GS1-Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare. Ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e odës.

Më tej, Oda Ekonomike e Kosovës shprehu mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe znj. Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara