Lajmet

​Në qershor nga skema e ndihmës sociale përfituan 25 mijë e 444 familje

Gjatë muajit qershor nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

Published

on

Gjatë muajit qershor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 444 familje me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar dy mijë e 612 familje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 150 mijë e 910 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 50 mijë e 207, nga skema për pensionet familjare tre mijë e 361, nga skema për pensionet invalidore 64, nga skema për pensionet e Trepçës janë një mijë e 871 përfitues.

Ndërsa nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë një mijë e 257 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 662, nga skema e kompensimeve për personat e verbër një mijë e 796, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 18 mijë e 362, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik dy mijë e 646, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13 mijë e 190 dhe nga skema për veteranët e luftës 36 mijë e 819 përfitues.

Gjatë muajit qershor nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

Continue Reading

Botë

Turqia do të bisedojë me Hamasin për planin amerikan të Gazës

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Përfaqësuesit turq do të marrin pjesë në diskutimet me delegacionin e Hamasit mbi planin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi udhëheqësi amerikan siguroi mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një propozim paqeje të sponsorizuar nga SHBA-të.

Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në gjashtë vjet javën e kaluar.

Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në proces “me qëllim krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ai në X.

Një burim nga Ministria e Jashtme turke tha vonë të hënën se ministri i Jashtëm Hakan Fidan kishte diskutuar propozimin e Trump me homologët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë në një telefonatë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zyra e BE-së bën thirrje për një proces të drejtë në zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Published

on

By

Zyra e BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media, kanë kërkuar që anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të zgjidhet përmes një procesi të drejtë që tërheq kandidat të mirë për të njejtën pozitë.

Pas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, BE-ja në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”, thuhet në njoftimin e Zyrës.

Nga Zyra e BE-së kanë thënë se do ta monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarit të ri të KPK-së.

Duke pasur parasysh rëndësinë e reformës së vazhdueshme të Këshillit, siç përcaktohet në ndryshimet e fundit në Ligjin për KPK-në, BE-ja do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes.Procedurat transparente dhe të bazuara në meritë janë thelbësore për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE.”, përfundon reagimi./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale

Published

on

By

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si i pandehur për akuza të “nxitjes së urrejtjes”.

Padi kundër tij është ngritur nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, i biri i Ajet Istogut.

Dugolli thotë se gjatë viteve ’80 ka qenë viktimë e dhunës fizike, psikike dhe emocionale nga Ajet Istogu dhe se kjo dhunë ka lënë pasoja edhe në shëndetin e tij.

Padia është ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit famëkeq të UDB-së, Ajet Istogu, i njohur për torturat e rënda ndaj të rinjve, intelektualëve dhe punëtorëve shqiptarë gjatë viteve ’80”, ka shkruar Dugolli.

Ai ka shtuar se për familjarët që ngrenë padi, nuk ka kërkuar të mbrojnë krimet e të afërmit të tyre, por të tregojnë pak dinjitet, qoftë edhe në formën e heshtjes.

Unë nuk kam çfarë të tërheq nga ajo që kam deklaruar. Përkundrazi, kam bërë denoncime publike dhe do të vazhdoj t’i bëj. Unë prisja të intervistohesha si viktimë dhe dëshmitar i krimeve të rënda të kryera ndaj të burgosurve politikë. Nuk e kam pritur kurrë të intervistohem për këso lloj pretendime”, ka shkruar Dugolli.

Në të kaluarën, Dugolli ka përmendur emrat e disa shqiptarëve që sipas tij kanë punuar për UDB-në dhe kanë kryer tortura. Ndër emrat që ka përmendur janë: Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi, Hamëz Hajra dhe Tahir Shala./D.B/EO

Continue Reading

Botë

Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase

Published

on

By

Një familje e tërë, një çift i martuar dhe dy djemtë e tyre të vegjël janë vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë.

Kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se një ndërtesë banimi u godit në fshatin Chernechchyna. Trupat e dy fëmijëve, të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe të prindërve të tyre u nxorën më vonë nga rrënojat, shkruan BBC.

Forca ajrore e Ukrainës tha se njësitë e saj qëlluan 46 nga 65 dronë rusë në të gjithë vendin – por pati 19 goditje të drejtpërdrejta në gjashtë vende.

Ushtria ruse nuk ka komentuar. Në një deklaratë, tha se 81 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pesë rajone ruse./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara