Sport

​Në prag të startit të Superligës, Plepolli: Dominojnë Drita e Ballkani, Prishtina jashtë garës për titull

Sezonin e kaluar kampion i Superligës u shpall Ballkanin.

Published

on

Të shtunën pasdite Superliga e Kosovës do të startojë me edicionin e ri garues 2022/23.

Dhjetë skuadra të elitës së futbollit kosovar do të hyjnë në këtë garë me qëllimin për t’i arritur objektivat e tyre, derisa pritet që të zhvillohet një kampionat edhe më cilësor se ai i vitit të kaluar për shkak të përforcimit të shumicës së klubeve.

Analisti, Arsim Plepolli thotë se pjesëmarrja e katër skuadrave në garat evropiane ka bërë që cilësia e kampionatit tonë të rritet dukshëm dhe kjo detyrimisht do të sjellë edhe një garë më të fortë ndërmjet klubeve.

“Po sigurisht pres të jetë një kampionat më interesant se tjerët, duke marrë parasysh se këtë vit kemi pasur katër skuadra që kanë marrë pjesë në garat evropiane dhe këto ekipe e dinë të gjithë që janë përforcuar, sidomos për këto gara. Kanë marrë lojtarë cilësorë, kanë marrë lojtarë ku kanë çaluar më shumë. Kur marrim parasysh në përgjithësi kampionatin, mendoj që po të jetë një kampionat shumë i vështirë për të gjitha ekipet sepse do të thoja anashkaloje këtu Dritën dhe Ballkanin, mendoj që ekipet tjera do të jenë të nivelit të barabartë sepse e kemi parë edhe më herët që nuk ka pasur për shembull kur ka luajtur vendi i parë me vendin e parafundit niveli ka qenë dhe nuanca shumë të vogla e kanë përcaktuar fituesin, lojtarët individual më shumë e kanë përcaktuar atë fitues”, tha Plepolli.

Edhe në këtë edicion, Plepolli thotë se Superliga e Kosovës do të dominohet nga Drita dhe Ballkani, teksa Prishtinën e Ismet Munishit e përjashton nga lufta për titullin kampion.

“Prapë mendoj që ligën tonë do ta dominojnë këto ekipet që kanë dalur në Evropë, duke e përfshirë ndoshta pak edhe Prishtinën. Në çoftë se Prishtina fillon t’i kryejë të gjitha obligimet dhe në çoftë se iu qëndron lojtarëve gati, atëherë mendoj që edhe Prishtina mund të futet në garë ndër katër apo pesë ekipet më të mira, por për titull kampion, është mendimi im personal, nuk e shoh sepse Drita dhe Ballkani janë shumë të forta. E dimë që kanë bërë shumë përforcime por edhe financiarisht kanë marrë fonde nga UEFA dhe FIFA, plus nga ky transferi, kështu që ata janë edhe financiarisht, edhe me kuadro të lojtarëve, janë shumë më të mirë”, theksoi më tutje Plepolli.

Trepça ’89 dhe Ferizaj janë klubet që e kanë freskuar Superligën në këtë edicion, por, sipas Plepollit, të dy këto skuadra do të kenë vështirësi par ta siguruar mbijetesën.

“Do të jetë shumë vështirë. Është evidente që këto ekipe do të luftojnë deri në fund, por në futboll gjithmonë ka befasi, nuk dihet asnjëherë. Varet gjithçka se ku janë përforcuar, ku kanë parë se kanë çaluar, si e kanë kryer fazën përgatitore, çfarë mendojnë tutje. Sepse ka ekip që nuk dëshiron të dal në Evropë por dëshiron të jetë në mes të tabelës dhe gradualisht të ngritet sepse nuk ka financa të paguajë lojtarë cilësorë për ta ndjekur titullin. Këto ekipe që i përmende si Dukagjini, është përforcuar, Ferizaj me një kryesi të re, me një trajner shumë të mirë që e aktivizoi në ligë, mandej e kemi Malishevën që është pak më e zymtë, nuk dihet se çfarë po bëhet, ende nuk kemi dika risi, e kemi një Drenicë që deri dje e ka pasur merkaton e mbyllur, këto ekipe që kanë probleme do të luftojnë për mbijetesë”, shtoi Plepolli.

Mungesa e tifozëve në stadiume është një dukuri që po i përcjellë klubet e Superligës së Kosovës dhe kjo sipas Plepollit po ndodhë për shkak se po mungon loja tërheqëse. Sipas tij, stadiumet nuk mbushen me anë të thirrjeve të ndryshme nga ana e trajnerëve të klubeve, por me lojë kualitative.

“Për t’i sjellë tifozët nuk duhet të flasësh hiç, tifozin e sjellë fusha brenda, loja. Në çoftë se ju luani mirë, jep kënaqësi publikut, medeomos ai do të vijë t’iu shikojë, tifozi i zemrës. E tani që i bëjnë këto analizat mediatike, dikush që di ta menaxhojë këtë sistem, është tjetër gjë, por atëherë mbushet stadioni, një lojë ose dy por për të pasur vazhdimësi, duhet aplikuar lojë të mirë. Unë i pari, kur të më jep kënaqësi një ekip që luan mirë, unë patjetër do të shkojë ta shikojë sepse ai të jep adrenalinë, e sheh si po funksionon, e sheh sa mirë po luan, të jep shpresë për të ardhmen, e sheh që po e ndjekë titullin, shikuesi do të vijë patjetër”, tha Plepolli në fund.

Sezonin e kaluar kampion i Superligës u shpall Ballkanin.

Aktualitet

Jobe Bellingham ftohet për herë të parë te Kombëtarja e Anglisë

Published

on

By

Mesfushori i ri i Borussia Dortmundit, Jobe Bellingham, ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Kjo ftesë shënon një moment të veçantë për familjen Bellingham, pasi 21-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë krah për krah në një ekip me vëllain e tij të madh, yllin e Real Madridit, Jude Bellingham.

Ngritja e tij në nivelin më të lartë ndërkombëtar vjen si rezultat i paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Bundesliga me klubin gjerman Borussia Dortmund. Pas hapave të parë te Birmingham City dhe shkëlqimit me Sunderlandin në Angli, Jobe ndoqi pikërisht rrugën e vëllait të tij duke u transferuar te Dortmundi, ku tashmë është konsoliduar si një nga mesfushorët më premtues. /E.A/

Continue Reading

lajme

Franco Foda publikon listën për sfidat e nëntorit: Tre emra të rinj dhe rikthimi i Elvis Rexhbeçajt te Kosova

Published

on

By

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën prej 27 futbollistësh të ftuar për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy përballjet përmbyllëse gjatë këtij muaji: fillimisht presin Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor udhëtojnë drejt Dublinit për t’u përballur me Irlandën.

Për këto dy sfida të rëndësishme, Foda ka përfshirë në listë tri risi: mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesin Enis Rexhepi. Ndërkohë, lajm i rëndësishëm është rikthimi i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj, i cili mungoi në grumbullimet e kaluara për shkak të lëndimit.

Në listë nuk mungojnë as bartësit kryesorë të lojës si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda:

Portierë: Arjanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Milot Avdyli.

Mesfushorë / Sulmues: Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi, Vedat Muriqi. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kroos mbështet Ronaldon për refuzimin e ndeshjes lamtumirëse: Një legjendë meriton respekt, Portugalia duhet t’i jetë mirënjohëse

Published

on

By

Ish-mesfushori i njohur gjerman, Toni Kroos, ka dalë hapur në mbështetje të Cristiano Ronaldos pas vendimit të kyçit portugez për të refuzuar një ndeshje lamtumirëse të propozuar nga Federata e Futbollit e Portugalisë.

Kroos ka kritikuar ashpër mënyrën se si po trajtohet pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nga rrethi i kombëtares, përfshirë trajnerin dhe disa nga bashkëlojtarët.

“Jam i lumtur me vendimin e Cristiano Ronaldos. Sinqerisht, pas gjithçkaje që ka arritur për Portugalinë, nuk mendoj se ai i detyrohet dikujt një ndeshje lamtumirëse. Ajo që më zhgënjen është se si dikush që i ka dhënë kaq shumë vendit të tij mund të përfundojë duke u ndier i parespektuar nga njerëzit që duhet ta vlerësojnë”, deklaroi Kroos.

Gjermani nënvizoi se sakrificat dhe arritjet historike të Ronaldos me përfaqësuesen portugeze, duke rikujtuar trofetë e fituar dhe ndikimin e tij te brezat e rinj.

“Cristiano ka bërë sakrifica gjatë karrierës së tij, ka thyer rekorde dhe e ka udhëhequr Portugalinë në momente të vështira. Nuk mund t’i fshish të gjitha ato kontribute për shkak të një mosmarrëveshjeje apo sepse disa njerëz në dhomat e zhveshjes nuk e shohin më në të njëjtën mënyrë. Ajo që e kam të vështirë ta kuptoj është qëndrimi i disa njerëzve rreth kombëtares, përfshirë trajnerin dhe disa lojtarë. Respekti nuk duhet të varet kurrë nga fakti nëse je titullar apo qëndron në stol”, shtoi tutje ai.

Sipas Kroos, refuzimi i ceremonisë festive është një mesazh i fuqishëm nga ana e sulmuesit portugez.

“Mendoj se refuzimi i ndeshjes lamtumirëse dërgon një mesazh të fuqishëm. Cristiano nuk ka nevojë për një ceremoni nga njerëzit që e kanë bërë të ndihet i padëshiruar. Po të isha në vendin e tij, ndoshta do të merrja të njëjtin vendim. Portugalia duhet të jetë mirënjohëse për gjithçkaje që ai ka bërë, në vend që ta bëjë të ndihet sikur duhet të lutet për t’iu njohur meritat”, përmbylli Kroos. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Nis xhiroja e 13-të e Albi Mall Superligës: Dukagjini pret Llapin sot në Klinë

Published

on

By

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot me sfidën hapëse të xhiros së 13-të, ku Dukagjini pret Llapin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 17:00.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë përballje me synime të qarta për të marrë pikët e plota. Klinasit synojnë të shfrytëzojnë faktorin e fushës vendase për rezultat pozitiv, ndërsa llapjanët udhëtojnë me ambicie për t’u kthyer me pikë nga ky transfer i vështirë.

Kjo është e vetmja ndeshje e programuar për ditën e premte, ndërsa xhiroja e 13-të vazhdon gjatë fundjavës me takimet e tjera:

E shtunë:

Feronikeli ’74 – Ballkani (13:00)

Gjilani – Malisheva (16:00)

E diel:

Vushtrria – Prishtina (13:00)

Drenica – Drita (13:00)

Continue Reading

Të kërkuara