Lajmet

​Nagavci uron 7 marsin: Misioni jonë mbetet këmbëngulja për të avancuar mësimdhënien

Ajo ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme e historisë kombëtare.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka uruar 7 Marsin për të gjithë mësimdhënësit. Ajo ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme e historisë kombëtare, e cila sipas saj shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Ndërsa misioni sot, sipas Nagavcit, mbetët këmbëngulja për angazhim drejt avancimit të mësimdhënies.

Në një video-mesazh, Nagavci ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme dhe përpjekje e pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë.

“Të dashur mësimdhënës. Po shënojmë sot një ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe të shkollës shqipe. Dita që simbolikisht shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit dhe të avancimit të shoqërisë shqiptare. Të një pune të jashtëzakonshme dhe një përpjekje të pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë. Mësimdhënia mbi të gjitha është një mision, sidomos në rrethanat në të cilat jemi gjendur ne, kur krahas arsimit është bartur brez pas brezi edhe fryma e atdhedashurisë dhe kërkesës së fuqishme për liri e shtet”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka thënë se mision mbetet këmbëngulja për angazhim drejt avancimit të mësimdhënies.

“Prandaj dhe kujtojmë me nderim të gjithë ato mësimdhënëse e mësimdhënës që i falën jetën arsimit shqip ndër vite. Ndërsa sot misioni jonë mbetët këmbëngulja për punë dhe përkushtim, angazhim të gjithmbarshëm të mësimdhënësve tanë për të avancuar mësimdhënien dhe për ta bërë atë konkurrente me vendet e zhvilluara. Si mësimdhënëse dje dhe si ministre sot njoh dhe vlerësoj pafundësisht punën tuaj, punën e mësuesit rezistues, reformues e frymëzues, do të vazhdoj të jem zëri juaj në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara