Lajmet

​Nagavci: Konkursi për inspektorë do të jetë i hapur javën e ardhshme

Nagavci ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshinë klasat nga 1 deri në 9.

Published

on

Konkursi për inspektorë të arsimit do të hapet gjatë javës së ardhshme, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Përmes një konferencë për media, në të cilën ka folur për aktivitetet e institucionit gjatë këtij muaji, ajo ka thënë se do të angazhohen inspektorë nga të gjitha komunat.

“Një proces tjetër tejet i rëndësishëm është edhe konkursi për inspektorë i cili më së largu në javën e ardhshme do të jetë i hapur për pranimin e inspektorëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe unë i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar që të përcjellin këtë konkurs në mënyre që të kemi jo vetëm aplikime të kandidatëve serioz që do të angazhohen si inspektorë por të përmbyllim suksesshëm kësaj radhe këtë konkurs, i cili u anulua në fillim të këtij viti”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshinë klasat nga 1 deri në 9. Ajo ka thënë se është hapur konkursi, në mënyrë elektronike, për të angazhuar ekspertë të cilët do të jenë pjesë e ekipeve.

“Procesi i rishikimit të teksteve shkollore do të udhëhiqet nga Ministria jonë dhe do të mbështetet projekti i financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë fazë ne do të rishikojmë tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe të matematikës nga klasa e parë deri në të nëntën dike vazhduar pastaj edhe me tekste tjera, dhe synojmë me këtë proces tejet të rëndësishëm të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Ekipet e ekspertëve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasat 1-9 do të kenë në përbërje ekspertë më profil dhe përgjegjësi nga gjuha shqipe, matematika, pastaj edhe nga aspekti pedagogjik, pra ekspertë pedagog ose psikolog, si dhe specialistë të barazisë gjinore”, ka thënë Nagavci. 

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara