Lajmet

​Naftëtarët pezullojnë protestën pasi marrin premtim nga Hoti

Published

on

Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL”, ka pezulluar përkohësisht protestën e paralajmëruar për sot.

Kjo vjen pasi të njëjtit kanë marrë premtime nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi se do të shikohet mundësia që të bëhet shfuqizimi i disa neneve të udhëzimeve administrative që kjo shoqatë po i kundërshton.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës ‘’SHQNGL’’, tha se janë kundër udhëzimeve administrative që bëhen pa prezencën e palëve të interesit.

Kryetari i këshillit protestues së kësaj shoqate, Tahir Zogaj tha se pas marrjes së premtimeve, përkohësisht do të anulohet protesta.

“Na premtoj që do të rishikohen, ne kërkuam të shfuqizohen deri në ripërtëritjen e neneve. Nuk jemi kundër pastrimit të rezervuarëve, jemi kundër mënyrës se si ka zgjedhur. Ai premtoj që do të ulet me ministrin edhe një herë. Morëm vendim që për momentin ta anulojmë protestën që kemi planifikuar ta mbajmë për sot”, tha ai.

Vendi

REL: Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e paraburgimit njëmujor drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë në Kosovë sipas sistemit të Serbisë, të cilët Prokuroria i ngarkon me veprën e ndikimit në vullnetin e lirë të votuesve.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e paraqitjes së rregullt në stacionin policor, me kërkesë të Çrokurorisë.

“Nëse të pandehurit nuk do ta respektojnë masën e shqiptuar, gjykata, konform nenit 182, paragrafi 5 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, do të urdhërojë sërish caktimin e masës së paraburgimit”, tha gjykata.

Ndryshimin e masës së sigurisë për shtatë drejtorët e konfirmoi edhe avokatja e njërit prej të pandehurve.

“Ata do të mbrohen në liri”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) avokatja e njërit prej të dyshuarve, Jovana Fillipoviq.

Gjykata fillimisht ua kishte caktuar masën e paraburgimit më 21 maj, me arsyetimin se ekziston rreziku real që të pandehurit, nëse lirohen, mund t’i shmangen përgjegjësisë penale ose ta përsërisin veprën penale.

Arrestimi i drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë erdhi pasi lideri i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, e akuzoi Listën Serbe se po ushtron presion dhe po shantazhin mbështetësit e tij.

Ai pohoi se rreth 20 persona që e mbështesin janë pushuar nga puna nga këto institucione serbe dhe se në periudhën e ardhshme, rreth 40 persona të tjerë pritet të marrin një vendim për shkarkimin e tyre vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.

Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor.

Ndalimi i paraburgimit u urdhërua për Lubisha Karaxhiq, drejtor i shkollës fillore “Milladin Mitiq” në Lllapna Sellë; Boban Petroviq, drejtor i Shkollës së Mesme Elektroteknike në Sushicë; Millica Dimiq, drejtoreshë e shkollës fillore “Braqa Aksiq” në Lipjan; Nebojsha Rashiq, drejtor i Shkollës së Mesme të Makinerisë në Preoc; Bratisllav Llaziq, drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Graçanicë; Mirjana Dimitrijeviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë; Sasha Mlladenoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Gushtericën e Ulët.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka publikuar gjithashtu rrëfimet e disa personave, të cilët thanë se janë larguar nga puna sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, por partinë e Rashiqit. Ata kishin qenë të punësuar për disa dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit kontrollohen kryesisht nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Nga ana tjetër, Lista Serbe i ka mohuar këto akuza, duke thënë se bëhet fjalë për “përndjekje dhe frikësim”.

Ndërkohë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se misioni i tij për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, po e monitoron këtë rast në terren dhe se pret një “proces të drejtë ligjor gjatë gjithë procedurës, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”.

Autoritetet e Kosovës e kanë mirëpritur reagimin e Prokurorisë së Kosovës, ndërsa zyrtarët e Serbia kanë vlerësuar se arrestimet kanë qenë të motivuara politikisht.

Burimi: Radion Evropa e Lirë

Continue Reading

Lajmet

Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit

Published

on

By

Aktorja kosovare, njëherit profesoresha në Programin e Arteve Dramatike në UBT, Fatlume Bunjaku ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj artistike, duke u bërë zyrtarisht anëtare e European Film Academy (Akademisë Evropiane të Filmit).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe mesazhin e mirëseardhjes nga Akademia Evropiane e Filmit.

“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit si anëtare e re. Me mirënjohje ndaj presidentes Juliette Binoche dhe Akademisë Evropiane të Filmit për ftesën dhe pritjen e ngrohtë. Faleminderit!”, ka shkruar Bunjaku.

Në mesazhin e publikuar nga European Film Academy shkruhej:

“Mirëpresim me krenari Fatlume Bunjakun si anëtare të re të Akademisë. Urime!”

Ky anëtarësim përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për aktoren kosovare dhe një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional në kinematografinë evropiane.

European Film Academy është një organizatë e themeluar për të promovuar dhe mbështetur kinemanë evropiane. Çdo vit, ajo fton anëtarë të rinj nga industria e filmit regjisorë, aktorë, skenaristë dhe profesionistë të tjerë bazuar në kontributin e tyre artistik dhe profesional. Anëtarësimi bëhet vetëm me ftesë dhe synon të përfshijë zëra të rëndësishëm nga e gjithë Evropa në komunitetin e saj artistik.

Bunjakut këtë vit është përzgjedhur si përfaqësuesja e vetme nga Kosova dhe Shqipëria në listën e re të anëtarëve të Akademisë, duke e konsideruar këtë një moment të veçantë për karrierën e saj dhe për kinemanë shqiptare në përgjithësi.

Continue Reading

Vendi

Të shtëna me AK-47 në drejtim të një autobusi në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Pagarushë të Malishevës, ku një person ka shtënë me armë zjarri të llojit AK-47 në drejtim të një autobusi. Për fat të mirë, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit rreth orës 12:10.

“Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Si rezultat, personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim med prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47”, deklaroi Krasniqi.

Sipas policisë, rasti tashmë është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse të hetuesisë për të ndriçuar plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij sulmi. /Ekonomia online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Peja Outdoor Festival nis me aktivitete sportive dhe mjedisore

Published

on

Peja Outdoor Festival ka nisur sot programin e tij me aktivitete të ndryshme në hapësirat publike të qytetit, duke sjellë një ditë të dedikuar sportit, mjedisit dhe atmosferës festive.

Sipas organizatorëve, aktivitetet kanë filluar me mbjelljen e drunjve në qytet, një nismë që synon promovimin e kujdesit ndaj mjedisit dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra urbane.

Programi vazhdon me vrapim rekreativ përgjatë lumit Lumbardhi i Pejës, ku qytetarë dhe pjesëmarrës të shumtë pritet t’i bashkohen aktivitetit sportiv dhe komunitar.

Dita do të përmbyllet me hapjen zyrtare të festivalit, e cila nis në orën 20:30, ku pritet një program festiv dhe pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve dhe vizitorëve.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve, duke theksuar se festivali synon të promovojë jetën aktive, aventurën dhe turizmin në natyrë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara